Horoskopi Mujor

Horoskopi i Qershorit nga Susan Miller

4 Qershor 2015

Horoskopi i Qershorit nga Susan Miller

DASHI

Ju mund të keni nevojë për një pushim dhe do të doni shumë që të bëni një udhëtim të shpejtë në fundjavë. Ndërmerreni këtë udhetim brenda datave 5,6,7 Qershor. Gjatë këtyre ditëve, planeti i Marsit do të jetë në shenjën e Binjakëve, e cila është një shenjë shumë e përshtatshme me ju, ndërkohë që do të jetë duke biseduar me Jupiterin, dhënësin e dhuratave dhe fatit të mirë. Marsi është sundimtari juaj, kështu që vendndodhja e këtij planeti është gjithmonë e rëndësishme për ju. Ju do të dëshironi të merrni me vete ndonjë material pune, që po punoni, sëbashku me një kamera. Ju do të jeni i gatshëm që të mësoni gjithçka në lidhje me mjedisin tuaj, pasi do të jeni shumë kurioz dhe plot dëshirë për të eksperientuar.

Në sektorin e karrierës suaj, një nga ditët më të mira të muajit do të jetë data 8 Qershor, kur Dielli dhe Jupiteri do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin -  mund t’ju ofrohet një detyrë speciale apo një nder i veçantë nga një personalitet i njohur për aftësitë e tij krijuese apo një person i rëndësishëm. Falë kreativitetit tuaj, ju do keni shënuar rezultatet më të larta dhe ekipi juaj do të pranojë se idetë tuaja janë shumë gjeniale. Me Marsin, sundimtarin tuaj dhe Diellin të pozicionuar bukur të planeti i Uranit, shumë surpriza të mrekullueshme kanë gjasa që të dalin në sipërfaqe. Java e dytë e Qershorit do të jetë momenti më i mirë për të shprehur individualitetin dhe origjinalitetin tuaj më të thellë. Nëse keni menduar që të hapni një biznes tuajin, provojeni , pasi tashmë mundësi mbresëlënëse ekzistojnë për ju.

Saturni do të vendoset përsëri në shtëpinë tuaj të financave, sapo të arrijë ne shënjën e Akrepit nga data 14 Qershor deri në 17 Shtator, kështu që do t’ju duhet të përqëndroni vëmendjen tuaj të veçantë në këtë sektor, sidomos në lidhje me fondet e përbashkëta që keni me një person ose subject, siç mund të jenë pagesat për një kredi, hua, taksa, apo pagesat për kujdestarinë e fëmijës.  Saturni do të largohet dhe nuk do të kthehet më deri në vitin 2041, kështu që pas 17 Shtatorit ju do të jeni i lirë nga kufizimet e Saturnit. Kujdesuni për të ardhurat tuaja dhe do keni lehtësi në administrimin e tyre.  

Nëse jeni vetëm dhe shpresoni që të takoni një person të ri, data më e mirë do të jetë 22  Qershori, kur universi ju ka rezervuar një surprizë. Jupiteri do të jetë në një kënd të përsosur me Uranin, duke bërë që të ndiheni plot shpresë, gati për tu argëtuar dhe festuar. Jupiteri është në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë dhe Urani individualist, do të jetë në shenjën e Dashit, që do të thotë se e vetmja armë që duhet të përdorni për të tërhequr dashurinë , është të jeni vetvetja. Mos u përpiqni të bëheni më terheqës sesa jeni. Ju jeni i pajisur me të gjitha mjetet që ju duhen, por duket se nuk po e kuptoni këtë, prandaj rrini i relaksuar dhe mos provoni të bëni asgjë, por vetëm prisni datën 22 Qershor, për të kuptuar se çfarë jam duke thënë. Edhe pse ky moment do të arrijë kulmin më 22 Qershor, ju do ti ndjeni vibrimet e tij edhe gjatë fundjavës së 20-21 Qershorit. Ka shumë gjasa që e shtuna të jetë veçanërisht e ëmbël për ju.

Marsi do të hyjë në shenjën e Gaforres më 24 Qershor, duke përcaktuar se ju mund të keni nevojë që të bleni gjëra për shtëpinë tuaj ose të kujdeseni për familjen në javët e ardhshme, pasi shpenzimet kanë mundësi të rriten. Ju mund të keni planifikuar për këtë, le të themi që mund tju duhet të paguani tarifën për pushimet verore në kamp ose të bleni pajisje kuzhine.  Në qoftë se ju nuk keni plane të tilla, do të doni që ta vononi blerjen e një artikull të shtrenjtë ,vetëm në rast se një shpenzim i madh dhe i papritur lind befas.

Fundi i muajit do të sjell një tjetër datë të rëndësishme, të cilën duhet ta keni nën vëmendjen tuaj. Në datën 27-28 Qershor, kur planeti i Afërditës në sektorin tuaj të dashurisë, do të arrijë te Urani në shenjen e Dashit, mund të realizojë një takim shumë të rëndësishëm, pothuajse një takim fatal. Ju keni të gjithë ndihmën planetare që mund të keni dëshiruar ndonjëherë, e cila do t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë tuaj të vërtetë. Nëse jeni i martuar dhe po mendoni të keni një fëmijë,  ju  keni aspekte të këtij muaji, të cilat do tju ndihmojë të thërritet lejleku.

