TV Mania

Një ndër emisionet e mëngjesit më jetëgjatë: “Aldo Morning Show” feston 25-vjetorin

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2024

Një ndër emisionet e mëngjesit më jetëgjatë:

25 vjet me “Aldo Morning Show”! Emisioni i mëngjesit, i cili prej shumë vitesh ka sjellë inovacione e risi fantastike me lirshmërinë, tematikat gjithëpërfshirëse, intervistat, telefonatat, rrëfimet, batutat dhe sarkazmën e “misteriozit” Aldo Lipe, feston 25-vjetorin.

Një ndër emisionet e mëngjesit më jetëgjatë:
 
Prej më shumë se dy dekadash, “Aldo Morning Show” ka marrë mijëra telefonata nga njerëzit nga e gjithë Shqipëria, si dhe në vitin 2022, solli konceptin e video-thirrjeve, në të cilat, njerëz të ndryshëm shkruanin “më merr” në një numër të dedikuar dhe bëheshin pjesë e emisionit në lidhje direkte.

Një ndër emisionet e mëngjesit më jetëgjatë:
 
Aldo, prej vitesh tanimë është moderatori (jo aq) “misterioz”, i cili fshihej pas mikrofonit të madh të emisionit, duke u identifikuar me zërin e tij, të cilin, të jemi të sinqertë, mund ta dallojmë kudo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aldon Lipe (@aldonlipe)

Në 25-vjetorin e emisionit të mëngjesit, Aldo, në rrjetet e tij sociale, bëri me dije se sezoni i ri nis më 2 shtator në TV Klan. Për 120 minuta, në 7 pa 1 (6:59), do të kemi mundësi të dëgjojmë histori të larmishme dhe përgjigje pikante nga Aldo.

Një ndër emisionet e mëngjesit më jetëgjatë:
 
Sa i përket Aldos, emri i vërtetë i të cilit është Aldon Lipe, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshme në televizionin shqiptar. Ai e nisi karrierën në Radio Tirana në vitin 1990 dhe 5 vite më vonë, vijoi në Telebuçko (TVSH), një emision argëtues për fëmijë. Më tej, Aldon e dëgjuam në RadioKlan, në vitin 1997. Lipe u bë një vit më vonë zëvendëskryeredaktor i lajmeve në Klan.
 
Për një periudhë kohore 2000-2007, Aldo dha kontributin e tij në Top Channel dhe Top Albania Radio. Në këtë televizion ndërtoi: “Fiks Fare”; “Top Fest”; “Goodmorning Albania”. Më tej, ishte edhe regjisor i “Shqip”; “Top Story”; “Top Fest”; “Portokalli” etj.

Një ndër emisionet e mëngjesit më jetëgjatë:
 
Në televizionin Klan gjithashtu, solli në vitin 2007 “Aldo Morning Show”, si dhe ka qenë regjisor i “E diela Shqiptare”; “Kënga Magjike” e në shumë recitale këngëtarësh, për t'u përqendruar më tej tek emisioni i tij i mëngjesit, i cili është ndër më jetëgjatët dhe popullorët në Shqipëri.