Celebrity

Bebe Rexha shpërthen në lot pas incidentit në aeroport: "E shkatërruar emocionalisht"

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2024

Bebe Rexha shpërthen në lot pas incidentit në aeroport: "E
FOTO: KEVIN MAZUR

Videot e Bebe Rexhës duke qarë në Instagram kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në fakt, e gjithë historia lidhet me një episod që këngëtarja pretendon se i ka ndodhur dje gjatë pritjes për të udhëtuar me avion për në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Bebe thotë se është diskrimuar në një aeroport gjerman, duke u thënë ndjekësve se nuk u lejua nga rojet e sigurisë që të udhëtonte, pasi i foli shqip një prej punonjësve të sigurisë dhe ajo e quan këtë “krim urrejtjeje”. Artistja shpërndau fotot dhe videot duke qarë nga aeroporti ndërkombëtar i Mynihut në Gjermani, duke pretenduar se një prej anëtarëve të personalit e kërcënoi dhe i ndaloi që të hipte në avion.

Sipas versionit të saj, Bebe thotë se i foli shqip agjentit të sigurisë, pasi kishte menduar se ishte shqiptar, por u përball me tension dhe fjalor të papërshtatshëm me gjithë stafin e aeroportit.

“Jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta merrja biletën dhe tani ai po më ndalon fluturimin,” tha ajo.

Bebe Rexha shpërthen në lot pas incidentit në aeroport: "E
FOTO: Instagram/@beberexha

Në një video të dytë, Rexha shton se:

“Unë besoj se ky është një krim urrejtjeje sepse jam shqiptare. Ai vazhdoi të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihesha keq dhe se ai ishte më i fuqishëm.”

Në një tjetër postim të pak orëve më parë në Instagram, Bebe ka treguar se është kontaktuar nga kompania e fluturimit Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur me një “më fal” të thjeshtë.

“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë.”

Artikuj të sugjeruar: