
Fizikani i Harvardit planifikon një ekspeditë në Paqësor për të gjetur meteorin e parë ndëryjor

Një fizikan i shquar i Harvardit po planifikon një ekspeditë në Paqësor për të gjetur atë që ai mendon se mund të jetë një objekt alien që u përplas në oqean.
Avi Loeb njoftoi se ai po organizon një ekspeditë oqeanike prej 1.5 milion dollarësh në Papua Guinea e Re për të kërkuar fragmente të një objekti që u rrëzua në brigjet e ishullit Manus në vitin 2014.
Loeb e vuri re objektin në vitin 2019 dhe e identifikoi atë si meteorin e parë ndëryjor të zbuluar ndonjëherë – që do të thotë se e kishte origjinën jashtë sistemit tonë diellor. Sipas Loeb, origjina ndëryjore e meteorit iu konfirmua NASA-s në prill 2022 nga komanda hapësinore e departamentit të mbrojtjes.
Francë: Bashkisë së Bordosë i vihet flaka gjatë protestave kombëtare kundër ndryshimit për rritjen e moshës së daljes në pension

Protestuesit në Francë u mblodhën në të gjithë vendin për të demonstruar kundër rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Sindikatat pretenduan se 3.5 milionë njerëz dolën në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet sugjeruan se shifra ishte shumë më e ulët, në pak më pak se 1.1 milionë.
Portikut të bashkisë së Bordosë, ku do të pritet të martën Mbreti Charles III, iu vu zjarri të enjten në mbrëmje.
Vajza e aktivistit të të drejtave të njeriut ofrohet të zërë vendin e tij në burg

Shëndeti i aktivistit të të drejtave të njeriut Abdulhadi al-Khawaja është rënduar aq shumë brenda një burgu të Bahrejnit, shtet në Lindjen e Mesme, sa vajza e tij Maryam është ofruar të zërë vendin e tij. Ajo ka frikë se pa veprime urgjente, babai i saj do të vdesë pas hekurave pa mundur të shohë familjen e tij.
Khawaja është një nga aktivistët më të shquar të Bahrejnit për të drejtat e njeriut. Ai u arrestua në prill 2011 për përfshirje në protestat pro-demokracisë që përfshinë mbretërinë. Dy muaj më vonë, ai u dënua me burgim të përjetshëm.
Asteroidi do të kalojë midis Tokës dhe Hënës

Një asteroid do të kalojë pa shkaktuar dëme midis orbitës së Tokës dhe Hënës këtë fundjavë, ndërkohë që u jep shkencëtarëve një shans për të studiuar objektin nga afër.
Fluturimet e asteroideve janë të zakonshme, por NASA tha se ishte e rrallë që një objekt kaq i madh të afrohej kaq afër.