News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Putini paralajmëron Finlandën: Bashkimi në NATO do të ishte një gabim i madh

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar homologun e tij finlandez se bashkimi më NATO dhe largimi i vendit prej statusit neutral do të ishte "gabim". Ai iu drejtua Sauli Niinistö duke i thënë se nuk ka asnjë lloj kërcënimi në sigurinë e Finlandës. Shkëmbimi i bisedave erdhi gjatë një telefonate bërë nga presidenti finlandez, para një kërkese zyrtare që Finlanda pritet të njoftojë shumë shpejt.

Gjithashtu edhe Suedia ka treguar qartazi qëllimin e saj për t'ju bashkuar aleancës perëndimore, që pas sulmit rus në Ukrainë.

Finlanda ndan 1,300 km kufi me Rusinë. Deri tani, ajo ka qëndruar jashtë Natos për të shmangur konfliktet me fqinjin lindor. Putin nuk bëri një kërcënim specifik lidhur me masën e Finlandës, por Ministria e Jashtme ruse është shprehur se do të ketë hakmarrje.

Ndërkohë që prej ditës së djeshme, Rusia ndërpreu furnizimin e saj me elektricitet për Finlandën. Autoritetet finlandeze thanë se mund t'ja dalin edhe pas shkëputjes pasi furnizimi i energjisë ruse zë pak vend në konsumin total dhe ndikimet janë thuajse të pallogaritshme.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo Credits: GETTY IMAGES

10 të vdekur brenda një supermarketi në New York

Një 18-vjeçar është i dyshuari kryesor që ka qëlluar për vdekje 10 persona në një lagje të Nju Jorkut ku jetojnë më së shumti njerëzit me ngjyrë. Krimi deri më tani është komentuar si sulm për motive racore dhe ndodhi në një prej supermarketeve të zonës.

I dyshuari hyri në dyqan të shtunën pasdite përpara se të hapte zjarr. Madje ai e filmoi dhe postoi vetë të gjithë ngjarjen online në rrjete sociale. Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi aktin duke e quajtur të neveritshëm. Në total janë qëlluar rreth 30 njerëz dhe shumica e viktimave ishin njerëz me ngjyrë. Sipas dëshmitarëve dhe hetimeve të para, autori ishte parapërgatitur për krimin e kryer aq sa kishte menduar edhe për detajet e regjistrimit të skenës makabër.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo Courtesy of CBS NEWS

E drejta për abort: Amerikanët protestojnë!

Mijëra përkrahës të së drejtës për abort po protestojnë që prej të shtunës në të gjithë Amerikën dhe organizatorët thanë se marshimet do të vazhdojnë gjatë gjithë verës nëse Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e çështjes “Roe kundër Wade” që legalizoi abortin në mbarë vendin.

Organizatat “Planned Parenthood”, “Women’s March” dhe grupe të tjera për të drejtat e abortit organizuan më shumë se 400 marshime të shtunën, me pjesëmarrjen më të madhe të pritshme në Neë York, Uashington, Los Angeles dhe Chicago.

Revolta është një lloj reagimi ndaj ideve dhe opinioneve paraprake që qarkullojnë që prej 2 majit, ku shumica konservatore e gjykatës paraqiste argumentat për anulimin e vendimit historik të vitit 1973 që përcaktoi të drejtën kushtetuese federale për të ndërprerë shtatzëninë.

Vendimi përfundimtar i gjykatës, i cili mund t’u japë shteteve fuqinë për të ndaluar abortin, pritet të merret në qershor. Rreth gjysma e shteteve të SHBA-së mund të ndalojnë ose të kufizojnë ndjeshëm abortin nëse Gjykata e Lartë shfuqizon vendimin që mbron të drejtën e abortit.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina fiton Eurovizionin, presidenti Zelensky: 'Vitin tjetër shihemi në Mariupol'

Grupi ukrainas ‘Kalush Orchestra’ fitoi çmimin e parë në festivalin e Eurovizionit.

Grupi i muzikës rap-folk, të cilit iu dha leje special për t’u larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta mori 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, pas pushtimit të vendit nga Rusia.

Në fund të performancës së tyre në finale e mbajtur në Torino, grupi bëri thirrje për lutje për ndihmë ndaj Ukrainës dhe veçanërisht Mariupolit dhe zonës së uzinës së çelikut Azovostal ku ende ka të bllokuar ushtarë ukrainas dhe qytetarë.

Një fitore e tillë i jep të drejtën Ukrainës që vitin e ardhshëm ta organizojë Eurovizionin në vendin e saj. Ndonëse momentalisht situata është kritike, Zelensky tha se Ukraina do t'ja dalë mbanë që deri në 2023-shin, festivali të organizohet dhe shfaqet në Mariupolin e rindërtuar.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Burimi: CNN, BBC

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

News in a few minutes: What's going on in the world

Putin warns Finland: Joining NATO would be a big mistake

Russian President Vladimir Putin has warned his Finnish counterpart that joining NATO and leaving the country from neutral status would be "wrong". He addressed Saul Niinistö, telling him that there is no kind of threat to Finland's security. The exchange of conversations came during a phone call made by the Finnish president, before an official request finland is expected to announce very soon.

Sweden has also clearly shown its intention to join the Western alliance, since the Russian attack in Ukraine.

Finland shares 1,300 km (810 miles) border with Russia. So far, it has stayed out of Nato to avoid conflicts with the eastern neighbour. Putin did not make a specific threat regarding Finland's move, but the Russian Foreign Ministry has expressed that there will be retaliation.

As of yesterday, Russia cut off its electricity supply to Finland. Finnish authorities said they could succeed even after the break-up as Russian energy supply takes little place in total consumption and the impacts are almost unaccountable.

 

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo Credits: GETTY IMAGES

10 dead inside a New York supermarket

An 18-year-old man is the main suspect who fatally shot 10 people in a New York neighborhood where people of color live mostly. The crime has so far been commented on as a racially motivated attack and occurred at one of the area's supermarkets.

The suspect entered the store on Saturday afternoon before opening fire. He even filmed and posted the entire event online on social media himself. U.S. President Joe Biden condemned the act by calling it disgusting. In total, about 30 people were shot and most of the victims were people of color. According to the first witnesses and investigations, the author was prepared for the crime committed as much as he had thought of the details of the macabre scene recording.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo Courtesy of CBS NEWS

Right to abortion: Americans protest!

Thousands of right-to-abortion supporters have been protesting since Saturday across America, and organizers said marches will continue throughout the summer if the Supreme Court overthrows the "Roe vs. Wade" case that legalized abortion nationwide.

Planned Parenthood, Women's March and other abortion rights groups organized more than 400 marches Saturday, with the largest expected turnout in Neë York, Washington, Los Angeles and Chicago.

The revolt is a kind of reaction to preliminary ideas and opinions that have been circulating since May 2, where the court's conservative majority presented arguments for reversing the landmark 1973 decision that defined the federal constitutional right to terminate the pregnancy.

The court's final decision, which could give states the power to ban abortion, is expected to be made in June. About half of U.S. states can significantly ban or restrict abortion if the Supreme Court rescinds the decision protecting the right to abortion.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraine wins Eurovision, President Zelensky: 'Next year I'll see you in Mariupol'

Ukrainian band Kalush Orchestra won the first prize at the Eurovision Festival.

The rap-folk music group, which was given special permission to leave the war-torn country received 631 points in a symbolic show of public support, following Russia's invasion of the country.

At the end of their performance in the final held in Turin, the group called for prayers for help to Ukraine and especially Mariupol and the area of the Azovostal steel plant where ukrainian soldiers and citizens are still trapped.

Such a victory entitles Ukraine to host Eurovision in its country next year. Although the situation is currently critical, Zelensky said Ukraine will succeed that by 2023, the festival will be organized and displayed in the rebuilt Mariupol.

Burimi: CNN, BBC