Health

2 llojet e lumturisë: Cila prej tyre zgjat më shumë?

2 llojet e lumturisë: Cila prej tyre zgjat më shumë?

Shumica e njerëzve mendojnë se lumturia vjen nga momentet e kënaqësisë së çastit - ushqim i shijshëm, udhëtime luksoze apo edhe postimet në Instagram që marrin shumë pëlqime.

Por a e ke menduar ndonjëherë se kjo "lumturi" e përkohshme është pikërisht ajo që të bën të ndihesh bosh kur kënaqësia përfundon? Nuk je vetëm! E vërteta është se ka dy lloje lumturish, por vetëm njëra të mbush me të vërtetë dhe të jep një ndjenjë të qëndrueshme mirëqenieje.

Lumturia që shteron shpejt: Hedonike

Lumturia hedonike është ajo që vjen nga kënaqësitë e momentit - si të hash ëmbëlsirën tënde të preferuar, të blesh diçka të re, ose të kalosh një natë të bukur me miqtë.

Këto përvoja janë të shkëlqyera në atë çast, por pas disa minutash apo orësh, shpesh ndihesh po aq bosh sa ishe më parë. Është pikërisht ajo ndjenjë që sa më shumë ndjek kënaqësitë, aq më pak të kënaqshme bëhen me kohën. Në vend që të mbushesh plot, ndihesh sikur po ndjek diçka që kurrë nuk e arrin dot!

Lumturia që zgjat: Eudaimonike

Ndryshe nga lumturia e përkohshme, lumturia eudaimonike është ajo që zgjat. Kjo lloj lumturie vjen nga ndjenja e qëllimit, kuptimit dhe lidhjes me të tjerët. Kërkimet tregojnë se njerëzit që përfshihen në aktivitete ku ndihmojnë të tjerët, ndihen më të përmbushur sesa ata që ndjekin vetëm kënaqësitë personale. Kur bën diçka për dikë tjetër, qoftë edhe një gjest i vogël, ndihesh më i lumtur dhe më i lidhur me botën përreth teje.

Një studim interesant nga universiteti “British Columbia" zbuloi se njerëzit që shpenzonin para për të tjerët ndiheshin më të lumtur se ata që shpenzonin për veten. Kjo vlen për çdo moshë - madje edhe fëmijët e vegjël ndihen më të lumtur kur japin diçka sesa kur marrin.

Si ta balancosh lumturinë në jetën tënde

Sigurisht, nuk po të themi të heqësh dorë nga kënaqësitë e momentit. Një film i mirë apo një darkë e shijshme janë pjesë e jetës dhe duhet të shijohen! Por për një jetë të lumtur në thelb, është e rëndësishme të gjesh një balancë midis këtyre momenteve të shpejta dhe përvojave që të japin kuptim më të thellë.

Ja disa hapa të thjeshtë për të përqafuar lumturinë e vërtetë:

Ndihmo të tjerët: Edhe një gjest i vogël mund të të dhurojë një ndjenjë të madhe përmbushjeje.

Qëndro në kontakt me njerëzit e afërt: Koha me familjen dhe miqtë qëndron në zemër të lumturisë afatgjatë.

Zhvilloje veten: Gjej pasione të reja, mëso diçka të re dhe përpiqu të bëhesh një version më i mirë i vetes.

Shijoje momentin, por mos u kap vetëm pas tij: Gëzo gjithçka të bukur që të ofron jeta, por mos harro se ndjenjat e qëndrueshme vijnë nga përvoja më të thella.

Si përfundim? Lumturia e vërtetë nuk shteron…

Hedonizmi është një “kënaqësi momentale” që largohet sa hap e mbyll sytë, ndërsa eudaimonia është si një burim i brendshëm që të ushqen për një kohë të gjatë. Gjej balancën midis të dyjave dhe do të ndihesh i plotësuar në çdo aspekt të jetës.

Pyetja për ty është: A je gati të zgjedhësh lumturinë që zgjat?

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤

The 2 Types of Happiness: Which Lasts Longer?

2 llojet e lumturisë: Cila prej tyre zgjat më shumë?

Most people think that happiness comes from moments of instant gratification - delicious food, luxury travel or even Instagram posts that get lots of likes.

But have you ever thought that this temporary "happiness" is exactly what makes you feel empty when the pleasure ends? You are not alone! The truth is, there are two types of happiness, but only one truly fills you up and gives you a lasting sense of well-being.

Fast-Depleting Happiness: Hedonic

Hedonic happiness is that which comes from momentary pleasures - like eating your favorite dessert, buying something new, or having a nice night out with friends.

These experiences are great in the moment, but after a few minutes or hours, you often feel as empty as you were before. It's just that feeling that the more you pursue pleasures, the less satisfying they become over time. Instead of being full, you feel like you're chasing something you can never reach!

Happiness that lasts: Eudaimonic

Unlike temporary happiness, eudaimonic happiness is one that lasts. This kind of happiness comes from a sense of purpose, meaning, and connection to others. Research shows that people who engage in activities where they help others feel more fulfilled than those who only pursue personal pleasures. When you do something for someone else, even a small gesture, you feel happier and more connected to the world around you.

An interesting study from the University of British Columbia found that people who spent money on others felt happier than those who spent it on themselves. This applies to all ages - even young children feel happier when they give than when they receive. .

How to balance happiness in your life

Of course, we are not telling you to give up the pleasures of the moment. A good movie or a delicious dinner are part of life and should be enjoyed! But for a fundamentally happy life, it's important to find a balance between these fleeting moments and experiences that give you deeper meaning.

Here are some simple steps to embrace true happiness:

Help others: Even a small gesture can give you a great sense of fulfillment.

Stay in touch with loved ones: Time with family and friends is at the heart of long-term happiness.

Develop yourself: Find new passions, learn something new and strive to become a better version of yourself.

Enjoy the moment, but don't cling to it: Enjoy everything beautiful that life has to offer, but remember that lasting feelings come from deeper experiences.

In conclusion? True happiness does not exhaust…

Hedonism is a "momentary pleasure" that goes away in the blink of an eye, while eudaimonia is like an inner source that nourishes you for a long time. Find the balance between the two and you will feel fulfilled in every aspect of life.

The question for you is: Are you ready to choose lasting happiness?

Suggested articles: