Showbiz

Historia e vëllait "dragua": Tregojmë sërish kuptimin pas këtyre legjendave

Historia e vëllait "dragua": Tregojmë sërish kuptimin

Danela Shima, një nga pjesëmarrëset e eliminuara nga Ferma VIP 2, tërhoqi vëmendje brenda Fermës me historinë e vëllait të saj "dragua", i cili ishte ndarë nga jeta përpara lindjes së saj, si pasojë e një aksidenti. 

Këtë histori ajo e shpjegoi më tej edhe në Ferma Club, duke thënë:

"Jo gjithë familja e ka ditur këtë pjesë. Mami e mbronte dhe e ruante [vëllain] nga shumica e njerëzve, dhe nga familjarët tanë. Ishte një frikë se ai ikte natën, kur binte shi zakonisht, ikte natën dhe vinte natën. Lidhej dhe zgidhej vetë. Hipte në pemë dhe zbriste me sekonda, ti nuk e kuptoje momentin se si ai rishfaqej dhe rizhdukej. Në momentin që është bërë xhenazeja në shtëpi, është ndërruar arkivoli tre herë sepse ai vetëm zgjatej dhe rritej. Edhe shtëpia që ai ka kërkuar, se i dilte gjatë gjithë kohës mamit, babit në ëndërr, thoshte 'Më duhet një shtëpi se më lag shiu', sot e kësaj dite përkujdesemi akoma për atë shtëpi."

Historia e fëmijëve "dragua" është një legjendë e njohur që pak veta mund të kenë kaluar pa e dëgjuar. Ajo që është alarmante, është fakti që ende shumë njerëz i marrin për të mirëqena këto histori dhe nuk thellohen në shpjegimet e mundshme shkencore të këtyre fëmijëve që lindin "me flatra", përderisa mbeten vetëm gojëdhëna.

Një shpjegim më të detajuar të gjithë këtij fenomeni, e kemi dhënë në një artikull të vitit 2021, të cilin po e rikthejmë më poshtë:

“Fëmija me flatra dragoi” mund të jetë një nga historitë që me gjasë shumë prej jush e kanë dëgjuar të paktën një herë nga gjyshërit. Kjo gjë shpjegon pse shumë ndjekës në Instagramin e Anabel Media – referuar temës për historitë e çuditshme që u kanë thënë gjyshet – përmendën pikërisht këtë histori.

Përshkrimet ndryshojnë, por përgjithësisht përshkruhet një fëmijë në trupin e të cilit gjendet një pendë ose flatra dragoi. Sipas historive, asnjë nuk duhet t’i shohë flatrat, përveç të ëmës, ndryshe fëmija vdes. Në disa histori përshkruhet edhe si fëmijë që lufton me kuçedrat.

Ekzistenca e një njeriu të tillë – qartazi me fuqi të mbinatyrshme në gjendje të fluturojë dhe luftojë të keqen – nuk është krejt rastësore. Etnofolklori mund të shpjegojë më mirë lidhjen e këtij besimi shqiptar me figurën e dragoit.

Pse dragua?

Dragoi dhe Kuçedra janë dy figura gjerësisht të përhapura në mitologjinë shqiptare, nga veriu në jug. Përgjithësisht sfidojnë njëri-tjetrin, ku Dragoi shihet si e mira dhe Kuçedra si e keqja.

Në disa zona, më së shumti në jug të vendit, përshkruhet si fëmijë “me këmishë” i cili nën sqetull ka një pupël a flatra. Nga besimi për dragonjtë mendohet se ka ardhur edhe qasja që njerëzit nuk duhen mallkuar me “t’u thafshin krahët”, sepse nëse janë dragonj, vdesin.

At Shtjefën Gjeçovi, i konsideruar si kolosi i studimeve folklorike, shprehej se ai që lind me këmishë, ose flatra të arta nën sqetull, bëhej dragua. Te krijimtaria e Gjergj Fishtës e gjejmë gjithashtu figurën e dragoit, një figurë që ka shërbyer edhe për vepra të tjera ku rinterpretohen mitet.

Pra, dragoi, ashtu si gjarpri, shtriga, shejtani, zanat, hijet etj., është i pranishëm në folklorin shqiptar si pjesë e përshkrimeve dhe interpretimeve naive të dukurive të jashtme, të pashpjegueshme për njeriun primitiv.

Shpjegimi shkencor

Historitë përshkruajnë një individ, zakonisht foshnjë, që ka pendë nën sqetull, ose flatra. Në pjesën më të madhe të historive, ky individ vdes kur është foshnjë ose fëmijë. Pra, nga ana mjekësore mund të kemi të bëjmë me një anomali të lindur.

Në vitin 2015, u bë virale historia e një djaloshi të lindur me sindromën Congenital Melanocytic Naevi (nishanë ose shenja të theksuara të lindura). Oliver u përshkrua nëpër media se “duket si engjëll”, për shkak se shenja në shpinën e tij kishte formën e krahëve të engjëllit. Një tjetër foshnje ka lindur me një si formë sqepi në faqe.

Një prej ndjekëseve të Anabel, me profesion mjeke, u shpreh se në disa histori, “fëmijët-dragonj” përshkruhen si “me disa damarë të ngritur”. Sipas saj, mund të jetë një lloj keqformimi arterio-venoz.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

The story of the "dragon" brother: We reveal again the meaning behind these legends

Historia e vëllait "dragua": Tregojmë sërish kuptimin

Danela Shima, one of the eliminated participants from Ferma VIP 2, attracted attention within the Ferma with the story of her "dragon" brother, who had passed away before her birth as a result of an accident. 

She further explained this story on Ferma Club, saying:

"Not the whole family knew about this part. Mom protected and guarded [her brother] from most people, and from our family members. There was a fear that he would run away at night, when it usually rained, he would leave at night and come back at night. He would tie himself up and untie himself. He would climb trees and come down in seconds, you didn't understand the moment he would reappear and disappear. At the moment the funeral was held at home, the coffin was changed three times because he just kept getting longer and longer. Even the house he asked for, because he kept appearing to mom and dad in his dreams, saying 'I need a house because the rain gets me wet', to this day we still take care of that house."

The story of the "dragon" children is a well-known legend that few people may have heard of. What is alarming is the fact that many people still take these stories for granted and do not delve into the possible scientific explanations for these children being born "with wings", while only oral traditions remain.

We provided a more detailed explanation of this entire phenomenon in a 2021 article, which we are reprinting below:

"The Child with Dragon Wings" may be one of the stories that many of you have probably heard at least once from your grandparents. This explains why many followers on Anabel Media's Instagram - referring to the topic of strange stories their grandmothers told them - mentioned this very story.

Descriptions vary, but generally a child is depicted with a dragon's feather or wings on his body. According to the stories, no one should see the wings except the mother, otherwise the child will die. In some stories, he is also depicted as a child fighting with dragons.

The existence of such a man – clearly with supernatural powers capable of flying and fighting evil – is not entirely coincidental. Ethnofolklore can better explain the connection of this Albanian belief with the figure of the dragon.

Why the dragon?

The Dragon and the Cow are two figures widely prevalent in Albanian mythology, from north to south. They generally challenge each other, with the Dragon seen as good and the Cow as evil.

In some areas, mostly in the south of the country, it is described as a child "with a shirt" who has a feather or wings under his armpit. It is thought that the belief in dragons also came from the approach that people should not be cursed with "their wings withered", because if they are dragons, they die.

Father Shtjefën Gjeçovi, considered the colossus of folklore studies, stated that he who is born with a shirt, or golden wings under his armpits, becomes a dragon. In the work of Gjergj Fishta we also find the figure of the dragon, a figure that has also served for other works where myths are reinterpreted.

So, the dragon, like the snake, the witch, the devil, fairies, shadows, etc., is present in Albanian folklore as part of naive descriptions and interpretations of external phenomena, inexplicable to primitive man.

Scientific explanation

The stories describe an individual, usually a baby, who has feathers under his armpits, or wings. In most of the stories, this individual dies as an infant or child. So, from a medical point of view, we may be dealing with a congenital anomaly.

In 2015, the story of a boy born with Congenital Melanocytic Naevi syndrome (congenital moles or prominent birthmarks) went viral. Oliver was described in the media as “looking like an angel,” because the mark on his back was shaped like angel wings. Another baby was born with a beak-like birthmark on his cheek.

One of Anabel's followers, a doctor by profession, said that in some stories, "dragon children" are described as having "some raised veins." According to her, it could be a type of arteriovenous malformation.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.