Dating

Pse trendi “pikturoni njëri-tjetrin” në TikTok është një test për raportin në çift

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2024

Pse trendi “pikturoni njëri-tjetrin” në TikTok

Nëse ju dhe partneri/ja juaj po kërkoni një mënyrë të këndshme për të kaluar një mbrëmje ndryshe, mund të provoni trendin e ri argëtues që po qarkullon në TikTok dhe që i dedikohet tërësisht çifteve. Gjithçka që ju nevojitet për të filluar janë disa bojëra akrilike, dy kanavaca dhe pak fantazi…

Me mbi 203 milionë shikime, trendi "pikturoni njëri-tjetrin" është mënyra e përsosur për të kapur thelbin e bukur personit që doni në një vepër arti që mund ta mbani përgjithmonë. Shumë çifte kanë shfaqur kreativitetin dhe dashurinë e tyre nëpërmjet artit.

Që kur ky trend nisi të qarkullojë, hashtag-u ka vazhduar vetëm duke u rritur.

Ideja e kësaj qasjeje është që të kaloni një orë apo më shumë duke pikturuar portretin e njëri-tjetrit dhe është më mirë nëse i bëni të gjitha pa i hedhur sytë. Në këtë mënyrë, ju mund të keni një momen zbulimi pasi vepra artistike të përfundojë për të parë se sa afër përsosmërisë jeni të dy.

Pse trendi “pikturoni njëri-tjetrin” në TikTok
FOTO: TikTok/@zahrabahnisse19

Sigurisht që ky trend i lë shteg të lirë edhe shakave dhe hamendësive, duke rezultuar me një produkt që mund të shkaktojë edhe të qeshura pasi detajet e portretit të partnerit/es mund të kenë plot defekte apo ndryshime kur krahasohen me realitetin dhe atë që shihet në pikturë.

Pse trendi “pikturoni njëri-tjetrin” në TikTok
FOTO: TikTok/@taytayschneider

Gjithsesi, çifte të shumta duket se e kanë përkrahur këtë ide dhe po e praktikojnë në çdo cep të botës si një sprovë për t’i treguar njeriut që duan se sa shumë e njohin jo vetëm në aspektin emocional dhe privat, por edhe në atë fizik të tipareve të portretit dhe jo vetëm.

Artikuj të sugjeruar: