Metropolitan

Probleme në Microsoft: Kaos në botë për shkak të mosfunksionimit të sistemeve

Probleme në Microsoft: Kaos në botë për shkak të 

Një problem në Microsoft ka sjellë kaos në aeoroporte, banka, hekurudha e sipërmarrje në mbarë botën, pasi shumë shërbime kaluan ‘offline’ duke paralizuar botën dhe miliona njerëz që dëshironin të merrnin shërbime etj.
 
Transporti ajror në Londër, Melburn, Brisbane, Sidnej etj u prek drejtpërdrejt, po ashtu, problematika patën edhe spitalet, pasi një numër i madh punonjësish nuk mund të aksesoheshin në kompjuterat e tyre. Në Mbretërinë e Bashkuar pati edhe ndërprerje të transmetimit të Sky News.

Ekspertët e Microsoft e lidhën problemin me një përditësim të ri të softuerit, të kryer nga firma e sigurisë kibernetike, “Crowdsrike” që ka prekur sistemet kompjuterike në të gjithë botën. Ekspertët u shprehën se do të duhen disa ditë për normalizimin e situatës, pasi çdo PC do të rregullohet manualisht.
 
Microsoft konfirmoi se po hetonte një problem me shërbimet dhe aplikacionet e tij, si dhe paralajmëroi një ‘degradim të shërbimit’, që nënkuptonte se përdoruesit mund të mos ishin në gjendje të merrnin shumë prej shërbimeve të njohura të kompanisë, të cilat përdoren nga miliona biznese dhe njerëz në mbarë botën.
 
Ndër firmat e prekura janë Ryanair, linja ajrore më e madhe në Europë, e cila tha në faqen e saj të internetit: “Ndërprerje të mundshme në të gjithë rrjetin (e premte 19 korrik) për shkak të një ndërprerjeje globale të sistemit të palëve të treta. Ne këshillojmë pasagjerët të arrijnë në aeroport tre orë përpara datës fluturimi i tyre për të shmangur çdo problematikë.”
 
Në SHBA, fluturimet u ndaluan për shkak të problemeve të komunikimit që duket se lidhen me ndërprerjen. American Airlines, Delta dhe United Airlines ishin mes linjave të prekura. Aeroporti i Berlinit ndaloi përkohësisht të gjitha fluturimet të hënën, ndërsa në Australi, aeroporti i Melburnit njoftoi klientët se "po përjetonte një çështje globale teknologjike që po ndikon në procedurat e check-in për disa linja ajrore".
 
Praktikat e mjekëve të përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar thanë se nuk janë në gjendje të aksesojnë të dhënat e pacientëve ose të rezervojnë takime për shkak të ndërprerjes së internetit. Operacionet u drejtuan në rrjetet sociale për të raportuar se nuk mund të hynin në sistemin EMIS Web. Shoqata Kombëtare e Farmacive konfirmoi gjithashtu se shërbimet e Mbretërisë së Bashkuar mund të preken.
 
Alan Woodward, një profesor i sigurisë kibernetike në universitetin e Surrey, tha se ndërprerja duket se ishte shkaktuar nga një produkt IT i quajtur “Crowdstrike Falcon”, që monitoron sigurinë e rrjeteve të mëdha të PC-ve dhe shkarkon një pjesë të softuerit monitorues në çdo pajisje.

“Produkti përdoret nga organizata të mëdha që kanë një numër të konsiderueshëm kompjuterësh, për të siguruar që gjithçka të monitorohet. Fatkeqësisht, nëse humbasin të gjithë kompjuterët, ata nuk mund të funksionojnë ose vetëm në një nivel shërbimi shumë të vogël", duke shtuar se ndreqja e problemit mund të zgjasë disa ditë.

“Frustrimi kryesor është se për të rregulluar problemin do të kërkohet ndërhyrje manuale në çdo PC të prekur. Kjo do të nënkuptojë vonesa të mëdha në rikuperim dhe rrjedhimisht ndërprerje për ditët në vijim", tha ai.
 

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Trouble at Microsoft: Global internet outage causes chaos

Probleme në Microsoft: Kaos në botë për shkak të 

A problem at Microsoft has brought chaos to airports, banks, railways and businesses around the world, as many services went offline, paralyzing the world and millions of people who wanted to bank, travel and more.
 
Air transport in London, Melbourne, Brisbane, Sydney, etc. was directly affected, stopping flights, and hospitals also had problems, as a large number of employees could not access their computers. In the UK there was a Sky News blackout and the NHS GP booking system was also down.

Microsoft experts linked the problem to a new software update carried out by cyber security firm Crowdsrike that has affected computer systems around the world. Experts said that it will take a few days to normalize the situation, as each PC will be adjusted manually.
 
Microsoft confirmed it was investigating a problem with its services and apps, and warned of a 'service degradation', which meant users might not be able to get many of the company's popular services, which are used by millions of businesses and people around the world.
 
Among the firms affected are Ryanair, Europe's largest airline, which said on its website: "Potential network-wide disruption (Friday 19 July) due to a global third-party system outage. the third. We advise passengers to arrive at the airport three hours before their flight date to avoid any issues."
 
In the US, flights were grounded due to communication problems that appeared to be related to the outage. American Airlines, Delta and United Airlines were among the airlines affected. Berlin airport temporarily suspended all flights on Monday, while in Australia, Melbourne airport notified customers that it was "experiencing a global technology issue that is affecting check-in procedures for some airlines".
 
GP practices in the UK said they are unable to access patient records or book appointments due to the internet outage. Operations took to social media to report that they could not access the EMIS Web system. The National Pharmacy Association also confirmed that UK services may be affected.
 
Alan Woodward, a professor of cyber security at the University of Surrey, said the outage appears to have been caused by an IT product called Croëdstrike Falcon, which monitors the security of large PC networks and downloads some of the monitoring software to any device.

“The product is used by large organizations that have a significant number of computers to ensure that everything is monitored. "Unfortunately, if all the computers are lost, they may not be able to function or only at a very low level of service," adding that fixing the problem could take several days.

“The main frustration is that fixing the problem will require manual intervention on every affected PC. This will mean major delays in recovery and therefore disruption for the next few days," he said.