Robert De Niro, 81 vjeç, duket më energjik se kurrë! Aktori festoi ditëlindjen në një jaht, me familjen e tij. Ishte vajza e tij e madhe, Drena, e cila publikoi një video në të cilën De Niro hidhej me kokë në oqean.
View this post on Instagram
“Gëzuar ditëlindjen e 81-të babi. Të dua me gjithë zemër”, shkroi ajo në videon, e cila u mbush me komente nga admiruesit e aktorit.
Në videon në fjalë, aktori i “Goodfellas” kërcen nga jahti në oqean, ndërsa e bija e quan “të çmendur” dhe e pyet nëse është mirë. Aktori, i thotë se është ok dhe duket super i lumtur.
Pra, urojmë thjesht që të mos ankohesh më (ti dhe ne) për dhimbjen e kockave, por ja, ta marrësh jetën me energji si De Niro. Fundja, mosha është thjesht një numër. :)
Artikuj të sugjeruar: