TV Mania

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 4”

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2024

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 4”

A jeni gati?! “BBVA 4” do të nisë në muajin dhjetor! Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të reality show-t u bë me dije se në muajin dhjetor në Top Channel do të nisë edicioni i katërt i spektaklit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Për momentin, nuk janë konfirmuar banorët, opinionistët dhe as moderatori/ja, megjithëse për këtë të fundit, ka shumë gjasa që të prezantohet sërish nga Ledion Liço, nisur nga deklarata e tij në “Top Arena”.

“Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq, të njohur apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë lidhet me çlodhjen time. Në fakt, unë nuk po hapja ndonjë hekurudhë të re, për mua 'Big-u' nuk ka qenë një punë e lodhshme. Ishte një punë që të konsumonte kohën, pra, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë,” u shpreh Ledioni.

“Një dhe i vetmi” shkruhet në videon prezantuese, ndaj presim për të tjera detaje dhe surpriza.