Së fundi, behuni gati për të marrë shpërblime të rëndësishme në sektorin e karrierës, me shfaqjen e Hënës se  plotë, në 1 Korrik. Kjo është një hënë e plotë, ndaj nëse doni të përfitoni maksimumin prej saj, silluni siç duhet për të përjetuar këtë moment të gëzuar– kjo është e vetmja hënë e plotë në sektorin tuaj profesional gjatë vitit 2015.

DEMI

Këtë muaj duket se jeni gati që t’i kushtoni një vëmendje të veçantë financave tuaja, për tu siguruar që janë në rregull dhë të qëndrueshme.  Shikoni me kujdes të gjitha fushat e mundshme, që prej siguracioneve, investimeve, shpenzimeve, apo programe ose plane kursimi që t’ju ndihmojnë të siguroni qëndrueshmëri financiare. Ju mund të përqëndroheni në realizimin e një ëndrre që keni patur prej kohësh, siç mund të jetë blerja e një apartamenti të vogël, apo të filloni një universitet që keni dashur gjithmonë. Çfarëdo që të vendosni këtë muaj do t’ju çojë në drejtimin e duhur.

Ju dukeni veçanërisht të përqendruar mbi fondet e përbashkëta financiare, me shfaqjen e Hënës së Plotë në 2 Qershor. Neptuni do të jetë në kënd të vështirë me këtë Hënë, duke sjellë një pengesë në aktivitetin tuaj. Kontrolloni me imtësi edhe njëherë gjithë punët tuaja - ju mund të gjeni gabime ose pasaktësi, ose dikush mund të përpiqet t’ju turbullojë tablon e plotë financiare. Megjithatë, Urani mund të sjellë një zhvillim të papritur, kështu që qëndroni në gadishmëri.

Nëse jeni në proces divorci dhe jeni në tentativa për të ndarë pronën e përbashkët, ky është një moment i mirë për të filluar negociatat për të arritur një marrëveshje dhe një zgjidhje të drejtë. Nga ana tjetër, fillimi i Qershorit do të jetë koha për tu marrë me çeshtje administrative, problem taksash, siguracionesh, diskutime me bankierë, nisma sipërmarrjesh. Gjatë kësaj kohe mund të merrni një lajm jashtëzakonisht të mirë dhe të beftë, por do t’ju këshilloja të bëni sa më shumë pyetje për çdo detaj të diskutimeve ose marrëveshjeve që jeni përfshirë, pasi keni Neptunin që mund t’ju turbullojë gjykimin tuaj. Neptuni është i njohur për prodhimin e mjegullave, të cilat do të dukeshin shumë të bukura nëse mbulonin majat e maleve, por që do të ishin shkatërruese nëse mbulojnë fakte të rëndësishme në një marrëveshje financiare.

Data 5 Qershor është një ditë kur Marsi do të bashkëpunojnë në harmoni me Jupiterin, duke ju ndihmuar në çështjet e blerjeve ose shitjeve të pronës, por edhe në arritjen e fondeve që ju keni nevojë në këto moment.

Gjysma e dytë e muajit, pas Hënës së Re të 16 Qershorit, do të bëjë që ju të përqëndroheni më shumë në aftësinë tuaj për të sjellë më shumë para në portofolin tuaj – qoftë duke fituar rritje rroge, ose duke rritur më shumë të ardhura në biznesin tuaj privat. Edhe në qoftë se ju mendoni se eshte shumë e vështirë që të rrisni të ardhurat tuaja, besojini tabelës suaj yjore, e cila ju inkurajon që të kërkoni rritje page apo të ndërmerrni iniciativa të guximshme. Kur të prezantoni kërkesën tuaj, fokusohuni në arsyet pse duhet të merreni në konsideratë dhe te përfitoni një pagë më të lartë sesa ajo që keni aktualisht.

Planeti i Saturnit do të kalojë përsëri në shenjën e Akrepit nga data 14 Qershor deri në 17 Shtator, por ju paralajmëroj se Akrepi është një vend i vështirë për ju. Nëse jeni të lindur në afërsi të datave 18-20 Maj, ka gjasa që ju do të ndjeni tension me partnerin tuaj, të paktën deri sa Saturni të largohet nga Akrepi në mes të Shtatorit dhe mos të kthehet me aty deri në vitin 2041. Jini të kujdesshëm gjatë negociatave,sidomos nëse do kenë të bëjnë me ndarjen e pasurisë në një divorc, sesa të krijoni përplasje dhe tension midis njëri-tjetrit. 

Saturni kundër Diellit është një aspekt i lodhshëm,prandaj sigurohuni që të merrni masa për tu kujdesur për shëndetin tuaj, të paktën deri në Shtator. Shumë persona të shenjës së Demit kanë pasur probleme shëndetësore (shpresoj shumë që ju mos të keni qënë një prej tyre), por në qoftë se keni vuajtur këtë periudhë, vazhdoni ndiqni këshillat e mjekut tuaj dhe në qoftë se jeni shëruar tashmë, merrni një mendim të dytë.

