Showbiz

Olta Gixhari flet për emrin e bebit, shtatzëninë dhe lindjen

Olta Gixhari flet për emrin e bebit, shtatzëninë dhe lindjen

Olta Gixhari u bë nënë për herë të dytë përpara 10 ditësh, teksa ndau virtualisht lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit e saj përmes një foto me të dy djemtë, Amarin dhe djalin e vogël. Sot, aktorja ka vendosur që të bëjë një pyetësor në Instagram duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve.

 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

E pyetur për lindjen e dytë dhe vështirësitë, Olta tha:

“Çunat e mi e kanë zgjedhur vetë datën e lindjes sepse une bëj lindje natyrale. Djali i dytë ma dha shenjën e parë në datë 13 dhe më pëlqeu shumë si datë sepse këtu në Spanjë është festa e Shën Antonios, ndërsa në Shqipëri është mbarimi i pelegrinazhit në kishën e Shën Ndout, pra është datë shenjtorësh".

Olta Gixhari flet për emrin e bebit, shtatzëninë dhe lindjen

Pra, Olta tregoi që është jo pak supersticioze në jetë, sidomos kur vjen puna te fëmijët. Duket se pikërisht për këtë arsye, ajo deri tani nuk na e ka zbuluar as emrin e djalit të dytë.

“Emrin do e tregoj shumë shpejt. Unë jam pak surpersticioze, ashtu kam unë një gjë në kokë, sapo të kalojë pak sigurisht që do ta tregoj. Kur ta dëgjoni, me siguri do thoni: “Për këtë pritëm kaq gjatë?”

Aktorja tregoi se Amari, djali i madh, nuk e ka pritur me xhelozi ardhjen në jetë të të vëllait të vogël pasi ajo dhe partneri mundohen të mos i ndryshojnë rutinën të birit.

“Më e rëndësishmja është se ne si prindër përpiqemi çdo ditë që Amarit të mos i ndryshojë asgjë nga rutina e vet.”

Ndërsa, ndjekësit e pyesin edhe për periudhën e postpartumit, Olta thotë se nuk e ka përjetuar asnjëherë këtë gjendje.

“Nuk kam kaluar postpartum, herën e parë pothuajse fare. Herën e dytë jam bërë pak më e ndjeshme, mund të kem ndonjë krizë të lehtë emocionale, por ia dal ta menaxhoj shumë mirë. I flas shumë vetes sime, trurin e ke vetë në dorë, drejtoje në rrugën e duhur dhe ndaloje veten duke i thënë “Jo”. E keni vetë çdo gjë në dorë!”, u shpreh Olta, megjithëse depresioni postpartum nuk funksionon saktësisht kështu. :)

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Olta Gixhari z arsyen pse nuk e ka zbuluar akoma emrin e djalit

Olta Gixhari flet për emrin e bebit, shtatzëninë dhe lindjen

Olta Gixhari u bë nënë për herë të dytë përpara 10 ditësh, teksa ndau virtualisht lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit e saj përmes një foto me të dy djemtë, Amarin dhe djalin e vogël. Sot, aktorja ka vendosur që të bëjë një pyetësor në Instagram duke iu përgjigjur disa pyetjeve më interesante sipas saj (e kuptueshme që pjesa dërrmuese e tyre lidhen me lindjen, shtatzënitë dhe jetën si mama).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

E pyetur nga ndjekësit për lindjen e dytë dhe vështirësitë, Olta është shprehur se:

“Çunat e mi e kanë zgjedhur vetë datën e lindjes sepse une bëj lindje natyrale. Djali i dytë ma dha shenjën e parë në datë 13 dhe më pëlqeu shumë si datë sepse këtu në Spanjë është festa e Shën Antonios, ndërsa në Shqipëri është mbarimi i pelegrinazhit në kishën e Shën Ndout, pra është datë shenjtorësh,” u shpreh Gixhari.

Olta Gixhari flet për emrin e bebit, shtatzëninë dhe lindjen

Pra, Olta tregoi që është jo pak supersticioze në jetë, sidomos kur vjen puna te fëmijët. Duket se pikërisht për këtë arsye, ajo deri tani nuk na e ka zbuluar as emrin e djalit të dytë.

“Emrin do e tregojë shumë shpejt. Unë jam pak surpersticioze, ashtu kam unë një gjë në kokë, sapo të kalojë pak sigurisht që do ta tregojë. Kur ta dëgjoni me siguri do thonë: “Për këtë pritëm kaq gjatë!”

Për të gjithë kuriozët, do prisni pak deri në zbulimin e emrit të djalit të Oltës!

Artikuj të sugjeruar: