Florian Agalliu, i ftuar në “Vizioni i Pasdites” foli për përvojën e tij në “Ferma VIP”, ku doli i dyti, në një garë kokë më kokë me Dijonis Bibën, i cili u shpall fitues i programit. Sipas Florianit, sinqeriteti e penalizoi që të merrte fitoren dhe të fitonte shumicën e votave të publikut.
Gjithashtu, Floriani u shpreh se e kishte të vështirë të ambientohej me atmosferën brenda në fermë dhe se nuk shoqërohet menjëherë me njerëz që nuk i njeh.
“Ambientimi me atmosferën aty brenda ishte shumë i vështirë. Kisha mall për familjen, nuk u ambientova dot menjëherë. Nuk afrohem dot me njerëzit me të cilët nuk i njoh dhe te socializohem direkt. Kur ka kaluar java e parë ose e dytë kam filluar ta shijoj pak spektaklin. Fillova të zhbiriloj këto truket e produksionit, kur zgjoheshin njerëzit, kur binte gongu. Ka qenë e vështirë për të kuptuar se cila gjë kishte më shumë rëndësi brenda fermës, ku duhet të fokusohesha, te punët, te marrëdhëniet me njerëzit, të rrjetet sociale. Nuk po e kuptoja si po funksiononte”.
View this post on Instagram
Ai shpjegoi se ende s’e ka kuptuar pikën e suksesit dhe se u përqendrua te punët. “Unë ende nuk e kam kuptuar se cila ishte pika e skusesit. Unë u fokusova te punët. Mendoj që kjo ka qenë kurba ime”, u shpreh ai.
Megjithatë, për Florianin edhe vendi i dytë ishte një arritje më vete:
“Të suksesshëm do e kisha quajtur nëse do kisha fituar. Është një arritje shumë e madhe për mua që dola i dyti. Po t’i mbledhësh në total jam i lumtur që kam arritur në vendin e dytë. Nuk kam çfarë analize të bëj, Dijonisi rezultonte të ishte më i votuari nga ne. Unë e kam cilësuar aty shpesh që jemi në një lojë dhe brenda lojës pranohen të gjitha, nuk ka limite. Sigurisht, pa i prekur gjërat personale”.
View this post on Instagram
Më tej, shtoi:
“Nëse do e ktheja kohën mbrapa nuk do reagoja ndryshe. Jam përpjekur të ruaj një linjë, nëse unë do të interpretoja një rol, nuk e mendova kështu. Do ishte shumë më e vështirë nëse do të interpretoja një rol. Rrethanat në të cilat unë kam reaguar, kam reaguar në bazë të asaj që perceptoj si Flori. Mendoj që sinqeriteti im i tepërt më ka penalizuar. Unë si njeri nuk e kthej dot pllakën brenda 5 minutash”, përfundoi ish-fermeri.