
Në tragjedinë e përditshme që ndodh në Palestinë, mes rrënojave dhe dhimbjes që nuk pushon, historia e dy fëmijëve të kapur nga objektivi i fotoreporterit Ahmed Younis është bërë një simbol shprese.
Pak ditë më parë, një fotografi preku botën dhe u bë virale kudo në rrjet, ndaj mendojmë se është e vështirë të mos e keni hasur. Në të shfaqej një djalë i vogël, me lot në sy, mbante mbi supe vëllain e tij më të vogël, duke u larguar nga shtëpia e tyre e rrënuar në Gaza. Ishte një moment rrëqethës që përfaqësonte peshën e padurueshme të luftës mbi supet e pafajshme të fëmijëve.
Ahmed Younis shkroi në atë kohë:
“Një fëmijë mban vëllain e tij më të vogël në rrugën e gjatë të zhvendosjes nga Gaza Veriore në Jug, një skenë që pasqyron koston e tmerrshme humanitare të luftës mbi civilët.”
View this post on Instagram
Disa ditë më vonë, ai ndau një tjetër moment: një fotografi e re, ku fëmijët shihen duke qeshur dhe duke luajtur me njëri-tjetrin, një kontrast i fortë me imazhin e parë, por gjithashtu një dëshmi e fuqisë së jetës për të vazhduar.
“Jadoua dhe Khaled nga zhvendosja, tek një moment i këndshëm,” – shkruan Younis.
“Në fotografinë e parë, Jadoua mbante vëllain e tij, Khaled, mbi supe, përmes rrugëve të ashpra të zhvendosjes në Gaza, një pamje që preku zemrat e njerëzve në të gjithë botën dhe u kthye në simbol të një fëmijërie që mban barrën e luftës.”
Në imazhin e dytë, ata nuk janë më duke ikur, por duke buzëqeshur si gjithë fëmijët e botës që duhet të kenë të drejtën të jetojnë fëmijërinë e tyre.
“Midis këtyre dy fotove shtrihet historia e një brezi që mbijeton përmes dashurisë dhe solidaritetit, një mësim i jashtëzakonshëm për humanitetin.”
View this post on Instagram