Një ditë me pesë yje do të jetë data 22 Qershor, pasi planeti i Jupiterit dhe Uranit do të jenë në një takim të këndshëm me njëri-tjetrin-  një aspekt jashtëzakonisht i rrallë ky.  Përpjekjet tuaja për të gjetur shtëpinë e përsosur ose për të krijuar një ambient të tillë jashtë asaj që po jetoni, do të shpërblehen jo vetëm gjatë kësaj dite, por edhe gjatë fundjavës të 20-21 Qershorit. Lajmet do të vijnë papritmas dhe ju duhet të jeni i gatshëm dhe i vendosur që t’i merrni këto mundësi sapo ato të shfaqen. Shfletoni kataloget, hulumtoni online, flisni me agjentë shitje, për mundësitë për të blerë dhe shitur. Gjithashtu shikoni në dyqanet e mobiljeve dhe artikujve të ndryshëm - ju mund të gjeni produktin ideal që kishit kohë që po e kërkonit. Të gjitha veprimet që do të kryeni në 22 Qershor, do të jenë ideale në lidhje me shtëpinë dhe çështje të tjera familjare.  

Fundjava në vijim, që i takon 27-28 dhe 29 Qershorit, do të jetë gjithashtu një ditë të ndritshme dhe jashtëzakonisht me fat për veprimet që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen, pasi sundimtari juaj, Afërdita  dhe Urani do të jenë të sinkronizuar me njëri tjetrin. Mbajeni mend këtë datë!

Marsi do të hyjë në shenjën e Gaforres më 24 Qershor, për të qëndruar deri më 8 Gusht, duke ju lejuar që të udhëtoni dhe të argëtoheni gjatë fundjavave. Ndoshta ju do të udhëtoni me miqtë tuaj dhe do të merrni një ambient të përbashkët për të kaluar pushimet e verës – kjo është një ide shumë e mirë! Në sektorin e karrierës, ju do të habiteni nga lajmet e mira dhe të bukura që do të merrni në gusht,prandaj bëni pushime kur të keni mundësi dhe kohë.  Këtë muaj, lajme të befta në lidhje me punën dhe karrierën, do të degjoni rreth datës 10 Qershor.  .

1 Korriku do të sjellë një ndërveprim të bukur mes Neptunit dhe Hënës së Plotë, duke rritur kreativitetin tuaj dhe gjithashtu duke rritur mundësitë që të ndodhë një episod joshës  dhe romantike. Në të njëjtën kohë, sundimtari juaj, Afërdita, do të takohet me Jupiterin, një takim ky i mrekullueshëm për të dyja palët. Shenja jote dhe Peshorja udhëhiqen te dyja nga planeti i dashurisë, Afërdita. Pasi kur sundimtari juaj është nën rreze fantastike, ju do të jeni gjihmonë aty!!

BINJAKET

Ju do të jeni i fokusuar tërësisht në një marrëdhënie të rëndësishme për ju. Sapo të shfaqet  Hëna e Plotë në shenjën e Shigjetarit, më 2 Qershor, ju do të angazhoheni shumë seriozisht për të krijuar  një aleancë me një partner, që do të zgjasë përgjithmonë. Kjo ose do jetë një fejesë ose një martesë që do ndodhë së shpejti. Lidhjet e biznesit gjithashtu mund të forcohen brenda dy javëve të ardhshme, pas shfaqjes së kësaj Hëne të Plotë. Megjithatë, me Merkurin, sundimtarin tuaj, që është në pozicion kundërshtues ndaj Saturnit, jo do të doni që t’i merrni gjërat me ngadalë. Informacioni më i rëndësishëm është që Mërkuri do të jetë gjithashtu në prapavijë deri në 11 Qershor, fazë që ka filluar që prej 18 Majit, kështu që do jetë ide e mençur nëse e shtyni nënshkrimin e dokumentacioneve ose letrave te rëndësishme deri pas 11 Qershorit.

Nëse planifikoni të udhëtoni, do ishte ideale që të niseni në 5 Qershor dhe gjatë fundjavës që pason këtë datë. Marsi do të jetë në pozicion të përsosur me Jupiterin, duke i dhënë fundjavës suaj ndjeshmëri dhe momente të bukura. Udhëtoni ose bëjini dhuratë vetes suaj një ditë trajtimi dhe përkujdesjeje.

Me shfaqjen e Hënës së Re, në shenjën e Binjakëve, ju do të shihni progres të qëndrueshëm qoftë në jetën personale, qoftë në atë profesionale. Kjo do të jetë dhurata që universi ju bën për ditëlindje këtë vit – si një kartë për të bërë atë që ju dëshironi më shumë. E gjithë kjo do të vijë si një rreze e bukur nga Urani (planeti i surprizave!) dhe Marsi (planeti i veprimit!). Kështu që ju, fale mbështetjes së këtyre planeteve mund të bëni përparime të dukshme drejt ëndrrës suaj më të dashur. Një mik do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë periudhë me fat për ju - mesa duket ky mik ka ide të mëdha për ju! Ju mund ta drejtoni energjinë e kësaj Hëne të Re në çdo mënyrë që ju pëlqen, prandaj mendoni për diçka që ju do të donit ta realizonit dhe filloni të mbillni “farat” e projektit. Ju nuk keni pse të kuptoni që tani qëllimin e vërtetë të asaj që po bëni, pasi kjo është detyrë e Hënës së Plotë, që kërkon muaj për tu kristalizuar. Ajo që duhet të bëni tani është që të hidhni hapat e parë, plot zell dhe energji.

Neptuni, i cili drejton shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe reputacionit, do të shkojnë në prapavijë nga data 12 Qershor deri në 18 Nëntor. Kjo do të thotë se do të bëni mirë që të merreni me planet që keni ndërtuar tashmë për karrierën tuaj, në vend që të ndërmerrni sipërmarrje te reja jashtë territorit tuaj, apo të ndryshoni rrënjësisht strategjinë tuaj. Punoni të perfeksiononi strategjitë që ju keni krijuar tashmë, pasi do të shihni vlerën e tyre.

Saturni do të shkojë në prapavijë në shenjën e Akrepit, në shtëpinë tuaj të gjashtë të shëndetit dhe punës/ detyrave, prej datës 14 Qershor. Shpesh herë Saturni na bën të përballemi me situata që do të kishim dashur t’i shmangnim, kështu që në vijim, ju do ta ktheni vëmendjen tek çeshtjet e shëndetit të cilin e kishit lënë jashte fokusit tuaj. Ky trend do të intensifikohet tani, por vetëm nga data 14 Qershor deri 17 Shtator, mund të shpresoni që të çliroheni nga çdo shqetësim. Në sektorin e punës, gjatë tre muajve në vijim, ju do të keni vetëm rritje në volumin e punës suaj, saqë mund të keni nevojë të punësoni persona të tjerë për t’ju ndihmuar që t’i realizoni punët tuaja në kohë. Ky fluks pune do t’ju shkaktojë tendosje, kështu që premtoi vetes se do të kujdeseni duke u shplodhur dhe duke u ushqyer mirë.

Më 22 Qershor, ju do të keni një ditë të shkëlqyer të mbushur me fat të mirë dhe lumturi. Jupiteri do të takohet me Uranin, një moment ky shumë i rrallë, që do të sjellë një sërë rezultatesh  të mrekullueshme. Udhëtimi mund të jetë një kënaqësi e veçantë dhe ju keni mundësinë që të përfitoni nga ky aspekt dy ditë më parë, në 20-21 Qershor. Një tjetër fundjavë e këndshme gjatë të cilës ju duhet të argëtoheni, do të jetë  27-29 Qershori, kur Afërdita do të marrë rreze të arta nga Urani.

Marsi do të vendoset në shenjën e Gaforres nga 24 Qershori deri më 8 Gusht, kështu që duket se do të hyni në një periudhë ku shpenzimet tuaja do të rriten. Ndërkohë do të zbuloni që motivimi për të përmirësuar rrjedhën e parave ose për të gjetur burime të reja të ardhurash do të rritet. Ju do të jeni në kërkim të më shumë parave për të qënë në dispozicionin tuaj..

Data 1 Korrik, do të jetë një ditë gjithë shkëlqim, pasi Afërdita, planeti i dashurisë dhe sundimtari i shtëpisë suaj të pestë të dashurisë, romancës dhe fëmijëve, do të takohet me Jupiterin, dhënësin e fatit të mirë. Për të përfituar dhuratat që sjellin këto dy planete (dashurinë dhe romancën), ju duhet të udhëtoni jashtë qytetit, të paktën  200 milje larg shtëpisë tuaj.Zgjidhni një mjedis të bukur - kjo është një fundjavë për tu relaksuar. Ju do të kaloni momente të paharrueshme dhe magjike.

GAFORRJA

Një projekt i madh do të përfundojë pikërisht me shfaqjen e  Hënës së Plotë, më 2 Qershor, kështu që ju do të nxitoni për tu siguruar që të gjitha detajet janë të përsosura. Neptuni do të jetë II pozicionuar në kënd të vështirë me këtë Hënë të Plotë, kështu që nëse keni për të dorëzuar një raport, shikoni për fakte të cilat mund ti keni harruar pa dashje ose që mund të jenë të pasakta. Urani dhe Jupiteri do t'ju japin mundësi të papritura, kështu që është shumë e mundur që ky projekt tju sjellë shumë lavdërime dhe përgëzime nga të tjerët. Marsi do të jetë gjithashtu bashkëpunues me këtë Hëne të Re, por edhe me Diellin, prandaj do t’i gëzoheni energjisë që do të ndjeni përreth jush.

Kjo Hënë e Plotë e 2 Qershorit, mund t’i japë fund një çështjeje të shëndetit, ndoshta me diagnostikimin e një problemi ose me sqarimin e një sërë protokollesh mjekësore. Në qoftë se rezultatet e analizave nuk janë ato që keni pritur, kërkoni një kontroll të dytë , pasi me Neptunin aktiv dhe Mërkurin në prapavijë deri në 11 Qershor, mund të jetë bërë një gabim. Nuk ka asnjë të keqe të kontrollohen dy herë rezultatet, ose të kërkoni një mendim të dytë.

Nëse ju doni të merrni një kafshë shtëpiake në shtëpinë tuaj, shkoni në strehezat/ dyqanet e kafshëve dhe kërkoni një aty – kjo Hënë e Plotë e 2 Qershorit (plus ose minus katër ditë) do të krijojë kushtet që ju të bëni zgjedhjen më të mirë. Gjithsesi, ju këshilloj që gjatë kësaj kohe vetëm të kërkoni dhe mos të merrni vendime deri në 11 Qershor. Me Neptunin dhe Mërkurin në prapavijë, kërkoni të merrni të gjithë informacionin e duhur për kotelen ose qenushin e vogël, që doni të merrni në shtëpi për tu kujdesur. Gjithashtu, duhet të jeni plotesisht i vetëdijshëm për përgjegjësitë që do të merrni me këtë krijesë.

Shënojeni me rreth të kuq datën 5 Qershor sepse  Marsi dhe Jupiteri do të punojnë së bashku në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, ndaj në një mënyrë apo tjetër, do të gjeni mënyra për të fituar para. Ka mundësi që kjo të jetë një shumë e konsiderueshme dhe bujare parash.

Ju mund të dëshironi që të strukeni diku, në fshehtësi të plotë, për të shijuar privatësinë tuaj, sapo të shfaqet Hëna e Re më 16 Qershor, e cila do t’ju nxisë që të gëzoni privatësinë tuaj në qetësi. Kjo Hënë e Re do të jetë veçanërisht e dobishme për t’ju ndihmuar që të hiqni dorë nga një ves që ju e dini që nuk është i mirë për ju. Çdo zakon, sado i rrënjosur që të jetë, mund të kapërcehet me ndihmën e njerëzve të kualifikuar. Kjo Hënë e Re do të ketë mbështetje të jashtëzakonshme nga Urani, planeti i të papriturave, kështu që një teknikë të re ose inovacion, mund të funksionojë për mrekulli, në përpjekjen tuaj për të hequr zakonin që keni.

Qershori ka një nga ditët më të mira të gjithë aspekteve të veçanta të gjithë vitit 2015.  Planeti i Jupiterit do të pozicionohet në kënd të perkryer me planetin e Uranit, një moment ky që do ti duhen vite që të ndodhë sërish (për të qenë më specifik – në Dhjetor të 2019 ).  Ky takim i rrallë do të ndodhë më 22 Qershor, ku ju do të keni fatin e mirë që të keni Jupiterin në sektorin tuaj të shtëpise dhe banesës. Kështu që ëndrra e të pasurit shtëpinë tuaj, apo të shisni një pronë me çmim të mirë, tashmë është brenda mundësive për tu realizuar. Urani godet si vetëtima, kështu që ju duhet të veproni me shpejtësi dhe me vendosmëri, kur të shfaqen mundësite papritmas.

Ju do të shkëlqeni, ndërsa jeni në pozicionin e udhëheqësit dhe do të merrni vendime që të tjerët do të jenë entuziastë për t’i ndjekur më pas. E gjithë kjo do të ndodhe falë lëvizjes që do të bëjë Marsi, kur të vendoset në shenjën e Gaforres për herë të parë në dy vjet, nga data 24 Qershor deri në 8 Gusht. Kontrolli është ajo çka e duan të gjithë dhe ju do ta keni atë me bollek.

Në karrierën tuaj, gjërat janë duke shkuar shkëlqyeshëm, gati spektakolare. Jini të vëmendshëmnë datën 29 Qershor, kur Afërdita në shenjën e Luanit dhe e vendosur në shtëpinë tuaj të të ardhurave të fituara/pagave, do të marrë një rreze të bukur nga Urani në shenjën e Bricjapit, në shtëpinë tuaj të dhjetë të fames dhe nderimeve. Statusi dhe pozita juaj do të rritet sebashku me të ardhurat tuaja.  

LUANI

Diçka do të lëkundet në jetën tuaj dashurore, sapo  Hëna e Plotë do të shfaqet në 2 Qershor  dhe do të ndikojë plus minus 4 ditë në jetën tuaj. Ky mund të jetë moment që ju të vendosni  në lidhje me  personin qe dilni në takime, ose të rregulloni ritmin e një marrëdhënieje të re dashurie, në qoftë se ju mendoni se është duke ecur përpara shumë shpejt. Marsi do të jetë në pozicion të kundërt me këtë Hënë të Plotë, prandaj jini të vëmendshëm nëse kritika e një miku ndaj partnerit tuaj, do të bëjë që ju të mëziteni me atë mik. 

Në të njëjtën kohë, Urani, planeti i të papriturave, do të në një pozicion të favorshëm me këtë Hënë të Re, kështu që ju do ti pëlqeni lajmet e papriturave që mund të jenë në lidhje me dashurinë, fëmijët, apo një projekt krijues. Duket se shumë gjëra janë duke ndodhur në të njëjtën kohë.  

Dita e preferuar për ju gjatë këtij muaji, do të jetë 8 Qershori, kur ylli juaj, Dielli, do të jetë në kënd të përsosur me Jupiterin. Në këtë ditë një mik i mirë do t’ju bëjë shumë të lumtur, ndoshta edhe duke dalë nga vetvetja vetëm për ju. Por do të jetë një ditë e mrekullueshme për t’i  paraqitur një kërkese apo për t’i kërkuar një favor, dikujt që ka një pozicion të rëndësishëm.  Fundjava e parë e këtij muaji do të jetë shumë e veçantë (datat 6-7 Qershor),  kështu që  do jenë disa ditë rresht ku jo do të ndjeni sesa shkëlqyese do të jenë keto tre ditë. Nëse do t’ju ftojnë në ndonjë ftesë, shkoni, pasi kështu mund të krijoni kontakte me njerëz të rëndësishëm, por gjithashtu çdo i ftuar do të marrë trajtim të vecantë dhe të mbushur e me luks, përfshirë edhe ju.

Afërdita do të hyjë në shenjën e Luanit,  për herë të parë këtë vit, nga 5 Qershori deri në 18 Korrik dhe menjeherë magnetizmi juaj do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Ju nuk do t’ju duhet të përpiqeni shumë për tu vënë re, por është e sigurt se nëse kujdeseni për veten, do merrni maksimumin e vëmendjes. Afërdita do të shkojë në prapavijë në fund të muajit Korrik, kështu nëse ju doni të bëni ndryshime radikale në pamjen tuaj, ky muaj do të jetë koha  e duhur për të vepruar, sidomos me Afërditën të vendosur në shenjën e Virgjëreshës. Ju mund të konsultoheni me stilisten tuaj, apo të shfletoni kataloget e sezonit te ri, të ndryshoni parfum ose modelin e flokëve. Nëse keni menduar të bëni ndonjë ndërhyrje kirurgjikale plastike, planifikojeni atë sa më shpejt. Edhe burrat mund të mendojnë për të tilla ndryshime, pasi kanë mbështetjen e Afërditës.

Mërkuri do të jetë në prapavijë deri në 11 Qershor. Duke qënë se Mërkuri është në prapavijë në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqësisë, ju mund të rilidheni me miqtë tuaj të vjetër, të cilët keni shumë kohë pa i parë. Marsi është ende në shenjën e Binjakëve,duke  gjallëruar shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të veprimtarisë shoqërore, kështu që ju do të gjeni kohën për të lënë zyrën dhe për tu argëtuar, pasi e meritoni, duke qënë se keni investuar shumë kohë në karrierën tuaj së fundmi.

Një udhëtim i largët mund të vijë papritmas më 10, 11, 22, ose 29 Qershor, kur Urani, planeti i të papriturave do të jetë aktiv dhe miqësor, duke ju dërguar rreze të arta për tju çuar në aeroport.  Çështjet akademike, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të udhëtimit jashtë shtetit ,apo ato ligjore do të funksionojnë shumë mirë këtë muaj. Momentet më të shkëlqyera të këtij viti, do të jenë tre ditët: 20,21, 22 Qershor. Ky aspekt i veçantë nuk do të ndodhë më, jo të paktën deri në vitin 2019, sepse përfshin dy planete elektrizues që lëvizin ngadalë, Jupiteri në kënd të përsosur me Uranin. 

 Së fundmi, Saturni do të shkojë në prapavijë në shenjën e Akrepit nga data 14 Qershor deri në 17 Shtator, një vend ku Saturni ka qenë për dy vjet deri në fund të Dhjetorit 2014. Akrepi udhëheq sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes, një zonë kjo që duket se keni qenë i fokusuar  për dy vjet me rradhë. Nëse ju nuk keni gjetur ende një zgjidhje për sfidën që jeni përballur, problemi mund të bëhet më urgjent për tu zgjidhur tani. Ju mund të keni zgjidhur disa situata muajin e kaluar, por nëse jo, fundi i Tetorit dhe Nëntori duken premtues. Saturni do të jetë larguar nga sektori i shtëpisë suaj dhe ai familjar, nga mesi i Shtatorit, për të mos u kthyer më deri në vitin 2041. Jam e sigurt se nuk do tju marrë malli për ketë planet i dashur Luan. Ata që kanë lindur në fund të muajit, do ta ndiejnë më shumë këtë ndryshim.

VIRGJERESHA

Ju do t? keni nj? axhend? shum? t? ngjeshur k?t? muaj, pasi nj? marr?veshje e shk?lqyer do t? ndodh? n? karrier?n tuaj, por dicka shum? e r?nd?sishme duket se do ndodh? edhe n? familjen tuaj. Sht?pia juaj do t? ket? prioritet, sidomos m? shfaqjen e h?n?s s? plot? n? 2 Qershor. N?se k?t? dit? duhet t? transferoheni, b?ni planifikimet q? t? realizoni l?vizjen e duhur, pasi Jupiteri do t'ju ndihmoj? gjat? k?tij tranzicioni dhe ju keni p?r ta p?lqyer shum? hap?sir?n e re q? do t? shkoni.

N?se do t? bleni apo do t? shisni ndonj? pron? apo pasuri tuaj?n, sigurohuni q? te shikoni me kujdes t? gjitha pikat e kontrat?s, pasi Neptuni mund t? krijoj? situata, ku t? t? neglizhoni detaje t? r?nd?sishme, t? cilat do tju penalizojn? shum? m? von?.

Karriera juaj do t? sjell? lajme t? habitshme, miq?sore me shfaqjen e h?n?s s? re ne dat?n 16 Qershor, p?r k?t? arsye p?rdit?soni CV tuaj. Edhe data 5 Qershor do t? jet? e shkelqyer p?r t? l?n? nj? takim m? persona t? r?nd?sish?m, t? cil?t mund tju ofrojn? mund?si t? mira profesionale. N?se jeni t? vendosur t? rriteni n? detyre, ky ?sht? momenti m? i mir? p?r t? vepruar. Fal? pranis? s? Diellit, H?n?s s? Re, Marsit dhe M?rkurit, ku jeni t? gjitha arm?t e duhura p?r t? arritur objektivat tuaja. Ju do t? keni pasionin, guximin dhe energjin?, t? gjitha k?to dhurat? nga planeti i Marsit t? zjarrt?.

Saturni do t? vendoset n? shenj?n e Akrepit dhe n? sht?pin? tuaj t? komunikimit. N?se ju jeni duke shkruar nj? lib?r, ose po merreni me redaktimin e tij, do t’ju marr? m? shum? koh? sesa kishit menduar, pasi Saturni ka tendencen q? ti ngadal?soj? gjerat dhe k?rkon shum? p?rq?ndrim nga ana juaj. Saturni do t? jet? n? sht?pin? e udh?timit dhe kumunikimit nga data 14 Qershor deri n? 17 Shtator. Pasi t? kaloje kjo periudh?, ky planet do t? largohet nga shenja juaj dhe do t? kthehet serish vetem ne vitin 2041.

Kur Marsi t? vendoset n? shenj?n e Gaforres, nga data 24 Qershor deri n? 8 Gusht, fokusi n? karrier?n tuaj do t? zbehet dhe vemendja juaj do t? shkoj? tek argetimet dhe miqt? tuaj.

Muaji do t? p?rfundoj? n? m?nyr?n m? t? mir? t? mundshme. N? 28 Qershor, Af?rdita dhe Urani do t? luajne me njeri-tjetrin – rezultati do t? jet? nj? ndricim i qart? parash q? do t'ju mahnis? dhe habis?. Ndoshta do t? merrni lajme p?r nj? trash?gimi, bonus apo shp?rblime. K?to para do t? jen? nj? surpriz? p?r ju, sepse nuk i prisnit t? b?heshin tuajat. Shk?lqyesh?m!

PESHORJA

Ju mund t’ju duhet të negocioni për një kontratë sapo të fillojë muaji Qershor dhe nëse eshtë kështu, sigurohuni që i keni paraqitur të gjitha faktet e nevojshme. Neptuni, i cili prodhon mjegull në këto rrethana,  mund t’ju nxisë që të nxitoni dhe të anashkaloni detaje të rëndësishme, të cilat duhet t’i reflektoni në dokumentat që do të paraqisni. Kjo Hënë e Plotë e 2 Qershorit, do të ndriçojë shtëpinë tuaj të komunikimit dhe do të jetë jashtëzakonisht miqësore. Megjithatë, Neptuni do të jetë vendosur në pozicion të vështirë, kështu që sigurohuni që të shqyrtoni çdo fjalë të kontratës, të bëni shumë pyetje dhe ndoshta edhe të therrisni një avokat për të qënë dyfish i sigurtë se dokumenti është gati për tu nënshkruar nga të dyja palët.

Por një alternativë tjetër është që ju mund të përqëndroheni maksimalisht te vëllai apo motra juaj, më 2 Qershor, kur shfaqet Hëna e Plotë,  duke qënë se sektori i tretë udhëheq  motrat, vëllezërit dhe kushërinjtë. Ose, ju mund të ndërmerrni një udhëtim të shpejtë jo shumë larg nga vendbanimi juaj. Hënat e Plota përshpejtojnë ngjarjet, kështu që brenda katër ditëve të shfaqjes së Hënës, ju do të mësoni rezultatin përfundimtar të asaj që është duke ndodhur. Me Jupiterin në krahun tuaj, në qoftë se ju merrni masa paraprake rigoroze. Ju do të keni një marrëveshje të shkëlqyer në duart tuaja. Megjithatë, ju këshilloj të prisni për të firmosur, të paktën deri sa ta aprovoj avokati juaj ose prisni deri në 11 Qershor. Nëse marrëveshja është me rëndësi jetike, do ishte mirë që të prisnit deri në 27 Qershor ose më vonë akoma.

Merkuri ka qenë në prapavijë që prej 18 Majit, por do të shkojë në qarkullim direkt më 11 Qershor, duke i dhënë ritëm planeve tuaja. Ju duhet të presë deri pas datës 11 Qershor për të bërë ndonjë lëvizje të rëndësishme, por gjykimi do te jetë më i saktë, pasi Mërkuri do të ketë rregulluar orbitën e vet. 

