Lifestyle

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu vrasësin e djalit të tij

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
Tony Hicks dhe Azim Khamisa

 
Në një mbrëmje të vitit 1995, Azim Khamisa mësoi se djali i tij, Tariq Khamisa, student në kolegjin e San Diego-s, kishte ndërruar jetë, pasi mbeti viktimë e një grabitjeje të dështuar. Azim e përjetoi shumë keq vdekjen e djalit të tij, i cili asokohe punonte si shpërndarës picash. Katër anëtarë të një bande me adoleshentë u përpoqën ta grabisnin. Djali u kundërpërgjigj dhe refuzoi t’ia jepte. Teksa largohej, një prej adoleshentëve, Tony Hicks, e qëlloi për vdekje me një pistoletë të vjedhur. Tony ishte vetëm 14 vjeç kur kreu krimin.
 
Disa orë pasi mësoi lajmin e kobshëm, Khamisa u shtri përtokë nga dhimbja dhe përjetoi një epifani, të cilën e përshkruan si një mesazh nga “lart”. “Kishte viktima nga të dyja skajet e armës. Ndonjëherë, në traumën e një tragjedie të tillë, të vjen një moment qartësie”, thotë ai. Kështu, pas një reflektimi, Azim bëri diçka që shumë njerëz as nuk do e mendonin: Ai gjeti një mënyrë për ta falur Tony-n dhe më vonë, u miqësua me vrasësin e djalit të tij.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
Azim Khamisa gjatë vizitës së Tony Hicks në burg


Khamisa, i cili praktikon meditimin dhe sufizmin, një praktikë shpirtërore brenda fesë islame, mendoi se megjithëse Hicks kreu një veprim të tillë, nuk është i vetmi fajtor për vdekjen e djalit të tij.

"Nuk ishte një 14-vjeçar ai që ishte armiku që vrau djalin tim, ishin forcat shoqërore që e shkaktuan atë”, shprehet Khamisa, duke shtuar: “Fajtori i vërtetë është se ne nuk kemi trajtuar pse të rinjtë bien në gremina dhe përfshihen në banda, drogë dhe alkool dhe ne humbim kaq shumë fëmijë”.

Khamisa ndërmori një mision shumë frymëzues: Të ndryshonte Tony-n. Nëntë muaj pas vdekjes së të birit, ai themeloi fondacionin “Tariq Khamisa” për të ndihmuar në krijimin e shkollave dhe komuniteteve më të sigurta, për parandalimin e shanseve që adoleshentët të shkojnë drejt krimit. Kjo ishte një mënyrë për të nderuar trashëgiminë e djalit të tij dhe për t’i dhënë një kuptim jetës së tij.

“Nuk doja ta kaloja jetën i zemëruar, me urrejtje dhe pakënaqësi. Sepse po të rrish kështu, kë lëndon? Veten”, thotë Khamisa.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
Ples Felix

“Falja mund të krijojë paqe. Ne duhet të largohemi nga kjo mendësi ndëshkuese dhe të bëhemi njerëz që riaparojmë marrëdhëniet”, thekson Khamisa, i cili e përshkroi djalin e tij si “një shpirt të vjetër në një trup të ri, me një sens të shkëlqyer humori”. Ai ishte 20 vjeç, i fejuar, do të martohej së shpejti dhe kishte pasion fotografinë.

Dëshira e Khamisa për të falur Hicks u vendos në lëvizje disa muaj pas vdekjes, kur ai takoi gjyshin e Tony-t. Gjyshi, i quajtur Ples Felix, ndodhej në zyrën e avokatit mbrojtës së Tony-t. Khamisa i kërkoi Ples Felix që ta ndihmonte që të kryente misionin e tij përmes fondacionit dhe Felix ishte dakord.
 
Për 28 vite qysh prej dakordësisë, Felix dhe Azim kanë folur në qindra mbledhje dhe evente shkollore, si dhe nëpër burgje, me qëllimin që të rinjtë të gjejnë dritën drejt shpresës dhe të largohen nga dhuna dhe keqbërja.

“Unë besoj se ne të gjithë, në një moment, duhet të mësojmë të falim. Nëse do të kishte mjaftueshëm njerëz që falin, kjo do ta ndryshonte shoqërinë”, thotë ai. 

Hicks, asokohe nxënës i klasës së tetë, u bë personi më i ri në Kaliforni, i cili u gjykua si i rritur dhe u dënua me 25 vite deri në burgim të përjetshëm.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
Ples Felix, Tony Hicks, Azim dhe Tasreen Khamisa


Fillimisht, kur Khamisa kërkoi ta takonte Tony-n, ai nuk pranoi, pasi nuk ndihej rehat. "Nuk ishte diçka me të cilën ndihesha rehat, por ishte diçka që e dija se duhej bërë në një moment," thotë Hicks, tanimë 43 vjeç. "Nuk e ndieja se meritoja të falesha për atë që kisha bërë”, nënvizoi ai, ndërsa përpiqej të procesonte ndjesitë e tij.
 
"Burgu, shumë herë, nuk është i favorshëm për të pasur këto epifani emocionale për jetën tënde”, thotë ai. Pesë vjet pas të shtënave, Hicks u ndje gati për të takuar Khamisa. Ai u ul përballë tij në burgun shtetëror “Folsom” të Kalifornisë dhe ata folën për rreth gjashtë orë.

“Kjo ishte një nga bisedat më të vështira që kam pasur me dikë”, shprehet Hicks, duke shtuar se Khamisa e pyeti atë për natën kur vrau djalin e tij – dhe rrethanat që e shtynë atë të tërhiqte këmbëzën e pistoletës së vjedhur.
 
Në fund të diskutimit të tyre, Khamisa i tha Hicks se e kishte falur. Ai gjithashtu, e inkurajoi atë të marrë pjesë në fondacionin “Tariq Khamisa” pas lirimit të tij. "Falja mund të jetë shumë çliruese," thekson Khamisa, duke shpjeguar se kur u largua nga burgu atë ditë, u ndje dukshëm më i lehtësuar. Njëjtë ndihej edhe Hicks.

"Asnjë i rritur në jetën time nuk foli për faljen në atë mënyrë," rrëfen ai. "Aftësia e Azim-it për të më falur më dha hapësirën për të nisur me faljen ndaj vetes dhe më pas, me faljen e atyre njerëzve që më kishin lënduar”, tregon Hicks, duke pranuar se reflektimi ishte i ngadaltë dhe i dhimbshëm për të.

Në kohën kur ishte në burg, Tony qëndroi në kontakt me Azim-in. Pas pak kohe, edhe vajza e Azim-it u afrua me Hicks. Iu deshën plot 20 vite për të luftuar me agoninë e dhimbjes së humbjes së vëllait, por njëjtë si i ati, edhe Tesreen Khamisa e kuptoi se Tariq nuk ishte viktima e vetme e të shtënave të asaj nate.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
Tasreen Khamisa dhe Tony Hicks


Shpejt, Tasreen Khamisa, 51 vjeç, filloi të kishte telefonata javore me Hicks ndërsa ishte në burg. “Ndjeva një përgjegjësi të fortë për t'u siguruar që Toni gjithashtu do të kishte mundësinë për t'u shëruar dhe për të gjetur qëllimin e tij në jetë”,  shprehet ajo.
 
Gjyshi i Hicks dhe Azim u bënë një sistem i fortë mbështetës për jetën e Tony-t, teksa ai vuante dënimin e tij. Për vite me radhë, ata lobuan për lirimin e Tony Hicks. “Qëndrimi im ishte i tillë: Toni ka punë për të bërë dhe ajo punë nuk është pas hekurave,” tregon Azim Khamisa dhe komisioneri i çështjes u prek shumë që babai dhe motra e viktimës mbrojtën lirimin e vrasësit.
 
Pas 24 vitesh burg, Hicks u lirua me kusht, në vitin 2019, në moshën 38-vjeçare. "Ishte një rezultat mahnitës", tregon Azim Khamisa.

Hicks krijoi një marrëdhënie edhe më të fortë me prindërit dhe me familjen Khamisa, duke punuar edhe në fondacionin “Tariq Khamisa”. Ai gjithashtu flet nëpër konferenca dhe nëpër shkolla, duke rrëfyer historinë e tij jetësore dhe duke inkurajuar adoleshentët që të shmangin rrugën që ai ndërmori. Ai shprehet se mund ta ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
Ples Felix, Azim Khamisa dhe Jereme Umali, duke folur për publikun

Tanimë, Tony është hidraulik dhe po rindërton jetën e tij, ndërsa pranon se është një proces goxha i ngadaltë. “Jam shumë më mirë gjatë 5 viteve të fundit”, reflekton ai, duke i dhënë merita kontributit të familjes Khamisa, e cila është kthyer edhe në familjen e tij.

Azim Khamisa shprehet se për të, Tony është si një djalë, ndërsa për Tasreen, Tony është vëllai i saj shpirtëror.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Inspirational story: Man forgives and helps release his son's killer from prison

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu 
Azim Khamisa learned that his son, Tariq Khamisa, a student at San Diego College, had passed away after being the victim of a botched robbery. Azim experienced the death of his son very badly, who was working as a pizza delivery man at the time. Four members of a teenage gang tried to rob him, to take the winnings of the shift. The boy fought back and refused to give it to him. As he was leaving, one of the teenagers, Tony Hicks, shot him dead with a stolen pistol. Tony was only 14 when he committed the crime.
 
A few hours after learning the terrible news, Khamisa lay on the ground in pain and experienced an epiphany, which she describes as a message from "above". "There were victims from both ends of the gun. Sometimes, in the trauma of such a tragedy, a moment of clarity comes," he said. So, after some reflection, Azim did something that many people wouldn't even think of: He found a way to forgive Tony, and later, befriended his son's killer.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
 
Khamisa, who practices meditation and Sufism, a spiritual practice within the Islamic religion, felt that although Hicks committed such an act, he is not solely to blame for his son's death.

"It wasn't a 14-year-old who was the enemy that killed my son, it was social forces that caused it," said Khamisa, adding: "The real culprit is that we haven't addressed why young people fall into the abyss and get involved in gangs, drugs and alcohol and we lose so many children."

Khamisa undertook a very inspiring mission: To change Tony. Nine months after his son's death, he founded the "Tariq Khamisa" foundation to help create safer schools and communities, to prevent teenagers from turning to crime. This was a way to honor his son's legacy and give meaning to his life.

"I didn't want to spend my life angry, with hatred and resentment. Because if you stay like this, who are you hurting? Himself", said Khamisa.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu

"Forgiveness can create peace. We need to get away from this punitive mindset and become people who rebuild relationships," said Khamisa, who described his son as "an old soul in a new body, with a great sense of humor." He was 20 years old, engaged, soon to be married and had a passion for photography.

Dëshira e Khamisa për të falur Hicks u vendos në lëvizje disa muaj pas vdekjes, kur ai takoi gjyshin e Tony-t. Gjyshi, i quajtur Ples Felix, ndodhej në zyrën e avokatit mbrojtës së Tony-t. Khamisa i kërkoi Ples Felix që ta ndihmonte që të kryente misionin e tij përmes fondacionit dhe Felix ishte dakord.
 
Për 28 vite qysh prej dakordësisë, Felix dhe Azim kanë folur në qindra mbledhje dhe evente shkollore, si dhe nëpër burgje, me qëllimin që të rinjtë të gjejnë dritën drejt shpresës dhe të largohen nga dhuna dhe keqbërja. “Unë besoj se ne të gjithë, në një moment, duhet të mësojmë të falim. Nëse do të kishte mjaftueshëm njerëz që falin, kjo do ta ndryshonte shoqërinë”, u shpreh ai. Hicks, asokohe nxënës i klasës së tetë, u bë personi më i ri në Kaliforni, i cili u gjykua si i rritur dhe u dënua me 25 vite deri në burgim të përjetshëm.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
 
Fillimisht, kur Khamisa kërkoi ta takonte Tony-n, ai nuk pranoi, pasi nuk ndihej rehat. "Nuk ishte diçka me të cilën ndihesha rehat, por ishte diçka që e dija se duhej bërë në një moment," tha Hicks, tanimë 43 vjeç. "Nuk e ndieja se meritoja të falesha për atë që kisha bërë”, u shpreh ai, ndërsa përpiqej të procesonte ndjesitë e tij.
 
"Burgu, shumë herë, nuk është i favorshëm për të pasur këto epifani emocionale për jetën tënde”, tha ai. Pesë vjet pas të shtënave, Hicks u ndje gati për të takuar Khamisa. Ai u ul përballë tij në burgun shtetëror “Folsom” të Kalifornisë dhe ata folën për rreth gjashtë orë.

“Kjo ishte një nga bisedat më të vështira që kam pasur me dikë”, tha Hicks, duke shtuar se Khamisa e pyeti atë për natën kur vrau djalin e tij – dhe rrethanat që e shtynë atë të tërhiqte këmbëzën e pistoletës së vjedhur.
 
Në fund të diskutimit të tyre, Khamisa i tha Hicks se e kishte falur. Ai gjithashtu, e inkurajoi atë të marrë pjesë në fondacionin “Tariq Khamisa” pas lirimit të tij. "Falja mund të jetë shumë çliruese," tha Khamisa, duke shpjeguar se kur u largua nga burgu atë ditë, u ndje dukshëm më i lehtësuar. Njëjtë ndihej edhe Hicks.

"Asnjë i rritur në jetën time nuk foli për faljen në atë mënyrë," tha ai. "Aftësia e Azim-it për të më falur më dha hapësirën për të nisur me faljen ndaj vetes dhe më pas, me faljen e atyre njerëzve që më kishin lënduar”, u shpreh Hicks, duke pranuar se reflektimi ishte i ngadaltë dhe i dhimbshëm për të.

Në kohën kur ishte në burg, Tony qëndroi në kontakt me Azim-in. Pas pakn kohe, edhe vajza e Azim-it u afrua me Hicks. Iu deshën plot 20 vite për të luftuar me agoninë e dhimbjes së humbjes së vëllait, por njëjtë si i ati, edhe Tesreen Khamisa e kuptoi se Tariq nuk ishte viktima e vetme e të shtënave të asaj nate.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu
 
Soon, Tasreen Khamisa, 51, began having weekly phone calls with Hicks while in prison. "I felt a strong responsibility to make sure that Tony also had the opportunity to heal and find his purpose in life," she said.
 
Hicks' grandfather and Azim became a strong support system for Tony's life as he served his sentence. For years, they lobbied for Tony Hicks' release. "My position was this: Tony has work to do and that work is not behind bars," said Azim Khamisa, and the commissioner of the case was deeply moved that the victim's father and sister advocated the release of the killer.
 
After 24 years in prison, Hicks was paroled and released in 2019 at the age of 38. "It was an amazing result," said Azim Khamisa. Hicks created an even stronger relationship with Khamisa's parents and family, also working at the "Tariq Khamisa" foundation. He also speaks at conferences and schools, recounting his life story and encouraging teenagers to avoid the path he took. He says that they can change the course of their lives.

Historia frymëzuese: Burri fal dhe ndihmon të dalë nga burgu

Now, Tony is a plumber and is rebuilding his life, which he admits is a pretty slow process. "I am much better during the last 5 years", he reflects, giving credit to the contribution of the Khamisa family, which has also returned to his family.

Azim Khamisa says that for her, Tony is like a son, while for Tasreen, Tony is her spiritual brother.