Celebrity

J.Lo sapo na magjepsi me fustanin e Valdrin Sahitit *.*

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2025

J.Lo sapo na magjepsi me fustanin e Valdrin Sahitit *.*

Jennifer Lopez nuk i duhet shumë punë për të rrëmbyer vëmendjen dhe magjepsur botën, por fustani i veshur në premierën e “Kiss of the Spider Woman” ia bëri shumë më të lehtë që të shkëlqente.

I punuar deri në detaj, fustani që nxjerr në pah elegancën e këngëtares dhe aktores, është punuar nga dizanjeri shqiptar, Valdrin Sahiti. Fustani është krijuar tërësisht nga dantella e zezë. Mbi pjesën e sipërme qëndron një rrjetë vezulluese e krijuar nga qindra kristale që përqendrohet në anën e djathë të ijeve të Lopez dhe shtrihet në mënyrë asimetrike, duke krijuar efektin e rrjetës së merimangës.

Fustani i krijuar nga Valdrin Sahiti nuk kaloi pa u vënë re, ku shumë media ndërkombëtare i dedikuan artikuj këtij punimi.

J.Lo sapo na magjepsi me fustanin e Valdrin Sahitit *.*

Por, kjo nuk është hera e parë që dizanjeri shqiptar vesh personazhe të njohur globalisht.

Në vitin 2023, ai veshi aktoren Halle Bailey, protagonistja e filmit “Sirena e vogël”, e cila u shfaq në premierën e filmit në “Hollywood” me një fustan mahnitës nga dizajneri Valdrin Sahiti.

J.Lo sapo na magjepsi me fustanin e Valdrin Sahitit *.*

Po ashtu, ai ka veshur edhe Beyonce në mbrëmjen pre-Grammy Gala të organizuar nga producenti amerikan Clive Davis.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zerina Akers ? (@zerinaakers)

Të tjerë emra që besuan te dizajneri shqiptar janë Fanrasia Taylor, Yvonne Ojri, Bebe Rexha dhe Iskra Lawrende. Po kështu ai krijoi fustanin e Cardi B për një fushatë të Palms Casino Resort në Las Vegas.

Ekipet e stilistëve të personazheve të famshëm kërkojnë gjithandej për punë origjinale dhe kjo metodë pune i ka sjellë disa herë te krijuesit shqiptarë, që nuk njihen shumë në perëndim dhe realizojnë fustane fantastike për të tilla evente. 

Artikuj të sugjeruar: