Relationships

3 arsye pse një lidhje e shëndetshme ju duket 'e mërzitshme'

3 arsye pse një lidhje e shëndetshme ju duket 'e
Photo Credits: LovePanky

Aktualisht jeni në marrëdhënien që keni ëndërruar gjithnjë, në një lidhje të shëndetshme ku duket se gjithçka po ecën mirë. Megjithatë, diçka ju shqetëson. Dhe shpesh pyesni veten  pse po ndiheni në këtë mënyrë kur kjo është gjithçka që keni dashur.

Shumë njerëz supozojnë se nëse ndjejnë se lidhja është bërë "e mërzitshme", ata duhet të ndahen menjëherë nga partneri i tyre. 

Nëse kjo po ndodh edhe me ju, mund të jetë për shkak të modeleve të marrëdhënieve që keni patur në jetën tuaj. Nëse gjatë jetës, nuk keni patur një model të shëndetshëm të një lidhjeje romantike, atëherë një marrëdhënie ku çdo gjë shkon mirë mund t'ju duket "e mërzitshme", ose sikur "nuk ka shkëndijë".

Shihni disa nga 3 arsyet më të zakonshme, për të kuptuar cili prej tyre është rasti juaj:

1. Jeni mësuar me marrëdhënie "1 ditë mirë, 1 ditë keq".

Ashtu si me lojërat e fatit, ka mjaftueshëm ankth në ndjenjën e pasigurisë apo mendimit se kur do të vijë "goditja" e radhës ose në këtë rast, zënka e panevojshme e radhës në një marrëdhënie.

Marrëdhëniet që ndihen si një "roller-coaster" emocional shpesh ngjallin ankth dhe pasiguri për atë që do të ndodhë në të ardhmen dhe për rrjedhojë, këto ndjenja mund të keqinterpretohen si emocion, pasion dhe kimi e fortë.

Nëse kjo ka qenë përvoja juaj në marrëdhëniet e mëparshme dhe takoni dikë që është i qëndrueshëm dhe nuk shkakton të njëjtin lloj ankthi, mund të supozoni gabimisht se nuk ka kimi ose ta perceptoni marrëdhënien si të mërzitshme.

Një perceptim i tillë mund të ndodhë edhe nëse marrëdhëniet ndaj të cilave jeni ekspozuar, për shembull ajo e prindërve, kanë qenë të paqëndrueshme.

2. Në një moshë të vogël, u mësuat me idenë se duhet të lini veten në vend të dytë, për dashurinë e dikujt.

Një marrëdhënie e pashëndetshme shpesh pasqyron dinamikën në të cilën jeni rritur. Nëse jeni rritur në një shtëpi me prindër në një marrëdhënie të paqëndrueshme, mund të keni mësuar se dashuria është e barabartë me të qëndruarit në një lidhje në kurriz të vetes.

Kështu, kur rriteni, mund ta gjeni veten duke u përpjekur të bindni partnerin për vlerat tuaja.

Rrjedhimisht, kur hasni në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar ku nuk duhet të sakrifikoni nevojat dhe ndjenjat tuaja, fillimisht mund t'ju duket e mërzitshme. 

3. Jeni të kushtëzuar që t'i shihni marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të shëndetshme si të mërzitshme.

Nëse e keni mësuar herët se dashuria romantike shpesh përfshin paparashikueshmëri ose mospërputhje, mund të tërhiqeni më shumë nga partnerët që nuk janë emocionalisht të pjekur apo të disponueshëm.

Kështu, kur hasni në një marrëdhënie të shëndetshme që nuk kërkon që ju të përsërisni të njëjtën dinamikë, mund të ndiheni sikur "diçka mungon" sepse tensioni i zakonshëm nuk është aty.

Si rezultat, ju mund ta perceptoni marrëdhënien si të mërzitshme sepse nuk po shkakton të njëjtin nivel ankthi dhe pasigurie që bënin marrëdhëniet tuaja të mëparshme.

Duhet të kuptoni se një marrëdhënie toksike nuk është një marrëdhënie pasionante, por vetëm aq: toksike. Dhe gjithçka toksike nuk bën gjë tjetër veçse ju konsumon aq sa nuk mbetet më asgjë nga ju. 

REELS

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

3 reasons why a healthy relationship seems 'boring' to you

3 arsye pse një lidhje e shëndetshme ju duket 'e
Photo Credits: LovePanky

You are currently in the relationship you have always dreamed of, in a healthy relationship where everything seems to be going well. However, something is bothering you. And you often wonder why you're feeling this way when it's all you've ever wanted.

Many people assume that if they feel the relationship has become "boring", they should immediately break up with their partner. 

If this is happening to you, it may be because of the relationship patterns you have had in your life. If you haven't had a healthy romantic relationship model in your life, then a relationship where everything is going well can seem "boring" or "lacking spark".

See some of the 3 most common reasons, to understand which one is your case:

1. You are used to "1 day good, 1 day bad" relationship.

As with gambling, there is enough anxiety in feeling insecure or thinking about when the next "hit" or in this case, the next unnecessary fight in a relationship will come.

Marrëdhëniet që ndihen si një "roller-coaster" emocional shpesh ngjallin ankth dhe pasiguri për atë që do të ndodhë në të ardhmen dhe për rrjedhojë, këto ndjenja mund të keqinterpretohen si emocion, pasion dhe kimi e fortë.

Nëse kjo ka qenë përvoja juaj në marrëdhëniet e mëparshme dhe takoni dikë që është i qëndrueshëm dhe nuk shkakton të njëjtin lloj ankthi, mund të supozoni gabimisht se nuk ka kimi ose ta perceptoni marrëdhënien si të mërzitshme.

Një perceptim i tillë mund të ndodhë edhe nëse marrëdhëniet ndaj të cilave jeni ekspozuar, për shembull ajo e prindërve, kanë qenë të paqëndrueshme.

2. E mësuat që herët se duhet të mbifunksiononi në një marrëdhënie në kurriz të vetes.

Një marrëdhënie e pashëndetshme shpesh pasqyron dinamikën në të cilën jeni rritur. Nëse jeni rritur në një shtëpi me prindër në një marrëdhënie të paqëndrueshme, mund të keni mësuar se dashuria është e barabartë me të qëndruarit në një marrëdhënie në kurriz të vetes.

Kështu, kur rriteni, mund ta gjeni veten duke u përpjekur të bindni partnerin për vlerat tuaja.

Rrjedhimisht, kur hasni në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar ku nuk duhet të sakrifikoni nevojat dhe ndjenjat tuaja, fillimisht mund t'ju duket e mërzitshme. 

3. Jeni të kushtëzuar që t'i shihni marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të shëndetshme si të mërzitshme.

Nëse e keni mësuar herët se dashuria romantike shpesh përfshin paparashikueshmëri ose mospërputhje, mund të tërhiqeni më shumë nga partnerët që nuk janë emocionalisht të pjekur apo të disponueshëm.

So when you come across a healthy relationship that doesn't require you to repeat the same dynamic, you may feel like "something is missing" because the usual tension isn't there.

As a result, you may perceive the relationship as boring because it is not causing the same level of anxiety and uncertainty that your previous relationships did.

You need to understand that a toxic relationship is not a passionate relationship, but just that: toxic. And everything toxic does nothing but consume you until there is nothing left of you.