Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldos, banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, ishte e ftuar ditën e djeshme në një intervistë për UËTËFËË!! show, nga Andale Media, në You Tube.
E pyetur nga dy moderatorët e programit, Fatosi dhe Artemisa, Ana dha mendimin e saj për lojën e Aldos brenda shtëpisë, duke përmendur edhe disa nga pakënaqësitë e saj:
“Disa nga personazhet Aldo i njeh dhe jashtë shtëpisë së Big Brother-it dhe duke qenë se ka një natyrë shumë diplomatike, ndonjëherë edhe është rezervuar me ato personazhe. Do të doja të mos ishte rezervuar.”
E pyetur nga Fatosi nëse Ana mendonte se po të njëjtët personazhe, për shkak të njohjes së tyre nga jashtë, kanë kaluar herë pas here ndonjë limit, ajo u shpreh:
“Po dhe do doja që [Aldo] të jepte disa të vërteta për disa personazhe që po shiten ndryshe nga çfarë janë.”
Një nga këta personazhe është pikërisht Egli, njohja midis të cilëve ka ardhur prej marrëdhënies së ngushtë që Aldo, por dhe Ana kanë me Olsi Bylykun. Për dinamikat mes Aldos dhe Eglit, Ana u shpreh:
“Më dukej pak kontradiktore Egli sepse nga njëra anë me disa personazhe priste apo pretendonte që Aldo do duhej ta mbronte dhe ta konsideronte motër, nga ana tjetër në biseda private me Gjestin shprehej që ‘Aldon thjesht e kam takuar dy-tre herë’ dhe kjo është e vërteta në fakt.”
“Çështja është që Aldo e kupton që loja aty brenda nuk është jeta. Big Brother-i është thjesht një eksperiencë, një grimcë në jetë që në të ardhmen mund të harrohet si nga ti, si nga publiku,” përmbylli Ana duke treguar edhe një herë se çiftet mund të ruajnë marrëdhënie vërtet të mira edhe pas ndarjes dhe të jenë në mbrojtje të njëri-tjetrit duke treguar një sens të lartë qytetarie.
Intervistën e plotë ju ftojmë ta ndiqni duke klikuar në videon e mëposhtme: