Elvis Pupa reagon sërish: “Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju”
Elvis Pupa, përmes një videoje të gjatë të publikuar në Instagram, reagoi (sërish) në lidhje me lajmet që qarkullojnë se aktori i humorit është në kërkim nga autoritetet australiane për kultivimin e kanabisit në ambientet e shtëpisë.
Duke bërë një paralelizëm me fëmijërinë dhe rregullat strikte të prindërve tanë, ai theksoi se nuk i ka borxh askujt, referuar edhe komenteve të shumta në rrjet.
“Të gjithë synojnë të jenë perfektë. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80… obobo… Gjithmonë na thoshin: “Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara”.
Por atëhere, lale, s’kishe shanse të gaboje, të mos guxoje të gaboje, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes.
Si rrjedhojë, prindërit thoshin: ‘Ky nuk është fëmija im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë”, e nis ai videon, duke bërë një krahasim mes prindërve dhe mënyrës se si është rritur:
Sa i përket akuzës, mediat australiane bënë me dije se familja Pupa ka kryer aktivitet të paligjshëm në shtëpinë e tyre.
Erjona Rusi flet hapur për raportin me Flor Gjinin pas marrëdhënies së tyre të ndërlikuar
Gjatë intervistës për Andale Media, Erjona Rusi foli hapur për marrëdhëniet me kolegët e saj të mëparshëm dhe për eksperiencat në karrierë.
Ajo theksoi se vlerëson kolegët që e kanë shoqëruar gjatë eksperiencës në “Shqipëria Live”, por për marrëdhënien me Florin Gjinin, ajo u shpreh qartë:
“Jo. S’kemi raporte fare. As të mira as të këqija, s’kemi raporte. U mbyll [sezoni], ai vazhdoi karrierën diku tjetër, unë vazhdova të qëndroja aty, te puna ime, te vendi im.”
Marrëdhënia mes Erjona Rusit dhe Flor Gjinit ka qenë për një kohë diskutim në media, pasi aludohej për një mosmarrëveshje mes dyshes, që çoi dhe në ndarjen e tyre si bashkëprezantues të mëparshëm të "Shqipëria Live".
Dafina & Fero shfaqen bashkë dhe ne kemi ca teori
Dafina dhe Fero janë shfaqur së bashku. Dafina ka bërë repost një foto me Feron dhe kemi ca teori:
1. Janë me pushime bashkë
2. Janë takuar krejt rastësisht dhe kanë bërë foto
3. Do na sjellin një bashkëpunim
Sigurisht që dy të parat qëndrojnë, por që ka shumë gjasa që mund të ketë një bashkëpunim, meqë është edhe verë. Ju do thoni që Dafina është në pritje të një bebushi, por që ajo na e ka premtuar një bashkëpunim. Mbase s’ju mbahet mend, por ja ku jemi ne, duke ju rikujtuar se para se të merrte një ‘pushim’ nga muzika, ajo sërish nënvizoi se surpriza na presin këtë verë. Ku i dihet!
“BBVA” mbaroi, por jo sherret! Vserlo shpërthen ndaj Gjestit dhe Eglit o.O
Vserlo duket se ka marrë kohën që të analizojë klikimet e këngëve të reja dhe Gjestit dhe Eglit. Pasi i ka analizuar, ka shpërthyer në Instagram, duke theksuar se do t’u hapë sytë njerëzve në lidhje me klikimet e shumta që kanë artistët nëpër video.
Ai, fillimisht, merret me këngën “Veshu Ndrequ” të Gjestit, duke e krahasuar me Ava Max dhe Miley Cyrus dhe duke lënë të nënkuptohet se shifrat janë të manipuluara.
“Krahasimi nuk ka vlerë! Por, Ava Max, 6.7M subscribers; Miley Cyrus, 19.7M subscribers. Të dyja artiste me famë botërore, kush më shumë e kush më pak. Ava, për 2 ditë (ka) 500K në këngë, Miley 5M për 2 muaj!”.
Më tej, shtoi: “Dhe vjen një Gjest me 100K subscribers të blerë kap 1.5M për 1 ditë? Hahahaha. Deluzioni e ka një limit! Bi*ch please”, shkroi ai.
Uh, sa shumë drama!
Laerti thotë se me gjakun e motrës së tij të ndjerë është rigjeneruar gjaku i Enver Hoxhës
Laert Vasili, i ftuar në “S’e Luan Topi” ka bërë një rrëfim tronditës, duke treguar një ngjarje shokuese nga regjimi komunist. Ai, dukshëm i prekur, tha se gjaku i motrës së tij 6-muajshe është përdorur për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha.
“Merrej gjaku nga foshnjat dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër, 6-muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk e kuptoje”, u shpreh ai.
Më tej, ish-banori i “BBVA 4”, shtoi se kjo ka qenë një histori me të cilën janë përballur familje të shumta, të cilat gjithsesi, kanë zgjedhur heshtjen. Ai nënvizoi se kjo ngjarje e detyroi nënën e tij që të largohej nga Tirana dhe ta lindte Laertin në Delvinë, pasi aty kishte ndjesinë se ishte më e sigurt.