Showbiz

Elon Musk flet për marrëveshjen e emigrantëve: "Gjyqtarët duhet të largohen"

Elon Musk flet për marrëveshjen e emigrantëve:

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk kishte një mendim lidhur me marrëveshjen (e ndërlikuar) të emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë dhe nuk hezitoi ta ndante në platformën e tij “X”.

Musk, duke iu referuar vendimit të gjykatave italiane për ndalimin e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri, tha se gjyqtarët që qëndrojnë pas këtyre verdikteve duhet të largohen.

Mjaftoi një fjali nga miliarderi për të krijuar një “vorbull” reagimesh dhe kritikash.

Sekretari i Lega-s, Matteo Salvini, ndau menjëherë qëndrimin e Musk mbi këtë çështje, duke i bërë jehonë.

“Edhe një vendim tjetër i gjyqtarëve që pengon largimi i emigrantëve të paligjshëm nga territori italian nuk është një shuplakë për qeverinë, por një zgjedhje që rrezikon sigurinë dhe portofolin e italianëve”, shkruan Salvini.

Nuk munguan as zërat kundër. Ernesto Carbone, një anëtar laik i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (CSM), e quajti Musk një oligark që përbën rrezik për demokracionë në botë.

“Këta oligarkë të rinj që shfrytëzojnë botë të reja (si hapësira, eteri, mediat sociale dhe teknologjitë e reja) për të kontrolluar politikën botërore janë një rrezik për demokracinë”, shkruan deputeti i CSM-së.

Gjykata e Romës pezulloi qëndrimin e shtatë emigrantëve në Shqipëri, duke dërguar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

REELS

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Elon Musk on immigration deal: 'Judges must go'

Elon Musk flet për marrëveshjen e emigrantëve:

The technology billionaire, Elon Musk had an opinion regarding the (complicated) migrant agreement between Albania and Italy and did not hesitate to share it on his "X" platform.

Musk, referring to the decision of the Italian courts to detain immigrants in the reception centers in Albania, said that the judges behind these verdicts should be removed.

One sentence from the billionaire was enough to create a "whirlwind" of reactions and criticism.

Lega Secretary Matteo Salvini immediately shared Musk's position on the matter, echoing him.

"Yet another decision by the judges that prevents the departure of illegal immigrants from Italian territory is not a slap in the face to the government, but a choice that endangers the safety and wallet of Italians," writes Salvini.

There were also voices against. Ernesto Carbone, a lay member of the Supreme Council of the Judiciary (CSM), called Musk an oligarch who poses a danger to democracy in the world.

"These new oligarchs who use new worlds (such as space, ether, social media and new technologies) to control world politics are a danger to democracy," writes the CSM deputy.

The Court of Rome suspended the stay of seven immigrants in Albania, sending the case to the European Court of Justice.