Fashion & Beauty

Flokë sipas formës së fytyrës!

Gwyneth Paltrow  

NËSE KENI FYTYRË TË RRUMBULLAKËT… 
Bëni shkallëzim. Nëse keni mollëza të gjera dhe tipare të ëmbla jo të mprehta, prerja me shkallëzim është ajo që ju shkon më shumë. Stilisti Rodney Cutler thotë: “Edhe pse prerja shkurt mund të funksionojë, gjatësia duhet të jetë deri te supet”. Përkthimi? Prerje më e shkurtër para dhe më e gjatë mbrapa, si modeli aktual i Gwyneth Paltrow-t. “Sigurohuni që me flokët e gjatë të keni krijuar kënd nga përpara, sepse flokët që kanë gjatësi të njëjtë mund të theksojnë rrumbullakësinë e fytyrës”. Hiqni dorë përgjithmonë nga balluket e plota dhe prerjet e çrregullta, sepse mund t’ju bëjnë të dukeni si një klon i Surit. 

Sarah Jessica Parker

NËSE KENI FYTYRË VEZAKE… 
Mund t’i prisni flokët si t’ju dojë qejfi. “Fytyrave me formë vezake iu shkon çdo lloj modeli flokësh dhe duken shumë bukur me flokë të shkurtra, – thotë stilisti i flokëve Frederic Fekkai. – Balluket mund të ndihmojnë për të rregulluar një fytyrë të gjatë ose për të zbutur tiparet e fytyrës”. Nëse doni të kamufloni gjatësinë e fytyrës (ose thjesht të tërhiqni vëmendje me mollëza joshëse), provoni një model që të ketë pak volum, si ondet ose shkallëzimi. I vetmi vend ku femrat me fytyrë vezake nuk kanë nevojë për volum, është çaçka e kokës. 

Reese Witherspoon

NËSE KENI FYTYRË NË FORMË ZEMRE… 
Eksperimentoni me balluket. Zonjave që e kanë fytyrën në formë zemre (siç e nënkupton dhe emri, e kanë fytyrën më të gjatë sipër dhe më të ngushtë te pjesa e mjekrës), sipas Fekkai-t, u shkojnë disa gjatësi. “Ato që e kanë fytyrën në formë zemre, pavarësisht gjatësisë së flokëve, mund të mbajnë balluke të plota të prera drejt… Reese Witherspoon është një shembull i mirë”, thotë Fekkai. Edhe balluket më të gjata të prera pak si shtrembër dhe shkallëzimi bëjnë mrekulli për zonjat me fytyrë në formë zemre. Personazhe të tjerë me fytyrë në formë zemre: Victoria Beckham, Jennifer Aniston 

Demi Moore 

NËSE KENI FYTYRË KATRORE… 
Për ta bërë fytyrën katrore të duket bukur – nëse keni fytyrë të gjerë dhe tipare të mprehta, sidomos nofullën – duhet të bëni një prerje flokësh që është e ëmbël dhe me shkallëzim. “Nëse zgjidhni balluket, kthejini pak në anë ose jepuni rrumbullakësi në kënd”, thotë Cutler-i. Qëndroni larg ballukeve të prera drejt dhe karresë me presë, sepse mund ta bëjnë fytyrën katrore të ngjajë si kuti. Personazhe të tjerë me fytyrë katrore: Jessica Simpson, Demi Moore 

Christina Ricci 

NËSE KENI BALLË TË MADH…
“Nëse keni ballë të madh, balluket ju kanë shumë hije dhe janë një zgjedhje shumë femërore, – këshillon Fekkai. – Sigurisht, në fillim duhet marrë parasysh trashësia dhe lloji i flokut tuaj! Është shumë e vështirë mbajtja e ballukeve për femrat me flokë të trashë ose me shumë kaçurrela. Nëse keni flokë të tillë, provoni një shkallëzim më të shkurtër në gjatësinë e mjekrës: do t’ju ulë volumin e flokëve dhe do t’u japë një formë të shkëlqyer.” 

Barbra Streisand

NËSE DONI QË VËMENDJA TË JETË TE SYTË TUAJ, JO TE HUNDA… 
Mos i ndani flokët me vijë të drejtë në mes. “Për ta hequr vëmendjen nga hunda, shmangni pamje të vrazhda, si ndarja me vijë në mes, – këshillon Cutler-i. – Krijoni volum te vija e flokëve dhe ndajini më mirë në anë.” 

Michelle Williams

NËSE TUNDOHENI T’I PRISNI FLOKËT SHKURT FARE, POR S’E DINI A JU SHKOJNË...
Vëreni me kujdes hundën, buzët, sytë dhe mollëzat: flokët e shkurtër shkojnë më shumë me tipare të vogla. “Një prerje shumë shkurt është zakonisht modeli më i vështirë për t’u përshtatur, – thotë Fekkai. – Flokët priten shumë shkurt dhe dalin në pah tiparet e fytyrës. Kjo është një prerje që u shkon femrave që kanë tipare të vogla. Nëse keni ndonjë tipar që s’doni ta vini në dukje, atëherë prerja shkurt nuk bën për ju.” 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb