Airyn, vajza 29-vjeçare e aktorit të famshëm Robert De Niro dhe aktores Toukie Smith, ka thënë publikisht se është transgjinore. Në një intervistë për revistën “Them”, ajo tregoi për rrugëtimin e saj personal dhe sfidat që ka përjetuar për të gjetur identitetin e saj.
Ajo tha se ndihet se ka qenë prezente, por të tjerët nuk e kanë njohur. Airyn gjithashtu kritikoi mediat që kanë raportuar gabimisht për të dhe theksoi se njerëzit nuk e njohin vërtet jetën e saj. Për ata që e quajnë “fëmijë nepotizmi” për shkak të famës së babait, ajo tha se nuk është rritur me privilegje të tilla dhe se dëshiron që suksesin ta arrijë me forcat e veta.
Ajo foli me sinqeritet për vështirësitë me trupin dhe pamjen e jashtme, duke treguar se shpesh është ndjerë sikur nuk ishte “e mjaftueshme” në asnjë aspekt. Në nëntor, Airyn filloi terapinë hormonale dhe shpreson të jetë një frymëzim për njerëzit që janë si ajo – me ngjyrë, queer, transgjinorë etj, të cilët nuk i përshtaten standardeve tradicionale të bukurisë.
Airyn po studion për t’u bërë këshilltare për shëndetin mendor dhe dëshiron të ndihmojë komunitetet me ngjyrë dhe LGBTQ+, që shpesh nuk marrin mbështetjen që u nevojitet.
Artikuj të sugjeruar: