Instagramming

Drama më e re! Arta, Ana Kabashi dhe Bardhi përfshihen në një debat virtual

Shkruar nga Anabel

25 Korrik 2024

Drama më e re! Arta, Ana Kabashi dhe Bardhi përfshihen në 

S’na e priste mendja ta shihnim Bardhin në një debat (megjithëse virtual), por jo që ndodhi. Shkak u bë intervista e Arta Kabashit, e cila e ftuar në “Era Vera”, u shpreh se nuk ka folur me Bardhin, për shkak të Bardhit.

“Kur e urova, Bardhi nuk më ka thënë as “faleminderit”, u shpreh ajo, referuar urimit për shtatzëninë e Sarës. Arta supozoi se Sara s’e ka lejuar Bardhin që t’i kthejë një përgjigje.

Drama më e re! Arta, Ana Kabashi dhe Bardhi përfshihen në

Qartazi, Bardhit s’i ka pëlqyer intervista dhe fjalët e Artës dhe ka komentuar:

“Ekziston inbox-i bre Artë, se je mbytur duke dalë e duke folur keq nëpër intervista, ndaj nuk të flasim. S’kam për çfarë të të them “faleminderit”, kur në TV je tjetër e live je tjetër! Se ke mundur të na e kursesh nëse na kishe pasur shokë. Edhe diçka: Mos harroni se në këtë showbiz ndez me punë edhe përkushtim, nuk ndez duke i sharë të tjerët nëpër intervista. Deri kur më?”

Drama më e re! Arta, Ana Kabashi dhe Bardhi përfshihen në

Ndonëse Arta s’ka kthyer një përgjigje (përpos intervistës), Ana, e motra e saj, joined the chat dhe u shpreh në Instastory: “Zakonisht, nuk përzihem dhe as nuk reagoj në këto deklarata. Po shihet që ti Bardh nuk e ke shkruar (komentin)”, shprehet Ana. Më tej, vijon se Bardhi e njeh Artën dhe mirësinë e saj brenda dhe jashtë “BBVA 3”.
 
“Po më vjen keq, o Bardhosh, që ke rënë në këtë nivel se unë kam qenë dëshmitare dhe e gjithë Portokallia e Top Channel, kur Arta ka ardhur t’ju nderojë dhe t’ju urojë ty dhe atë zonjën (Sarën) dhe ti as s’i ke folur dhe as nuk e ke parë. Se nuk ke guxuar!”.
 
Mandej, shton:
 
“Sa i përket të ndezurës, aman, i qofsh falë Jetmir Agajt (ish-menaxherit të Bardhit), se ti as nuk ishe ku je! Se nuk je më e ti e di më së miri këtë fakt! S’po ta bëj tag se s’ia vlen. E sigurt që e sheh me llogari të rreme”.

Drama më e re! Arta, Ana Kabashi dhe Bardhi përfshihen në

Artikuj të sugjeruar: