Instagramming

Pavarësisht fotos konfuzuese, Danja do të jetë moderatorja e “Yjet Shqiptarë të Diasporës"

Shkruar nga Anabel

1 Maj 2025

Pavarësisht fotos konfuzuese, Danja do të jetë moderatorja e

Në llogarinë e programit “Yjet Shqiptarë të Diasporës" në Instagram, u publikua një foto të një vajze me flokë të zeza, e veshur me një xhaketë të zezë, me mbishkrimin: “Cila do të jetë moderatorja e gjysmëfinaleve dhe finales së “Yjet Shqiptarë të Diasporës”?, që i bëri njerëzit të mendojnë menjëherë se do të jetë Egli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yjet Shqiptarë të Diasporës (@yjetediaspores.tch)

Në fakt, pavarësisht se fotoja dukshëm tregon një tjetër personazh, u konfirmua se moderatore do të jetë Danja Koka, ish-banore e “BBVA 4”. Postimi i konfuzoi pak njerëzit, pasi nuk prisnin që të shihnin imazhin e një biondeje alla “Barbie”, pas fotos ku komentuan për Eglin, por qartazi, Top Channel e ka ndarë mendjen t’i lërë pa fjalë shikuesit.

"Danja Koka do të jetë moderatore e Gjysmëfinaleve dhe Finales së talent showt “Yjet Shqiptarë të Diasporës”, shkruhej në mbishkrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yjet Shqiptarë të Diasporës (@yjetediaspores.tch)

Nejse, tani jemi të qartë! Danja do të jetë moderatorja e gjysmëfinales dhe finales të spektaklit, megjithëse ku i dihet, edhe Egli mund të shfaqet surprizë…

Artikuj të sugjeruar: