Xhensila Myrtezaj publikoi këngën e saj të re, duke ardhur këtë herë me një baladë. Kënga, e publikuar në Ditën e Dashurisë, flet për ndarjen dhe dhimbjen që ajo lë pas. “Ah kjo jeta ime” duket se e ka sjellë këngëtaren ndryshe këtë herë, gjë e cila është “përqafuar” nga njerëzit.
“E vogël besoja në gjithçka, se në dashuri ndarje kurrë nuk ka”, thuhet në vargjet e këngës.
E gjithë kënga, nisur nga teksti, koncepti, dukja e Xhensilës apo realizimi i videoklipit janë komentuar mjaft pozitivisht në rrjet.
Balada e ndjerë mban “vulën” e Pirro Çakos dhe Darko Dimitrov, një “kombinim” që është thuajse e pamundur të mos kenë sukses në atë që bëjnë. Kjo gjë është vënë në dukje edhe nga komentuesit.
Këngëtarja ka bashkëpunuar edhe herë të tjera me Pirro Çakon, duke sjellë balada të ndryshme. Po ashtu, dy këngët që Xhensila ia dedikon fëmijëve të saj janë shkruar po nga ai.
Artikuj të sugjeruar: