Metropolitan

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të ndjerë

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të

Kanë nisur homazhet për kolosin e letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Personalitete të njohur nga Shqipëria e Kosova janë mbledhur për të nderuar mjeshtrin e letërsisë shqipe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Në ceremoninë shtetërore kanë marrë pjesë ndër të tjera kryeministri Edi Rama, së bashku me të shoqen, Linda Ramën, presidenti Begaj, Lindita Nikolla, gjithashtu edhe Vjosa Osmani e Albin Kurti. Sigurisht që nuk kanë munguar persona të afërt me shkrimtarin e njohur, të cilët kanë thënë fjalët e tyre dhe kanë risjellë kujtimet e tyre me Ismail Kadarenë.

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të

Alda Bardhyli u shpreh:

“Mendoj që Kadare iku i qetë, pasi ai mendonte që e kishte kryer atë që është shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e të gjithë veprës së tij të plotë. Kjo e bënte atë të qetë dhe besoj ka ikur pa brenga”.

Ylljet Aliçka e cilësoi si një “baba shpirtëror” Ismail Kadarenë, duke thënë:

“Mund ta quajmë një emancipues shpirtëror të shoqërisë shqiptare, tej talentit të tij si shkrimtar. Në gjithë botën është i përhapur sepse letërsia e tij shijohet. Iku fizikisht, por vepra mbetet dhe do e kujtojmë gjithmonë me mall ne që e kemi njohur nga afër. Kam një arsye personale për ta ndjerë çik më shumë dhimbjen. Më ka promovuar, më ka bërë parathënie librash dhe e konsideroj si baba shpirtëror”.

Preç Zogaj kujtoi bisedën e fundit me shkrimtarin e ndjerë:

“Biseda të fundit kam zhvilluar në takime në bulevard, kemi komunikuar për emisione letrare, për emisione tek “Opinion” për letërsinë. Të fundit herë kam pasur një komunikim me imazh. Më herët kam pasur komunikime më intensive. Jam një lexues që kam lexuar çdo gjë të tij”.

Fatos Kongoli tha se e ka adhuruar gjithnjë si autor Kadarenë:

“Një shkrimtar i madh i përmasave botërore, është njeriu që ka bërë për Shqipërinë. Unë e kam adhuruar gjithmonë Kadarenë si autor. Kemi pasur një mik të përbashkët. Vila e Kadaresë në Qerret ishte ngjitur me të mikut tonë, aty takoheshim shpesh. Më ndodhte që takoheshim dhe në raste të ndryshme".

Më tej, u shpreh:

"Muhabetet tona kanë qenë nga më të bukurat, sepse Ismaili ishte i çliruar komplet nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme. Nuk ka rëndësi se çfarë flisnim. Ismaili nuk është shkrimtar i zakonshëm, ai është shkollë letrare. Shumë shkrimtarë të rinj e imitonin, mirëpo proza e Kadaresë është e paimitueshme. Është një shkrimtar i pavdekshëm”.

Fjala e Blendi Fevziut:

"Ismail Kadare ka qenë një nga njerëzit që më ka frymëzuar më shumë në jetën time, ka qenë një nga modelet që unë jam munduar të kem, ka qenë një mik i imi dhe e kam intervistuar shumë herë. Rreth 15 intervista gjatë 26 viteve të fundit. Kam pasur një raport miqësor me të, kemi shkuar dhe kemi ardhur. Ka qenë intelektuali më i madh që Shqipëria ka nxjerrë, është vështirë të thuash se kur Shqipëria do të ketë një personalitet të tillë sërish".

Ai shtoi:

"Ishte i vështirë kur nuk e kuptonin, por ishte njeri shumë normal dhe shumë i këndshëm, kishte një autoironi që shumë veta e kanë dhe kjo e bën shumë interesant. Lamtumirën Ismail Kadaresë më shumë se sa institucionet ia japin lexuesit e tij, ia japin ata që e kanë adhuruar, ia japin ata që ju ka zbukuruar mbrëmjet apo ditët në leximet e tij dhe ja japin ata të cilët do t’i ruajnë vepra e Kadaresë në bibliotekat e tyre, por edhe në zemrat dhe mendjet e tyre".

Rita Petro tha:

"Shkrimtari Kadare do të jetë gjithë kohën tek ne dhe ne do të ikim dhe breza të tërë dhe ai do të vazhdojë të jetë me librat e tij në bibliotekat e çdo njeriu që mendoj që nuk ka shqiptarë që nuk ka një libër të Kadaresë në shtëpinë e tij. Gjithashtu doja të thoja që ata dy ditët e para që ndodhi kjo gjë qielli ishte shumë i ngrysur njëlloj si në romanet e Kadaresë. Ishte kthyer edhe në stilin e tij sepse ai dëshironte një Shqipëri me diell perëndimor dhe nëpërmjet alegorisë së tij, nëpërmjet kësaj ngrysje dhe shirave që vazhdonin binin ai solli shpresën tek ne dhe shkroi për të dy epokat. Është nga ato personalitete që mendoj që çdo politikan shqiptar do të dëshironte të ishte që të ishte i të gjithëve".

Bajram Begaj vlerësoi talentin e Kadaresë, duke e quajtur "emblemë ndërkombëtare": 

“Shqipëria dhe shqiptarët përcjellin sot për në panteonin e përjetësisë gjeniun e tyre të letrave, Ballkani poetin e miteve të tij, Europa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Falë talentit të rrallë dhe ndërgjegjes patriotike, Ismail Kadare fitoi për së gjalli statusin e privilegjuar të emancipuesit shoqëror dhe atij identitar. Novator në stil, si dhe në gjuhë, së bashku me Nënë Terezën, ai u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne. Ismail Kadare do të përkujtohet gjithmonë me nderim si promovues, si askush tjetër, i krenarisë kombëtare, veçanërisht i orientimit evropian të kombit shqiptar. Lamtumirë, i madhi ynë!”

Edi Rama, në fjalën e tij u shpreh:

"I dashur Ismail, nuk ta tregoj dot sa do doja të ta tregoja ç’më panë sytë e ç’më tha mendja duke u marrë me funeralin tënd. Por më duhet të të falenderoj që në këtë novelë të pashkruar më dhe atë përgjigjen që s’ta mora dot në të gjallë kur thoshe "nuk shkruaj më", ma ktheje "i kam thënë të tëra". Sot jam plotësisht i bindur se Ismail Kadare i tha vërtetë të tëra ç’kishte për të thënë. Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija. Jo bashkë me dëshmorët sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte në asnjë qelizë të tij dëshirën për të rënë dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, sepse as nuk ia kanë borxh t’i bëjnë vend në varret e tyre dhe as na i kishte Ismaili borxh që t’i ndalojmë vetminë e tij vetëm e vetëm sepse nuk ja ndalon dot duke na parë me shpotinë e vetë duke na thënë 'jo-në' e tij. As përballë "Rogner-it".

Më tej, vijoi:

"Ismail Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale që mori të tëra lëvdatat e botës dhe tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Mbeti në arkivat e procesverbaleve të Nobel, i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime. Ai erdhi, shkroi dhe iku. I kemi vetëm një detyrim, t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar që e kishte lemeri dhe as nga tubimet, nderimet dhe fjalimet që i kishte llahtari.

Përditësim: Ismail Kadare përcillet për në banesën e fundit, i shoqëruar me duartrokitje e nderime të shumta.

Foto nga ceremonia:

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të

REELS

Dhjetori është muaji ideal për t’u kujdesur për veten dhe për të përfituar. ✨ Në @31cosmetics.al , të presin këto oferta speciale: 👩‍🦰 HAIRCARE: 10–20% ulje për të gjitha produktet për kujdesin e flokëve! 💄 Make-Up: 20–25% ulje në të gjitha produktet e make-up-it! 🌸 Parfume: 20–30% ulje në aromat e preferuara! 🔥 Sete Skincare & Parfume: 20–40% ulje në kujdesin për lëkurën tuaj dhe setet me aromat më të veçanta!

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Goodbye Ismail Kadare! Tributes in honor of the late writer

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të

Tributes have begun for the colossus of Albanian literature, Ismail Kadare. Well-known personalities from Albania and Kosovo have gathered to honor the master of Albanian literature.

Lamtumirë Ismail Kadare! Homazhet në nder të shkrimtarit të

The state ceremony was attended by Prime Minister Edi Rama, together with his wife Linda Rama, President Begaj, Lindita Nikolla, as well as Vjosa Osmani and Albin Kurti. Of course, there have been no shortage of people close to the well-known writer, who have spoken their words and brought back their memories with Ismail Kadare.

Alda Bardhyli said:

"I think Kadare went away peacefully, as he thought he had accomplished what is very important for a writer, publishing and revising his entire complete work. This made him calm and I believe he left without worries".

Ylljet Aliçka described Ismail Kadare as a "spiritual father", saying:

"We can call him a spiritual emancipator of Albanian society, beyond his talent as a writer. It is spread all over the world because its literature is enjoyed. He is gone physically, but the work remains and we who knew him closely will always remember him fondly. I have a personal reason for feeling the pain all the more. He promoted me, prefaced books for me, and I consider him a spiritual father".

Preç Zogaj remembered the last conversation with the late writer:

"I have had recent conversations in meetings on the boulevard, we have communicated about literary shows, about shows at "Opinion" about literature. The last time I had an image communication. Earlier I had more intense communications. I am a reader who has read everything of his".

Note: The article will be updated in the future.