Celebrity

"Jam transgjinore": Robert De Niro reagon pas deklaratës së vajzës së tij

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2025

"Jam transgjinore": Robert De Niro reagon pas deklaratës së

Aktori Robert De Niro ka reaguar pas deklaratës së vajzës së tij, Airyn, se është transgjinore. Ai shprehu dashurinë dhe mbështetjen ndaj saj, duke thënë se e do pa asnjë dyshim.

Në një deklaratë për Variety, De Niro tha:

“E doja dhe e mbështesja si djalin tim, dhe tani e dua dhe e mbështes Airyn si vajzën time. Nuk e kuptoj se ku është problem këtu. I dua të gjithë fëmijët e mi.”

Airyn, vajza 29-vjeçare e aktorit të famshëm Robert De Niro dhe aktores Toukie Smith, deklaroi se është transgjinore një ditë më parë, 30 prill. Në një intervistë për revistën “Them”, ajo tregoi për rrugëtimin e saj personal dhe sfidat që ka përjetuar për të gjetur identitetin e saj.
"Jam transgjinore": Robert De Niro reagon pas deklaratës së
Ajo tha se ndihet se ka qenë prezente, por të tjerët nuk e kanë njohur. Airyn gjithashtu kritikoi mediat që kanë raportuar gabimisht për të dhe theksoi se njerëzit nuk e njohin vërtet jetën e saj. Për ata që e quajnë “fëmijë nepotizmi” për shkak të famës së babait, ajo tha se nuk është rritur me privilegje të tilla dhe se dëshiron që suksesin ta arrijë me forcat e veta.

Në nëntor, Airyn filloi terapinë hormonale dhe shpreson të jetë një frymëzim për njerëzit që janë si ajo – me ngjyrë, queer, transgjinorë etj, të cilët nuk i përshtaten standardeve tradicionale të bukurisë.

Pasi u publikua intervista, vajza e aktorit falënderoi njerëzit për mbështetjen e tyre me një postim në Instagram:

"Faleminderit të gjithëve që keni qenë kaq të mirë dhe mbështetës! Nuk jam mësuar të jem në qendër të vëmendjes.”, shkroi ajo mes të tjerash.

"Jam transgjinore": Robert De Niro reagon pas deklaratës së

Artikuj të sugjeruar: