
Luftimet vazhdojnë, spitalet nuk kanë më furnizime: Afërsisht 100 të vdekur në Sudan

Të paktën 97 persona janë vrarë dhe qindra janë plagosur si pasojë e përleshjeve që u përhapën në të gjithë Sudanin. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se në disa spitale po mbarojnë furnizimet për të kuruar të plagosurit.
Luftimet shpërthyen të shtunën midis njësive të ushtrisë së gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, kreut të Këshillit Sovran qeverisës të Sudanit, dhe forcave RSF, të udhëhequra nga gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti, i cili është nënkryetar i Këshillit. Përleshjet nisën si pasojë e mosmarrëveshjes mbi integrimin e RSF-së në ushtri si pjesë e një tranzicioni drejt sundimit civil për t'i dhënë fund krizës politiko-ekonomike të shkaktuar nga një grusht shteti ushtarak në vitin 2021.
Në një deklaratë herët të hënën, sindikata e mjekëve tha se të paktën 97 civilë janë vrarë dhe 365 të tjerë janë plagosur që nga shpërthimi i luftimeve.
Ligji për sulmet seksuale: Kryeministri spanjoll kërkon falje

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, u ka kërkuar falje viktimave për një boshllëk në një ligj të ri historik që kishte për qëllim të ashpërsonte dënimet për krimet seksuale, por ka ulur dënimet e disa të burgosurve për sulme seksuale.
Legjislacioni, i njohur gjerësisht si ligji "vetëm po do të thotë po", hyri në fuqi tetorin e kaluar. Ai rishikoi kodin penal duke e bërë dhënien e miratimit për aktivitet seksual – ose mungesën e tij – kyç në përcaktimin e rasteve, në një përpjekje për t'i cilësuar të gjitha marrëdhëniet seksuale pa miratimin e njërës palë si përdhunim.
Ligji hoqi akuzën më të vogël të abuzimit seksuale dhe i klasifikoi të gjitha shkeljet si sulme seksuale, që kanë dënime më të ashpra. Ai gjithashtu shkurtoi dënimet minimale dhe maksimale të burgut, duke çuar në uljen e dënimit të disa të burgosurve.
Parlamenti tani po shqyrton ndryshimet e paraqitura nga qeveria për të zgjidhur problemin. Ligji i ri u hartua pas një përdhunimi në grup, ku pesë burra përdhunuan një vajzë 18-vjeçare në Pamplona. Fillimisht, ata u shpallën fajtorë për abuzim seksual, por jo përdhunim, pasi viktima u vlerësua se nuk e kishte kundërshtuar sulmin.
Kina ka të ngjarë të arrijë me shpejtësi epërsinë ajrore ndaj Tajvanit, thonë dokumentet nga SHBA

Kina ndoshta do të vendosë epërsinë ajrore shumë shpejt në çdo sulm ndaj Tajvanit, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane që ngrenë pyetje shqetësuese në lidhje me gatishmërinë ushtarake të ishullit të vetëqeverisur.
Dokumentet, e para nga Washington Post, zbulojnë se udhëheqësit ushtarakë të Tajvanit dyshojnë se mbrojtja e tyre ajrore mund të "zbulojë me saktësi lëshimet e raketave" dhe se vetëm rreth gjysma e avionëve të ishullit janë në gjendje të sulmojnë në mënyrë efektive armikun.
Ahmad Jamal ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare

Ahmad Jamal, pianisti i njohur i muzikës jazz, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Vajza e tij, Sumayah Jamal, konfirmoi për New York Times se shkaku i vdekjes ishte kanceri i prostatës.
Gjatë një karriere që zgjati shtatë dekada, muzikanti u vlerësua për aftësinë e tij për të kapërcyer zhanret. Edhe në vitet e fundit, ndikimi i tij ishte i dukshëm, ku krijimet e tij u përdorën nga artistë hip hop, duke përfshirë Nas, Jay-Z dhe De La Soul.
Jamal fitoi çmime të panumërta gjatë karrierës, duke përfshirë çmimin francez Ordre des Arts and des Lettres në viotin 2007 dhe një çmim Grammy Lifetime Achievement në vitin 2017.