Health

Cila është koha më e mirë e ditës për të vrapuar

Cila është koha më e mirë e ditës për të
FOTO NGA GRAZIA

Ka një një pyetje që shpesh i ndan në dy kategori njerëzit që duan të bëjnë vrap: cila është koha më e mirë e ditës për ta bërë këtë?

Në fakt, vrapi është një nga aktivitetet fizike më të dashura dhe më të praktikuara në botë, si për të mbajtur trupin në formë, ashtu edhe për kënaqësitë më të thjeshta që sjellë si qetësinë e mendjes, relaksin e trupit etj.

Natyrisht nuk ka një përgjigje të vetme për të gjithë: çdo moment i ditës ka të mirat dhe të këqijat e veta. Koha më e mirë për të vrapuar varet nga një sërë faktorësh personalë, mes tyre stili i jetës dhe raporti me aktivitetin fizik.

Për t'ju ndihmuar të vendosni se kur është më mirë të bëni vrap, ne kemi eksploruar të mirat dhe të këqijat e periudhave të ndryshme të ditës.

-Vrapi në mëngjes: të mirat dhe të këqijat

Imagjinoni të zgjoheni herët, kur dielli sapo ka dalë dhe ju të dilni për vrap. Për disa, ky është një makth i vërtetë. Për të tjerët, mënyra më e mirë për të nisur ditën. Në të vërtetë, të vrapuarit në mëngjes ka shumë anë pozitive. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t'u zgjuar dhe për ta nisur ditën si duhet. Plus, të vrapuarit me stomakun bosh mund të përshpejtojë djegien e kalorive, duke e bërë vrapin në mëngjes shumë efektiv për ata që përpiqen të humbin peshë.

Por vrapimi i mëngjesit ka edhe anët e veta negative. Temperatura e trupit në përgjithësi është më e ulët në mëngjes, gjë që i bën muskujt më të ngurtë dhe njerëzit nuk kanë aq shumë shkathësi. Nuk bëhet fjalë vetëm për muskujt: statistikisht, rreziku i sulmit në zemër ose goditjes në tru është më i lartë në orët e para të ditës.

-Vrapi në drekë: të mirat dhe të këqijat

Vrapimi në orët e drekës mund të duket si opsioni perfekt për ata që nuk u pëlqen të zgjohen herët. Me një temperaturë më të lartë të trupit se sa në mëngjes, muskujt janë më të ngrohtë dhe të gatshëm për veprim, duke ju ndihmuar kështu të përmirësoni performancën e aktivitetit fizik. Por, të vrapuarit në këtë orar të ditës ka edhe sfidat e veta. Një nga të parat është praktike: organizimi i orareve të drekës që të përshtaten me vrapimin kur jeni në punë, duke u marrë me fëmijët etj.

-Vrapi në mbrëmje: të mirat dhe të këqijat

Mbrëmja është për shumëkënd koha ideale për të çliruar stresin e grumbulluar gjatë ditës. Muskujt tuaj janë më të ngrohtë dhe më fleksibël, duke reduktuar rrezikun e lëndimit dhe duke përmirësuar aktivitetin fizik. Për më tepër, nëse menaxhohet mirë, vrapi në mbrëmje mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, falë lodhjes fizike dhe uljen e niveleve të stresit.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

What is the best time of day to run?

Cila është koha më e mirë e ditës për të
PHOTO BY GRAZIA

There is one question that often divides people who want to run into two categories: what is the best time of day to run?

In fact, running is one of the most loved and practiced physical activities in the world, both to keep the body in shape and for the simplest pleasures it brings, such as peace of mind, relaxation of the body, etc.

Of course, there is no one-size-fits-all answer: every moment of the day has its pros and cons. The best time to run depends on a number of personal factors, including lifestyle and physical activity.

To help you decide when it's best to run, we've explored the pros and cons of different times of day.

-Running in the morning: pros and cons

Imagine waking up early, when the sun has just risen, and you go for a run. For some, this is a real nightmare. For others, the best way to start the day. Indeed, jogging in the morning has many positive sides. This is a great way to wake up and start the day off right. Plus, jogging on an empty stomach can speed up calorie burning, making morning jogging very effective for those trying to lose weight.

But morning jogging has its downsides. Body temperature is generally lower in the morning, which makes the muscles stiffer and people don't have as much flexibility. It's not just about the muscles: statistically, the risk of a heart attack or stroke is higher in the early hours of the day.

- Running at lunch: the pros and cons

Running at lunchtime may seem like the perfect option for those who don't like waking up early. With a higher body temperature than in the morning, the muscles are warmer and ready for action, thus helping you improve your physical activity performance. But running at this time of day also has its own challenges. One of the first is practical: arranging lunch times to fit around running around when you're at work, taking care of the kids, etc.

-Evening jogging: pros and cons

For many, the evening is the ideal time to release the stress accumulated during the day. Your muscles are warmer and more flexible, reducing the risk of injury and improving physical activity. Moreover, if managed well, running in the evening can improve sleep quality, thanks to physical exhaustion and reduced stress levels.

Suggested Articles: