Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

3 Maj 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Agjencitë e OKB-së paralajmërojnë se kequshqyerja akute po rritet tek fëmijët e vegjël në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gaza po përballet me një situatë “apokaliptike” pasi organizatve kryesore të ndihmës u mbaruan rezervat ushqimore ditët e fundit, kanë paralajmëruar agjencitë e OKB-së që punojnë në territorin palestinez, dy muaj pasi Izraeli filloi bllokadën totale të ndihmës humanitare.

Numri i fëmijëve në Gaza të trajtuar për kequshqyerje akute pothuajse u dyfishua gjatë një muaji, tregojnë shifrat e ofruara nga UNICEF, me 2,027 fëmijë të shtruar në spital për trajtim në shkurt, mes armëpushimit, dhe 3,696 fëmijë në mars. 

Kequshqyerja akute pothuajse nuk ekzistonte në Gaza para luftës Izrael-Hamas, e cila ka vazhduar prej 18 muajsh, tha OKB- ja.

Kili lëshon paralajmërim për tsunami pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

Kili ka lëshuar një paralajmërim për tsunami pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter që goditi brigjet e saj jugore të premten.

Epiqendra ishte nën det, 219 kilometra në jug të qytetit kufitar argjentinas të Ushuaias, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Izraeli thotë se sulmet ajrore në Siri janë "mesazh" për të mbrojtur pakicën druze

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Anadolu/Getty Images

Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer një seri sulmesh ajrore jashtë Damaskut dhe në të gjithë Sirinë, pas paralajmërimeve nga zyrtarët izraelitë se vendi do të ndërhynte për të mbrojtur sektin e pakicës druze (grup fetar) të Sirisë.

Izraeli po mbron minoritetin druz në Damask për të parandaluar kërcënimet ndaj tyre nga regjimi islamist i ri sirian dhe për të mbrojtur sigurinë në kufirin e tij jugor.

Presidenca e Sirisë e quajti sulmin “një përshkallëzim të rrezikshëm kundër institucioneve shtetërore dhe sovranitetit të saj” dhe akuzoi Izraelin për destabilizim të vendit.

Studimi tregon se mbjellja e më shumë pemëve në qytete mund të kishte shpëtuar 1.1 milion jetë në dy dekada

 Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Pemët në qytete nuk janë vetëm diçka e mirë për t’u pasur; ato kanë një ndikim të madh në shëndetin publik duke na mbajtur më të freskët.

Një studim i ri ka llogaritur se rritja e bimësisë në zonat urbane me 30 përqind mund të kishte parandaluar më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve globale të lidhura me nxehtësinë midis viteve 2000 dhe 2019. Në total, 1.16 milion jetë mund të ishin shpëtuar me më shumë gjelbërim gjatë kësaj periudhe 20-vjeçare.