Shqipëria

Arrestimi i Ilir Metës dhe masa ndaj saj: Reagon Monika Kryemadhi

Shkruar nga Anabel

21 Tetor 2024

Arrestimi i Ilir Metës dhe masa ndaj saj: Reagon Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka bërë një reagim në rrjetet sociale, pas lajmit se Ilir Meta u arrestua. Gjithashtu, u raportua se Monika Kryemadhit i është caktuar masa e “detyrimit të paraqitjes”, së bashku me një tjetër ish-deputet të LSI-së.

“Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare. Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi”, u shpreh ajo.

Më tej, shtoi:

“Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike. Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.
Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët.”

Arrestimi i Ilir Metës dhe masa ndaj saj: Reagon Monika Kryemadhi

Ilir Meta, kreu i i Partisë së Lirisë është arrestuar para se të mbante një konferencë për shtyp, gjatë ditës së sotme (21 tetor 2024).