Health

Disa hapa për t’u bërë personi më interesant në dhomë

Disa hapa për t’u bërë personi më interesant në

Njerëzit interesantë kanë një magnetizëm që i tërheq të tjerët drejt tyre. Disa e quajnë këtë besim në vetvete, të tjerë e quajnë karizëm apo sharm. Një gjë është e sigurt: Të jesh një person interesant është shumë më mirë se thjesht të jesh tërheqës.

Njerëzit janë interesantë për të njëjtën arsye që objektet dhe aktivitetet janë interesante. Ata u befasojnë në mënyra të reja dhe të papritura. Njerëzit interesantë janë të shkëlqyer në tregimin e historive dhe zhvillimin e bisedave të shkëlqyera.

Nuk ka një mënyrë të vetme për të qenë interesant/e, por ka disa mënyra kyçe që mund të të ndihmojnë për ta arritur këtë gjë. Disa nga ato janë:

1. Ji kurioz/e për njerëzit e tjerë

Një mënyrë e sigurt për të mbetur një person i mërzitshëm është të mos kesh kuriozitet. Kurioziteti për njerëzit të nxit të bësh pyetje më të mira. Gjithashtu, në këtë mënyrë e trajton secilin person si të kishte diçka të vlefshme për të shtuar në bisedë. Mos u bazo te bisedat e pavlera dhe bëj pyetje që i nxjerrin njerëzit nga të përgjigjurit në mënyrë të parashikueshme.
Pyetje si:
- Për çfarë je më i/e emocionuar tani në jetën tënde?
- A ke ndonjë projekt personal për të cilin je duke punuar?
- Cila ka qenë puna jote e ëndrrave kur ishe fëmijë?

Kur je një dëgjues/e i/e mirë dhe tregon interes për të tjerët, jo vetëm që mëson më shumë për jetën, por gjithashtu bëhesh më interesant/e për ta. Bërja e pyetjeve më të mira, së bashku me dëgjimin aktiv ndihmon që edhe më introvertët të mahnisin një grup njerëzish.

2. Zgjero perspektivën tënde

Shumica dërrmuese e njerëzve e kalojnë jetën duke reaguar ndaj gjërave që ndodhin përreth tyre. Nëse mësojnë aftësi të reja, është sepse puna ose shkolla e kërkon atë. Kthehen në shtëpi, shikojnë të njëjtat shfaqje, luajnë të njëjtat video lojëra, flasin me të njëjtit njerëz…e kupton idenë…

Fillo një aktivitet të ri në jetën tënde: Veprime që kërkojnë të dalësh nga shtëpia dhe të flasësh me njerëz të tjerë.

Këshillë ekstra: Kur mëson gjëra të reja, ndaji ato me të tjerët aty ku e sheh se është e përshtatshme. Kur ndan gjëra, qofshin dhurata ose informacion, gjithashtu shihesh si më tërheqës/e.

E rëndësishme është të gjesh diçka që të motivon. Njerëzit tërheqës kanë gjëra të cilat i bëjnë me pasion. Pasioni çon kuriozitetin e tyre në zbulime të reja dhe emocionuese.


3. Zbulo një rrugë për vetëpërmirësim

Ndërsa kafshët hanë, flenë, shumohen dhe kryejnë nevojat e tyre jetike, vetëpërmirësimi është unik për qeniet njerëzore. Vetëpërmirësimi duket në:
- Vlerësimin e herëpashershëm të qëllimeve të tua;
- Mësimin e gjërave të reja dhe përdorimi i tyre në mënyrë efektive;
- Përdorimi i logjikës për të kuptuar pse ke bërë gabime dhe si të përmirësohesh.

Të lexosh dhe të dëgjosh podcast-e të mira është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar udhëtimin tënd të vetëpërmirësimit. Të lexosh libra mund të të ndihmojë të mësosh nga gabimet e të tjerëve.

