How to wear

Veshjet lino në përditshmëri: 5 mënyra të thjeshta për të dukur 'CHIC' dhe rehat

Veshjet lino në përditshmëri: 5 mënyra të thjeshta

Lino (liri) është materiali ideal për ditët kur kërkon rehati, freski dhe stil dhe këto elementë na duhen edhe në përditshmëri, jo vetëm për pushime apo ditë plazhi. Me pak fantazi dhe kombinime të zgjuara, lino mund të jetë pjesë e garderobës të përditshme në çdo ditë të javës, sidomos në ditët e nxehta të verës.

5 ide konkrete se si ta veshësh lino-n në përditshmëri:

1. Këmishë lino + xhinse të larta + sandale

Veshjet lino në përditshmëri: 5 mënyra të thjeshta

Zgjidh një këmishë lino në ngjyrë neutrale (si bezhë, blu e lehtë apo e bardhë), fute pjesërisht në një palë xhinse me bel të lartë dhe shto një palë sandale me rripa të hollë. Ky kombinim është perfekt për zyrë ose për një drekë të shpejtë jashtë. Plotëso veshjen me një çantë krahu minimaliste.

2. Fustan lino i lirshëm + rrip në mes + atlete të bardha

Veshjet lino në përditshmëri: 5 mënyra të thjeshta

Një fustan lino i gjatë apo deri tek gjuri, me prerje të lirshme, është baza ideale për ditë aktive. Vendos një rrip në mes për të theksuar siluetën dhe shto një palë atlete të thjeshta për një pamje moderne dhe komode. Mund të shtosh edhe një xhaketë xhins për mëngjeset apo mbrëmjet e freskëta.

3. Pantallona lino + bluzë pambuku + xhaketë

Veshjet lino në përditshmëri: 5 mënyra të thjeshta

Zgjidh një palë pantallona lino me prerje të drejtë (ose pak të gjera në fund) dhe kombinoji me një bluzë të thjeshtë pambuku ose mëndafshi. Sipër shto një xhaketë klasike për një pamje pak më “smart-casual”. Ky look është ideal për ditë pune ose takime të rëndësishme.

4. Kompleti lino (set)

Veshjet lino në përditshmëri: 5 mënyra të thjeshta

Kompletet e lino-s – pantallona + këmishë apo bluzë – janë një mënyrë e thjeshtë për të qenë e kuruar pa shumë përpjekje. Vesh një set lino me ngjyrë të ngrohtë dhe kompletoje me aksesorë dhe një çantë. Jep ndjesinë e stilit të pastër, perfekt për fundjavë ose udhëtime.

5. Fund lino + kanotierë e thjeshtë + shapka lëkure

Veshjet lino në përditshmëri: 5 mënyra të thjeshta

Zgjidh një fund lino me gjatësi midi/të gjatë, kombinoje me një kanotierë të bardhë ose krem, dhe një palë shapka lëkure të sheshta. Kjo veshje është super freskuese, femërore dhe perfekte për ditët e nxehta në qytet, pushime apo shëtitje pasditeje.

REELS

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

----news/82279/veshjet-lino-ne-perditshmeri-5-menyra-te-thjeshta-per-te-dukur-chic-dhe-rehat