Shqipëria

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin: Ervin Salianji do të dënohet me 1 vit burg

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2024

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin: Ervin Salianji do të

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për të dënuar me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Ai akuzohet për “kallëzim të rremë” për çështjen e shumëpërfolur, “Babale”. Përpos dënimit, atij i ndalohet kandidatura për 2 mandate.

Salianji, në fjalën e tij për mediat, u shpreh se ka bërë një luftë të madhe kundrejt trafikantëve të drogës dhe do të vijojë me betejën e tij nga qelia.

“Siç e ndoqët në seancë gjyqësore, ky ishte një vendim i falsifikuar. Procesi u shty për t’i dhënë mundësi atij që ka ndërtuar nga fillimi deri në fund këtë proces, i cili është Fatmir Xhafaj. Nuk kam bërë betejë për veten. Unë nuk kam bërë betejë kundëtr trafikantëve të drogës. Në të ardhmen do kemi shumë procese të tjera, procese “Mamale”. Do jemi prap këtu”,-u shpreh ai.

Më tej, shtoi:

“Me të gjitha mënyrat (do vazhdoj betejën). Ne do ndjekim të gjitha hapat ligjore. Kjo është një vendimarje që ndryshohet. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Betejën time do e bëj nga burgu”.

Salianji u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2019, me akuzën se inskenoi një video ku një person fliste në emër të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Në video aludohej se ai ishte përfshirë në aktivitet të jashtëligjshëm.

Në këtë rast, Ervin Salianji u akuzua për “kallëzim të rremë”, me pretendimin se videoja dhe akuzat që ai dhe të tjerë ngritën publikisht ishin të edituara, me qëllim për të dëmtuar figurën e Xhafajt dhe për të krijuar një skandal politik.

Pas vendimit, PD kërkoi një mbledhje urgjente dhe më pas, do të dalë me një deklaratë publike.