Millie Bobby Brown, të cilën mund ta njohësh nga seriali i famshëm “Stranger Things” dhe bashkëshorti i saj, Jake Bongiovi, do të martohen për herë të dytë në një dasmë në Itali. Çifti i dashuruar u martua në një ceremoni intime në maj dhe tani janë në Firence, për të organizuar dasmën e dytë.
Një burim tha për The Sun se: “Millie dhe Jake do të kenë një dasmë plot stil”.
Thuhet se kjo dasmë do të jetë madhështore, me të ftuar VIP dhe me një emër shumë të njohur të muzikës.
“Ajo është një nga emrat më të njohur të muzikës dhe ata janë shumë të lumtur që ajo po shkon në Itali vetëm për ta. Dasma e parë në SHBA, në maj, ishte një ceremoni private, por e dyta do të jetë gjigante”, tha burimi.
Millie, 20 vjeç dhe Jake, 22 vjeç, u fejuan gjatë vitit 2023, pas një lidhjeje 2-vjeçare.
Artikuj të sugjeruar: