
Konfirmohen rastet e para me nënvariantin e ri të Omicron edhe në Kroaci
Ministria e Shëndetësisë kroate konfirmoi se nënvarianti i ri ka mbërritur zyrtarisht edhe atje.
“Aktualisht janë konfirmuar pesë raste me nënvariantin omicron BA.2. Është duke u zhvilluar përpunimi epidemiologjik i të infektuarve si dhe kontaktet e ngushta dhe pas grumbullimit të të gjitha informacioneve relevante do të informohet publiku”, -tha ministri i Shëndetësisë Vili Berosh për N1.
Ky variant për të cilin nuk dihet ende shumë, është regjistruar edhe në Danimarkë. Sipas të dhënave të deritanishme, BA.2 është më ngjitës së llojet e mëparshme, por nuk shkakton simptoma të forta.
Përhapja e shpejtë e këtij nëngrupi sugjeron se mund të jetë edhe më ngjitës se varianti i parë i omicron BA.1. Ekspertët e kanë klasifikuar BA.2 si një “variant nën vëzhgim”.

Meksikë: Aksidentohet autobusi me turistë, pa jetë 13 turistë
13 persona kanë humbur jetën, e ndërsa 10 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti tragjik rrugor. Një minibus që transportonte turistë gjatë fundjavës është përmbysur në autostradë në qytetin Lagos de Moreno, Jalisco, Meksikë.
Mes viktimave ka patur edhe dy fëmijë, ndërkohë që shkaqet e aksidentit fatal janë ende nën hetim.

Shkolla e krishterë në Australi i kërkon prindërve të firmosin për përjashtimin e studentëve gay dhe transgjinorë
Një shkollë e krishterë në qytetin e Brisbane në Australi ka shkaktuar debate të mëdha pas kërkesës që i ka bërë prindërve të fëmijëve që janë pjesë e saj. Drejtuesit e shkollës kanë kërkuar që të firmoset një kontratë prej tyre që përjashton një listë studentësh që kanë sjellje "imorale" duke përfshirë këtu të qenit gay, inçestin, pedofilinë, etj, etj.
Kontrata i referohet homoseksualitetit si mëkat dhe kjo ka shkaktuar reagime të forta nga prindërit dhe jo vetëm. Kundër kësaj kërkesë është ngritur një peticion që deri më tani ka arritur të mbledhë 100,000 firma.

Sot, Danimarka heq çdo masë anti Covid
Danimarka ka hequr dorë nga maskat e fytyrës, pasaportat e vaksinës dhe kufizimin e orareve. Sot, (e martë), Danimarka bëhet vendi i parë europian që heq të gjithë masat anti-Covid. Pavarësisht se rastet pozitive kanë kapur shifra rekord, ata po mbështeten ngushtësisht tek vaksinimi për t'i kaluar më lehtë variantet e reja.
Baret dhe restorantet nuk do të kenë më kufizime në orare dhe njerëzit s'mund të jenë më të lumtur se kaq.
"Eshtë shumë bukur që çdo gjë do të marrë fund nesër. Eshtë bukur për jetën në qytet, për jetën e natës. Më në fund do të mund të qëndrojmë jashtë sa të duam!"- shprehet një qytetar pak orë para "lirimit të madh".
Klubet e natës do të rihapen po sot dhe për më tepër nuk do të ketë një numër të limituar për grumbullimet e njerëze në ambientet e brendshme.

Burimi: CNN, The Guardian
