Celebrity

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë se mendon gjithnjë për vdekjen

Shkruar nga Anabel

29 Korrik 2024

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë

Keanu Reeves, në rolet e tij në “Point Break” (1991); “Speed” (1994); “The Matrix” (1999) dhe “John Wick” (2014), e ka shmangur vdekjen, por në jetën e vërtetë, mendon për të gjithë kohës. Për shumë nga ne, vdekja është një tematikë që duam ta shmangim, por aktori 59-vjeçar nuk është rasti.

“Jam 59 vjeç dhe mendoj për vdekjen gjatë gjithë kohës”, u shpreh Reeves në një intervistë për BBC.

“Kjo është një gjë e mirë”, shtoi ai, duke thënë se duhet të jemi mirënjohës për frymëmarrjet që këmbejmë dhe për marrëdhëniet që kemi potencialin të krijojmë.

Reeves është duke promovuar novelën e tij të parë, “The Book of Elsewhere”, i shkruar në bashkëpunim me autorin britanik China Miéville. Në këtë novelë, rrëfehet historia e një luftëtari të pavdekshëm, i cili do të vdesë.

Në dekadat e jetës së tij, Keanu Reeves ka pësuar humbje të shumta të njerëzve të dashur, ndaj është mëse e justifikueshme dhe normale që tematika e vdekjes të jetë prezente në mendjen e tij. Ai ka treguar se kreativiteti vjen nga dhimbja dhe se jeta, megjithë sfidat dhe humbjet, ia vlen të jetohet.

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë

I lindur në Beirut të Libanit, Reeves është zhvendosur shumë herë gjatë jetës së tij. E ëma e aktorit, Patricia Taylor, ishte një showgirl, ndërsa i ati, Samuel Reeves, një shkencëtar. Ndërsa e motra, Kim, lindi pasi ata u zhvendosën në Australi. Samuel Reeves, pas ca kohësh e braktisi familjen.

“Historia mes meje dhe tim ati është shumë e vështirë”, ka thënë Keanu në një intervistë për Details në vitin 1991. Reeves ka shkuar në 4 gjimnaze të ndryshme, përfshirë edhe në atë nga i cili u përjashtua, për të ndjekur karrierën në aktrim. Në rolin e tij të parë, ai u shfaq në filmin “Youngblood”, në vitin 1986.

Më pas, ai shkoi në Los Angeles dhe në moshën 16-vjeçare nënshkroi një kontratë me Erwin Stoff, menaxher dhe nipi i njerkut të tij. Ai dhe Erwin bashkëpunuan për 30 vite. Në vitin 1989, Reeves u shfaq në komedinë “Bill & Ted’s Excellent Adventure”, ku për pak ndërroi jetë nga një aksident me motor. Aksidenti e la me një shenjë të madhe dhe të thellë në stomak.

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë

Reeves u njoh asokohe me Martha Plimpton, të dashurën e River Phoenix (vëllai i ndjerë i Joaquin Phoenix), e cila i prezantoi të dy aktorët. Ata u bënë menjëherë miq shumë të mirë, falë dashurisë që kishin për muzikën dhe një tjetër pikë lidhëse për ta ishte fëmijëra e vështirë që të dy djemtë kanë kaluar. Phoenix është rritur në kultin “Children of God” dhe ka qenë i abuzuar seksualisht në moshën 4-vjeçare.

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë
Keanu Reeves dhe River Phoenix

Dyshja u shfaq në filmin “I Love You to Death” (1990) dhe më pas, në “My Own Private Idaho” (1991), por për fat të keq, Phoenix ndërroi jetë nga një overdozë në clubin “Viper Room”.

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë
Kim dhe Keanu Reeves

Ndërkohë, e motra e Reeves, Kim, po përballej me leuçeminë. Edhe pse ishte një ndër aktorët më të kërkuar gjatë asaj periudhe, sërish Keanu gjendej pranë motrës, për të përballuar sëmundjen e saj.

“Kur dhimbja bëhej shumë e madhe, ai ulej pranë meje, më mbante dorën. Më mbështeste gjithë kohën, edhe kur ishte larg”, është shprehur Kim.

Reeves dhuroi miliona dollarë për studimet mbi kurën e kancerit.

Ndërsa ishte shumë i afërt me nënën dhe motrën, Keanu e përjashtoi totalisht nga jeta e tij të atin, Samuel. Në vitin 1994, i ati u arrestua për posedim të kokainës dhe heroinës, duke u burgosur për 10 vjet. Ai vuajti dënimin për 2 vite dhe kërkoi të vendoste kontakte me të birin, por dëshira nuk ishte e ndërsjellë. Samuel ndërroi jetë në vitin 2018 dhe Reeves nuk shkoi në funeralin e tij.

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë
The Matrix

Viti 1999 ishte ndër sukseset më të mëdha në karrierën e tij, pasi luajti rolin kryesor në “The Matrix”, por ishte edhe viti i humbjeve të mëdha. Asokohe, e dashura e tij, Jennifer Syme ishte 8 muajshe shtatzënë, kur solli në jetë vajzën e tyre, Ava. Syme dhe Reeves ishin çift prej 1 viti dhe kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin. E bija e tyre ndërroi jetë dhe kjo solli edhe ndarjen e dyshes, të cilët mbetën miq të mirë.

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë
Jennifer Syme

Në vitin 2001, Syme pësoi një aksident dhe ndërroi jetë tragjikisht. Ajo ishte 28 vjeç. Reeves foli në një intervistë për Parade, duke u shprehur se dhimbja ndryshon formë, por nuk ndalon kurrë. “Njerëzit e keqkuptojnë dhe mendojnë se mund ta përballojnë dhe thonë: “Iku, jam më mirë”, por gabojnë”.

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë

Sot, Reeves është në një lidhje të gjatë me të dashurën e tij, Alexandra Grant. Ata u shfaqën për herë të parë në një tapet të kuq në 2019-ën, ku shkëmbyen edhe puthje.

Një jetë e mbushur me humbje të trishta: Keanu Reeves thotë
Alexandra Grant dhe Keanu Reeves

Artikuj të sugjeruar: