Ellen DeGeneres uroi publikisht partneren e saj, Portia de Rossi, në 20-vjetorin e lidhjes së tyre.
Prezantuesja e njohur bëri një postim në “Instagram”, ku shkroi disa fjalë të ngrohta dashurie për për partneren e saj.
Fillimisht, ajo i shprehu dashurinë dhe e falënderoi që ka qenë pranë saj gjatë këtyre 20 viteve.
"Sot, 20 vjet më parë, filluam këtë lidhje, pa e ditur se sa aventurë e bukur do të ishte kjo. Je gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë në jetën time. Kujdesesh për mua. Më ndihmon të shoh të mirën në çdo gjë. Më drejton dhe më ngre lart kur ndihem keq ose e mposhtur. Je një shpirt i bukur që jam aq mirënjohëse që kam si partnere për të udhëtuar në këtë jetë të çmendur. Gruaja ime. Mikesha ime më e mirë. Dashuria e jetës time."
Në fund të postimit të saj, ajo sqaroi se lajmi që qarkullon dhe thotë se fermën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar e ka shkatërruar një përmbytje, nuk është i vërtetë.
"Faleminderit që je ti dhe që më do. Jemi kaq të lumtura që udhëtojmë dhe eksplorojmë botën bashkë këto 20 vitet e fundit dhe mezi presim për Krishtlindjet e para me borë. P.S. Për ata që janë të interesuar, fermën tonë në Mbretërinë e Bashkuar nuk e ka përmbytur asnjëherë."
Pas fitores së Donald Trump, i njohur për qasjet e tij jo shumë miqësore ndaj LGBT, Ellen DeGeneres u largua nga SHBA drejt Britanisë së Madhe.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar:
- Pas fitores së Trump, Ellen DeGeneres lë Shtetet e Bashkuara të Amerikës
- Ellen DeGeneres zbulon se është diagnostikuar me tre sëmundje
- Ellen DeGeneres flet për dëbimet nga televizionet dhe s’e kursen ironinë
- Ellen DeGeneres thotë se e parashikoi emrin e bebushit të Paris Hilton, që para 2 viteve (o.O)