Katy Perry dhe Orlando Bloom paskan zbuluar sekretin për të mbajtur një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme me njëri-tjetrin.
"Kam folur shumë për gjuhët e dashurisë dhe se sa të rëndësishme janë ato në të diturin se çfarë t’i ofroni partnerit tuaj," tha artistja.
“Mendoj se mbështetja verbale është vërtet e rëndësishme për të dy ne”, shton ajo. Perry zbuloi se "aktet e shërbimit" dhe "fjalët e pohimit" janë gjuhët e saj të dashurisë.
Sa i përket Orlando-s, Perry ka folur dhe më parë për energjinë e tij si një partner romantik.
"Ai është një njeri shumë i urtë. Ne të dy kemi pjesë të vetes tek njëri-tjetri,” tha ajo për Bloom, me të cilin ka një vajzë 4-vjeçare.
Perry u takua me Bloom-in në një pasfestë të Golden Globes në janar të vitit 2016. Para tij, ajo ishte "e mbërthyer në një rreth të keq dhe të vazhdueshëm" me njerëz toksikë dhe donte dikë aq kurioz për jetën sa ajo është, është shprehur më parë Perry.
Përpara shfaqjes së çmimeve, Perry "caktoi kaq shumë synime" nën një hënë të plotë për një të ardhme të mundshme me shpresën për të parë "çfarë ka në botë" në mënyrë romantike," shtoi ajo.
Çifti u fejua në vitin 2019 dhe mirëpriti Daisy-n vitin e ardhshëm. Ajo ka mësuar shumë për Bloom-in që atëherë dhe është vazhdimisht e impresionuar nga aftësitë e tij prindërore.
Burimi: People
Artikuj të sugjeruar: