
Ditët e verës: Ato janë kujtimet më të bukura të çdo fëmije, mbasditet hyjnore për të lozur e lirë më shoqet nën rrezet e diellit, e çliruar nga detyrimet tokësore për të mësuar matematikën, e cila duket më shumëse kurrë më parë një kujtim i largët. Por për miliona vajza shkolle në Egjypt, kjo periudhë e vitit përfaqëson diçka shumë më të errët: fillimin e sezonit të gjymtimit të gjenitaleve femërore. Mona Mohamed ishte vetëm 10 vjeç kur përjetoi atë që ndryshe quhet edhe syneti femëror ose prerja e klitorit te organi femeror, gjatë një dite të nxehtë vere në fshatin e saj në Egjyptin e Sipërm. "Isha e tmerruar”, thote ajo. “Ato të dyja më shtrinë dhe më lidhën, mamaja më mbante njërën dorë dhe gjyshja tjetrën”. Ndërsa Mona po masakrohej nga njerëzit e saj më të dashur në sallonin e shtëpisë, një doktor i bëri asaj një gjilpërë anestezie. Mona mban mend që i dhanë një çimçakiz që ta përtypte, para se ti binin të fikët. Vetëm kur u përmend, kuptoi se i kishin prere nje pjese te organit te saj femëror. Egjypti: Kryeqyteti i Botës për Gjymtimin e Organeve Femërore Histori si të Monës nuk janë të panjohura në Egjypt, ku “prerja” ka qënë një rit brutal ndaj vajzave të reja që prej kohës së faraoneve. Më shumë se 125 milion vajza dhe gra i janë nënshtruar kësaj proçedure,; gati një në katër femra në Egjypt. Kjo shifër është shumë herë më e madhe krahasuar me çdo vend tjetër, sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara. 92 % e vajzave dhe grave të martuara egjyptiane të moshës 15 deri 49 janë gjymtuar nëpërmjet kësaj procedure, sipas rezultateve të raportit qeveritar të publikuar në maj të këtij viti. Këto shifra kanë pësuar një ulje të lehtë nga viti 2000, ku rezultati ishte 97 %, por kjo praktikë është akoma e fortë dhe dominuese në këtë vend. Shumica e vajzave gjymtohen fizikisht midis moshës 9 deri në 12 vjeç dhe ndërhyrja bëhet gjatë pushimeve të verës, që vajzat të kenë mundësinë të shërohen në shtëpi. Zyrtaret e Kombeve të Bashkuara thonë që prerja e organit femëror nuk ka asnjëbenefit mjekësor dhe mund të shkaktojë traumë të përhershme fizike dhe emocionale, për te gjitha ato vajza që janë detyruar ti nënshtrohen kësaj procedure. “Ky është një dhunim madhor i të drejtave njerëzore” u shpreh Jaime NadalRoig , përfaqësuese e Fondit të Popullatës të Kombeve të Bashkuara në Kajro, gjatë një interviste në CNN. “ Kjo nuk sjell asnje vlerë në jetën e vajzave dhe nuk ka as baza mjekesore ose fetare që mbeshtet këtë rit”.
Një traditë e njohur prej shumë kohësh
Proçedura e prerjes së organit gjenital femëror më e përdorshme në Egjypt ështëajo e Tipit 1 – heqja e pjesshme ose e plotë e klitorit. Kjo është ajo që Mona Mohamed – dhe motrat e saj më të mëdha – duruan vite më parë.
Në krahasim me motrat e saj, Mona ishte me fat, duke qenë se proçesi u krye nga një mjek. Motrave të saj ju pre klitori me një brisk rroje , nga një meso grua ecila i hodhi pluhur plaggës që të ndalonte hemorragjinë. Mona, tani 47 vjeç, mban mend se e pyeti nënën e saj pse prerja e klitorit ishte kaq shumë e rëndësishme. "Zakonisht vajzat në moshën tënde “eksitohen” dhe kjo ndërhyrje “kujdeset” që kjo të mos ndodhë më” u përgjigj mamaja e saj. Gjymtimi i organit femëror është i jashtëligjshëm në Egjypt që prej vitit 2008, por praktika vazhdon dhe ruhet me fanatizëm brenda shoqërisë egjiptiane, ku shumënjerez e shohin prerjen si një mënyrë për të “purifikuar” një vajzë dhe për ta bërë martesën e saj diçka materiale. "Dikur njerëzit organizonin një festë pas prerjes së organit gjenital të femrës, duke festuar dhe duke shkëmbyer dhurata” thotë Nadal-Roig. "Kështu që të ngrihesh dhe të thuash “ është krim ose mëkat apo kjo nuk lejohet nga feja” do tëthotë që të konfrontohesh me shumë besime dhe norma sociale te ketij vendi. Aktivistët janë hedhur në sulm Por progresi ka ndodhur. Përqindja e vajzave nga mosha 15 – 17 që i janë nënshtruar ndërhyrjes ka rënë nga 74.4% në vitin 2008 në 61% gjatë vitit 2014 – një tregues i qartë se përpjekjet për ti dhënë fund gjymtimit të vajzave po funksionojnë – sipas aktivistëve. Para pak javësh, Egjypti lançoi një plan veprimi për të reduktuar këtë fenomen në nivelin 10 – 15 % brenda 5 viteve të ardhshme. Nëse kjo do të funksionojë, dotë thotë së për herë të parë për dekada me rradhë, vajzat “e paprera” do të kalojnë numrin e vajzave që i janë nënshtruar procedurës. “Ky është një plan ambicioz, por në këto momente mendoj se edhe atmosfera politike është në favorin tonë, duke na mbështetur për të arritur qëllimin tonë” thotë Vivian Fouad, zyrtarja e Këshillit Kombëtar të Popullësisë, e cila po udhëheq lëvizjen qeveritare për të çrrënjosur fenomenin e gjymtimit të gjenitalevetë femrave Egjyptiane.
"Për vite me rradhe ne kemi qënë në pozicion mbrojtës, por tani jemi në sulm”. Lufta kundra zhdukjes së praktikës së gjymtimit femëror në Egjypt është duke u ndërmarrë në disa fronte, duke filluar nga gjykatat, tek vendet e shenjta , apo tek rrugët e qyteteve me risk më të madh. Në Janar të këtij viti, një doktor u gjykua dhe u dënua në lidhje me gjymtimin gjenital që i kishte shkaktuar një vajze – denimi i parë në llojin e vet që prej vitit 2008, kur doli ligji për herë të parë. Vendimi gjyqsor ishte fitorja e parë për lëvizjen anti – gjymtimit femëror, por Vivian Fouad thotë se ka akoma shumë doktorë të cilët vazhdojnë të paguhen nga familjet dhe të shkelin ligjin me ndërhyrjet kirurgjikale që bëjnë. "Kjo është një e ardhur e mirë për doktorët” thotë Fouad,"dhe disa doktorë vijnë nga origjina kulturore dhe sociale që e mbështesin këtë praktikë”. Fouad e klasifikon luftën kundër prerjes femërore si një luftë për klasën e mesme: “Nëse doktorët, gjykatësit, prokurorët dhe mësuesit e mbështesin këtë praktikë, si mund ti bindim gratë që janë më të varfëra për të mos pranuar të bëhen pjesë e këtij riti?” Aktivistët gjithashtu po përpiqen që të bindin udhëheqësit fetare lokal, që të mos predikojnë të mamatë e vajzave, përfitimet e supozuara të kësaj praktike. Sipas një studimi të fundit, pothuajse gjysma e grave akoma besojnë, se prerja e klitoritkërkohet nga feja. "Ju duhet t’i bindni njerëzit që mos ta duan diçka të tillë për vajzat e tyre”., thotë Haddad, koordinatori i programit të UNFPA qe operon ne Egjypt. "Ju duhet të punoni shumë me bindjet dhe besimet e njerëzve”.
Për këtë qëllim, UNFPA ka punësuar një grup me aktorë për të perfomuar skece humoristike në rrugët e qyteteve anembanë vendit, për të nxitur debate, por edhepër të ndërgjegjesuar njerëzit për anët negative të kësaj praktike kaq të dëmshme për vajzat Egjyptiane."Shumica e këtyre njerezve janë shumë të turpshëm” thotë Haddad. “Kur bënim seminare për këëtë temë, ishte shumë e vështirë që ti bëjë njerëzit të flisnin dhe tëbënin pyetje”. "Këto pjesë aktrimi janë si një thyerje akulli dhe që krijojnë mundësinë për tu diskutuar tema me me shume lehtesi”, thotë ajo. “Gratë arrijnë të shohin në mënyrë komedike sesa qesharake dhe e dhimbshme është procesi i gjymtimit”. "E urrej burrin që më shkaktoi këtë gjymtim “ Por ky fenomen është akoma është një problem i madh për tu kapërcyer. Gati 6 në 10 gra mendojnë se kjo praktikë duhet të vazhdojë, sipas studimit më të fundittë qeverisë Egjyptiane. " Kjo është një traditë dhe nuk ka shpëtim prej saj”, thotë Sarah Abulaziz Mohamed, e cila iu nënshtrua prerjes në moshen 12 vjecare, në fshatin e saj në Mansour."Më lëndoi dinjitetin tim – Iunë u detyrova të bëja diçka që nuk doja ta bëja”, thotëajo. “E urrej shumë burrin që ma bëri këtë”. Sarah është tani 40 vjeç dhe ka dy vajza të vogla. Ajo thotë se gjymtimi i ka lënë asaj traumë psikologjikë gjatë gjithë jetës së saj, por të paktën i ka dhënë një mësim shumë të vlefshëm. "Pa dyshim që nuk do t’ia bëj këtë vajzave të mia, në asnjë lloj mënyre” thotë ajo. “Edhe sot kam akoma dhimbje, por cfarë iku nuk kthehet më….kjo pjesë e imja nuk do më kthehet kurrë mbrapsht”.
Burimi: CNN