Vetëm pak orë pasi Gjykata e Durrësit dha vendimin për lirimin e Noizy-t nga paraburgimi kundrejt një garancie pasurore prej pesë milionë lekësh, reperi ka shpërndarë disa video dhe një mesazh në Instagram-in e tij.
“Sa kisha pa prek telefonin…Uroj që të jeni mirë. Nuk di ku ta filloj, por di të them që kam besim në drejtësinë e dy vendeve,” u shpreh reperi, ndërsa rrugës në makinë u ndal për të takuar një djalosh të vogël me të cilin bëri dhe foto.
View this post on Instagram
Ai gjithashtu njoftoi faktin se, pas anulimit të koncertit në Shëngjin natën kur u arrestua, do të mbajë sërish një koncert atje, si edhe një tjetër në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi” në 21 gusht.
Vetëm pak minuta më vonë, Noizy ka bërë një shkrim në Instagram duke mos e fshehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga gjithë njerëzit gjatë këtyre ditëve të vështira.
Postimi i plotë i Noizy-t:
"Hey, faleminderit nga zemra të gjithëve! Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë më fort. Faleminderit fansave të mi më të mirët në botë, miqve të mi, kolegëve të mi që më kanë dhënë zemër në këtë moment të vështirë. Nuk do ta harroj kurrë!
Faleminderit familjes sime që ka gjithmonë me durim e dashuri për mua. Do punoj më shumë për t’jua shpërblyer."
Reperi duket se ka edhe dy fjalë për median dhe gjithë anët se si kjo histori është pasqyryar në Kosovë e Shqipëri.
"Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtësia. Pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës që e kam po ashtu në zemër.
Nga ana tjetër, unë do të vazhdoj të bëj muzikë për shqiptarët dhe fansat e mi kudo ndodhen nëpër botë, por dua të nënvizoj faktin se askush nuk ma ndalon dot t’i këndoj kombit tim, ku bën pjesë dhe Kosova që e kam në zemër gjithmonë.
Ju dua shumë, mirënjohje, Rigelsi!"
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: