Health

Çfarë është dieta "MIND" dhe si ndikon në shëndet?

Çfarë është dieta "MIND" dhe si ndikon në
FOTO: Getty | apomares

Ne e dimë që ushqimi ka shumë fuqi në jetën e njerëzve, jo vetëm në pjesën e shëndetit dhe vlerave që i japim organizmit. Por, a mundet që një regjim ushqimor apo një dietë e caktuar të ngadalësojë moshimin?

Shkenca thotë se ka mundësi, por sidomos duke u fokusuar në shëndetin e trurit tuaj. Sipas një studimi të fundit në “Annals of Neurology”, dieta mesdhetare e kombinuar me atë DASH (dieta që kontrollon hipertensionin), të dyja ndihmojnë në uljen e rrezikun të demencës dhe ngadalësimin e moshimit.  

Çfarë është dieta MIND?

Dieta MIND është në një kombinim i dietës mesdhetare dhe DASH.

"Përbërësit kryesorë të kësaj diete janë 'ushqimet për trurin' si arrat, manaferrat, vaji i ullirit dhe perimet me gjethe jeshile," thotë Martha Theran, drejtuese e Qendrës së Jetëgjatësisë Pritikin.

"Këto ushqime janë të pasura me lëndë ushqyese dhe anti-oksidantë që mbështesin funksionin e trurit dhe ndihmojnë në parandalimin e rënies së funksionit njohës me kalimin e moshës,” vijon ajo.  

Sipas nutricionistes Nicola Guess, dieta "MIND" përmban këto ushqime që duhet të konsumohen si më poshtë:

-Drithërat integrale: 3 porcione në ditë

-Perime jeshile pa gjethe: 1 porcion në ditë

-Perime me gjethe jeshile: 6+ porcione në javë

-Arra: 5+ porcione në javë

-Fasule: 4+ porcione në javë

-Manaferra: 2+ porcione në javë

-Mish pule: 2+ vakte në javë

-Peshk: 1+ vakte në javë

A mund të ndihmojë dieta MIND në ngadalësimin e procesin e moshimit?

Një studim i publikuar në revistën "Alzheimer's & Dementia", ka zbuluar faktin se individët që ndiqnin dietën "MIND" kishin rrezik më të ulët (me 53%) për t'u prekur nga Alzheimeri.

Gjithsesi, ky tregues nuk “vulos” ndikimin absolut të kësaj diete në ngadalësimin e moshimit, pasi në mesin e personave që e ndjekin si dietë ka nga ata që preferojnë më shumë manaferrat se arrat apo ushqime të tjera, që nëse nuk konsumohen në mënyrë të detajuar siç e përcakton dieta "MIND", nuk kanë të njëjtin efekt në këtë proces.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Kjo vajzë filmoi veten duke ngrënë ushqimin e fundit që nëna e saj kishte gatuar përpara se të ndërronte jetë dhe videoja u bë virale

Xhensila dhe Ledri takojnë Duan 😌

Shawn Mendes performon në Sunny Hill 😍😍😍

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

What is the "MIND" diet and how does it affect health?

Çfarë është dieta "MIND" dhe si ndikon në
PHOTO: Getty | apomare

We know that food has a lot of power in people's lives, not only in terms of health and the values ​​we give to the body. But can a certain food regimen or diet slow down aging?

Science says there is a possibility, but especially by focusing on the health of your brain. According to a recent study in "Annals of Neurology", the Mediterranean diet combined with the DASH (diet to control hypertension), both help reduce the risk of dementia and slow aging.  

What is the MIND diet?

The MIND diet is a combination of the Mediterranean and DASH diets.

"The main components of this diet are 'brain foods' like nuts, berries, olive oil and green leafy vegetables," says Martha Theran, director of the Pritikin Longevity Center.

"These foods are rich in nutrients and antioxidants that support brain function and help prevent cognitive decline with age," she continues.  

According to nutritionist Nicola Guess, the "MIND" diet contains the following foods that should be consumed as follows:

- Whole grains: 3 portions per day

-Green vegetables without leaves: 1 portion per day

-Green leafy vegetables: 6+ servings per week

-Nuts: 5+ servings per week

-Beans: 4+ servings per week

- Berries: 2+ servings per week

-Chicken: 2+ meals per week

-Fish: 1+ meals per week

Can the MIND diet help slow down the aging process?

A study published in the journal "Alzheimer's & Dementia" revealed the fact that individuals who followed the "MIND" diet had a lower risk (by 53%) of developing Alzheimer's.

However, this indicator does not "seal" the absolute impact of this diet in slowing down aging, since among the people who follow it as a diet there are those who prefer berries more than nuts or other foods, that if they are not consumed properly detailed as defined by the "MIND" diet, do not have the same effect on this process.

Suggested Articles:

 

----news/77581/cfare-eshte-dieta-mind-dhe-a-e-ngadaleson-vertet-plakjen