4. Nxirre veten jashtë zonës së rehatisë

Nuk do të jesh interesant/e për askënd thjesht duke përsëritur mendimet dhe idetë e të tjerëve. Rreziko të thuash se si ndihesh. Përshtatu më situatën, por ji i/e vërtetë me veten tënde.

5. Prano veten tënde

Shumica e njerëzve kanë qasje të çuditshme ndaj gjërave. Pranoje këtë fakt duke e ditur se nuk je vetëm. Pranimi i vetes tregon se ke një sens humori.

6. Largohu nga shoqëria e gabuar

Ndonjëherë nuk mund të shfaqesh plotësisht ai/ajo që je thjesht sepse kufizohesh nga njerëzit me të cilët kalon shumicën e kohës. Nuk ka histori të reja ose më të mira sepse grupi yt shoqëror nuk bën asgjë të re. Dhe më shpesh nga sa mendon, ai grup miqsh nuk dëshiron të të shohë që ti po ia del mbanë më mirë se ata.

Kujdesu për energjinë tënde kur je me miqtë e tu. Nëse ndihesh vazhdimisht nën tension dhe i/e frikësuar për të ndarë mendimet e tua të vërteta, mund të jetë koha për të gjetur një grup të ri shoqëror.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

A few steps to become the most interesting person in the room

Disa hapa për t’u bërë personi më interesant në

Interesting people have a magnetism that draws others to them. Some call this self-confidence, others call it charisma or charm. One thing is for sure: Being an interesting person is much better than just being attractive.

People are interesting for the same reason that objects and activities are interesting. They surprise you in new and unexpected ways. Interesting people are great at telling stories and having great conversations.

There is no single way to be interesting, but there are some key ways that can help you achieve this. Some of them are:

1. Be curious about other people

One sure way to remain a boring person is to have no curiosity. Curiosity about people prompts you to ask better questions. It also treats each person as if they had something valuable to add to the conversation. Don't rely on small talk and ask questions that draw people out of answering predictably.
Questions like:
- What are you most excited about right now in your life?
- Do you have a personal project you are working on?
- What was your dream job when you were a child?

When you are a good listener and show interest in others, you not only learn more about life, but you also become more interesting to them. Asking the best questions, along with active listening, helps even the most introverted to wow a group of people.

2. Broaden your perspective

The vast majority of people spend their lives reacting to the things that happen around them. If they learn new skills, it is because work or school requires it. They come home, watch the same shows, play the same video games, talk to the same people…you get the idea…

Start a new activity in your life: Actions that require you to get out of the house and talk to other people.

Extra tip: When you learn new things, share them with others where you see fit. When you share things, whether it's gifts or information, you're also seen as more attractive.

The important thing is to find something that motivates you. Attractive people have things they are passionate about. Passion leads their curiosity to new and exciting discoveries.


3. Discover a path to self-improvement

While animals eat, sleep, reproduce, and perform their vital needs, self-improvement is unique to human beings. Self-improvement appears in:
- Periodic assessment of your goals;
- Learning new things and using them effectively;
- Using logic to understand why you made mistakes and how to improve.

Reading and listening to good podcasts is a great way to start your self-improvement journey. Reading books can help you learn from the mistakes of others.

4. Push yourself out of your comfort zone

You will not be interesting to anyone simply by repeating the thoughts and ideas of others. Take the risk of saying how you feel. Adapt to the situation, but be true to yourself.

5. Accept yourself

Most people have strange approaches to things. Accept this fact knowing that you are not alone. Self-acceptance shows that you have a sense of humor.

6. Get away from wrong company

Sometimes you can't be your full self simply because you're limited by the people you spend most of your time with. There are no new or better stories because your social group doesn't do anything new. And more often than you think, that group of friends doesn't want to see you do better than them.

Take care of your energy when you are with your friends. If you constantly feel stressed and afraid to share your true thoughts, it may be time to find a new social group.

Suggested articles: