Travis Scott dhe Tyga, të dy ish-partnerë të Kylie Jenner, janë përplasur në Kanë, Francë, rreth orës 5:00 të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur të premten dhe në sherrin e tyre është përfshirë edhe Alexander ‘AE’ Edwards, i dashuri i Cher.
Sipas zërave, përplasja ndodhi në festën e ‘The After’, e cila zhvillohet gjithnjë gjatë Festivalit ikonik të Filmit në Kanë dhe organizohet në “Domeine La Dilecta”. Ata u prezantuan në të njëjtën kohë në skenë nga Richie Akiva (organizuesi i festës), të cilit Travis i mori mikrofonin nga dora kur ishte duke prezantuar Tyga-n dhe AE. “Kemi T-Raww dhe A.E” tha Scott.
Pasi Tyga dhe AE u ngjitën në skenë, të dy iu kundërvunë Travis, i cili iu afrua Tyga-s dhe rojave të sigurisë duke bërtitur dhe ofenduar. “Doni të vdisni?”, pretendohet të ketë thënë Travis. Sipas burimeve, Travis ishte ai që nisi sherrin dhe bashkë me skuadrën e tij po vepronin si ‘të çmendur’. “Ai po kërkonte të zihej me dikë, që të jem i sinqertë”, u shpreh burimi për Page Six. Më pas, kur dolën jashtë, ata u përplasën sërish dhe AE e goditi.
Në një video që është bërë virale, shfaqet AE duke e goditur Travis, i cili për pak bie nga skena. Një burim tjetër anonim theksoi se ai u rrëzua pas grushtave të AE.
Travis dhe Tyga kanë pasur disa konflikte, të cilat kanë nisur me historitë e tyre respektive me Kylie Jenner, megjithatë, thuhet se ajo nuk ishte arsyeja e përplasjes së tyre. “Historia aty është, por jo domosdoshmërisht ishte arsyeja e këtij konflikti”, u shpreh burimi.
Tyga dhe Kylie kanë qenë të lidhur për 2 vite dhe marrëdhënia e tyre nisi kur Kylie ishte 17 vjeç, çka ngjalli edhe shumë polemika asokohe. Ndërsa Travis dhe Kylie kanë qenë të lidhur për disa vite (2017-2023) dhe kanë dy fëmijë: Stormi dhe Aire.
Megjithatë, pretendohet se Tyga nuk është përfshirë në përplasjen fizike dhe pavarësisht sherrit që po ndodhte, ai dukej rehat në skenë dhe debati i tyre ndaloi tek ofendimet. Fatmirësisht, nuk pati lëndime serioze dhe truprojat ia dolën t’i ndanin shpejt djemtë që po grindeshin.
Richie Akiva mori sërish mikrofonin dhe u kërkoi njerëzve mirëkuptim dhe respekt për ndërprerjen e festës.
Artikuj të sugjeruar: