Instagramming

Sytë zemra! Nensi Dojaka do të sjellë një koleksion me Calvin Klein

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2024

Sytë zemra! Nensi Dojaka do të sjellë një koleksion me
FOTO: Saskia Lawaks/Courtesy of LVMH

Stilistja shqiptare Nensi Dojaka do të sjellë një koleksion veshjesh të brendshme në bashkëpunim me markën e njohur Calvin Klein dhe gjithçka pritet të bëhet publike sot, sipas një postimi të fundit në Instagram dhe në llogarinë zyrtare të kompanisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Calvin Klein (@calvinklein)

Pas një shkëputjeje të gjatë me krijime dhe koleksione të reja, Nensi është rikthyer fuqishëm me këtë bashkëpunim që duket të jetë suksesi i radhës për të.

“Ky ishte një ndryshim i madh për mua dhe unë ende nuk jam mësuar me këtë sukses,” tha stilistja që u transferua për të jetuar në Londër në moshën 18-vjeçare, aty ku edhe studio modë në shkollën "Central Saint Martins".

Por, këtë sezon, Nesi është rikthyer bindshëm me një koleksion të veçantë veshjes të brendshme.

Sytë zemra! Nensi Dojaka do të sjellë një koleksion me
FOTO: Ayesha Kazim for The New York Times

Eva Serrano, presidentja në rang global e kësaj marke, thotë se e admiron estetikën dhe qasjen moderne të stilistes shqiptare.

Nensi njihet për prurjet ekstravagante dhe detajet në modelet e të koleksioneve me veshje të brendshme. “Femërore dhe shumë seksi,” e përshkruajnë mediat e huaja këtë koleksion të ri të saj.

“Nëse dua të vesh gra me forma të ndryshme trupash, më duhet të punoj më shumë në krijimin e prototipeve,” u shpreh Dojaka.

Koleksioni me 44 pjesë të brendshme i stilistes shqiptare dhe Calvin Klein do të dominohet nga detajet prej dantelle, materiale sateni etj.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: The New York Times