
Le ta pranojmë që për shumë nga ne, jeta është një garë e përditshme mes zgjimit të shpejtë, angazhimit në punë, fëmijët, familja etj. Pa e kuptuar, ne marrim shumë kohë nga vetja dhe jeta jonë, ndërkohë që të bërit e gjërave me qetësi duhet të jetë një çështje prioritare.
Së fundmi, në rrjetet sociale është përhapur një trend që quhet “mëngjes i ngadaltë” dhe që i fton njerëzit të kalojnë mëngjesin me qetësi dhe ku vrulli i orëve të para të ditës zëvendësohet me momentet e kujdesit për veten.
"Mëngjeset e ngadalta përfshijnë praktika që trupi ynë i dëshiron, por për të cilat ne nuk gjejmë gjithmonë kohën," shpjegon Olivia Verhulst, këshilluese shëndeti për “Women's Health”.
Çfarë ky lloj trendi?
@remonia_ A slow morning with me. #morningroutine #skincare #makeupaesthetic #silkrobes #elegantstyle #classystyle #luxurystyle #interiordesign ? Intergalactic Janet - Ley Soul
“Gjithçka ka të bëjë më vetëdijen,” thotë psikologu Shani A. Gardner. Praktikat më të përhapura në rrjetet sociale janë nga meditimi te stërvitja, kujdesi personal, të shkruarit, gatimit etj.
“Mëngjeset e ngadalta fokusohen në atë që po ndodh saktësisht në këtë moment të ditës dhe gjërat që na bëjnë të ndihemi mirë,” vazhdon Gardner.
Në vend që të zgjohemi dhe të mendojmë menjëherë për atë që na pret, të kontrollojmë emailet e punës ose të lëvizim nëpër Instagram, mëngjeset e ngadalta na nxisin të përqendrohemi në të tashmen dhe të kuptojmë se si duam të shkojmë dita jonë.
Përfitimet e “mëngjesit të ngadaltë”:
Ndryshe nga një rutinë plot tension, mëngjeset e ngadalta mund t'ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë emocionet. “Nëse nuk mendojmë me qëllim, vetëdije dhe qetësi, rrezikojmë të angazhohemi në një mënyrë automatike funksionimi, e cila na drejton gjatë ditës në mënyrë të pavetëdijshme,” shton psikologia.
Disa këshilla të vlefshme për “mëngjesin e ngadaltë”:
Ndonjëherë kompromiset janë zgjidhja më e mirë dhe nuk duhet domosdoshmërisht t'i keni të gjitha përfitimet menjëherë. Më poshtë do të gjeni 10 këshilla për një qasje të thjeshtë dhe efektive ndaj mëngjesit të ngadaltë.
-Mos i kontrolloni mesazhet tuaja në WhatsApp ose emailet e punës
-Vendosni 'silent' aplikacionet e rrjeteve sociale kur dëshironi t'i përkushtoheni vetes
-Bëni ushtrime të frymëmarrjes
-Provoni të meditoni për 5 minuta
-Mbani një ditar dhe shkruani gjërat që mendoni se janë më të vlefshme për ju
-Hapni grilat dhe lëreni diellin të shkëlqejë në dhomën tuaj

-Shijoni ngadalë kafenë
-Ndërsa bëni dush, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar
-Përgatisni një mëngjes sipas shijeve tuaja
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Elle