Afërdita do të udhëtojë drejt shenjës së Luanit më 5 Qershor dhe të qëndrojnë aty deri në 18 Korrik. Ky është një vend i bukur për Peshoren, kështu që kushtojini vetes një ditë për tu kujdesur për pamjen tuaj, ndërsa Afërdita do bëjë të mundur që të merrni shumë komplimenta. Afërdita është planeti që udhëheq shenjën tuaj, prandaj aktivitetet që ndërmerr ky planet jane më shumë për  shenjën tuaj sesa për të tjerat.  

Një tjetër përfitim që do të merrni nga vendosja e Afërditës në shenjën e Virgjereshës është se ju do të merrni shumë ftesa për të marrë pjesë në festa dhe evente të ndryshme, prandaj gëzojuni pamjes së re që do të merrni këtë muaj. Ju mund të keni një event të bukur ku mund të merrni pjese, sapo Dielli dhe Jupiteri do të takohen plot dëshirë në datat 6-8 Qershor.

Një udhëtim duket në horizont, ndaj nëse jeni të dëshiruar për një pushim, shikoni ditën 16 Qershor dhe ditet qe pasojne ketë datë. Urani do të jetë shumë aktiv, kështu që miku juaj ose partneri juaj,  mund tju japë një ide të papritur për të shkuar në një destinacion të vendosur spontanisht.

Sapo planeti i Marsit të hyje në shenjën e Gaforres në 24 Qershor dhe të qëndrojë aty deri në 8 Gusht, ju do të vini re karriera juaj do të pësojë rritje të dukshme. Kështu që muajin e ardhshëm, ju nuk do të bëni plane se ku do t’i kaloni pushimet, por do të mendoni vetëm për çështjet e punës. Nga mesi i Korrikut, ju do të jeni gati të synoni një pozitë të rëndësishme profesionale,por ndonëse opinionet e  planeteve do të jenë të përziera, ju do të keni shumë planetë miqësorë që do t'ju ndihmojnë. Ju do të keni pengesa për të fituar punën që dëshironi, por mundësitë për të arritur një fitore të madhe janë të mëdha. Filloni përgatitjet që tani.

Një fundjavë shumë e këndshme që mbyll muajin Qershor është ajo e 27-28 Qershorit,  kur sundimtari juaj, Afërdita, do të ketë një takim të këndshëm me Uranin, duke sjellë shumë surpriza të këndshme atë ditë.  Mesa duket, partneri juaj do të tregojë sesa shumë ju do, pikërisht gjatë kësaj fundjavë. Nëse jeni vetëm dhe i paangazhuar në një lidhje, nga momenti në moment mund të shfaqet një person , i cili do të dryshojë çdo gjë.

AKREPI

Saturni, planeti që sundon shenjën tuaj, do të shkojë për një periudhë të shkurtë në prapavijë në shenjën e Akrepit, nga data 14 Qershor deri në 17 Shtator. Ju keni kaluar dy vjet nën udhëheqjen e Saturnit, i cili ju mësoi sesi të merrnit më shumë përgjegjësi dhe të gjenit forcën brenda vetes suaj- ju tani mund të thoni se jeni shumë më të fortë se më parë. 

Tani që Saturni do shkojë në prapavijë nga qershori në gusht, duhet të dini se pasi të largohet nga shenja juaj, ai do të kthehet serish te ju vetem në Dhjetor të vitit 2041.  

Ky muaj do të fillojë me një Hënë të Plotë në shenjën e Shigjetarit, kështu që ju do të merrni pjesë në çështjet financiare brenda katër ditëve nga kjo date. Planeti i të papriturave,Urani, do të dërgojë një rreze të bukur nga shtëpia juaj, prandaj një lajm i mirë në lidhje me një projekt të ri apo klient mund të vijë tek ju, sebashku me një shumë parash. Kjo mund të lidhet me një projekt që është gati të përfundojë në një mënyrë të tillë që do tju bëjë të ndiheni krenar - ndërkohë që të tjerët di të duan tju shpërblejnë financiarisht. Megjithatë, ju duhet të jenë të kujdesshëm. Neptuni do të jetë në kënd të vështirë me ketë Hënë të Plotë dhe mund të shkaktojë probleme në sajë të mjegulles që mund të krijojë në gjykimin tuaj, përsa i përket fakteve përkatëse financiare. Pyetni për informacione shtesë dhe mos pranoni të nënshkruani dokumente të rëndësishme deri sa të mbarojë muaji Qershor.

Një ditë e shkëlqyer për karrierën tuaj do të jetë data 5 Qershor, pasi një potencial çudi-ditës do të shfaqet, sapo kur Marsi të bashkëpunojë me Jupiterin, duke krijuar mundësinë për një sukses financiar. Në të njëjtën ditë, Afërdita do të hyjë në zonën tuaj të reputacionit (e njëjta shtëpi që po mbeshtetet nga Jupiteri tani). Reputacioni juaj i mirë dhe fitoret e fundit do të  jenë tema e ditës për të gjithë ata që ju njohin.e këtë popullaritet që keni tani, do jetë më e lehtë që  Ndërkohë që popullariteti juaj është i lartë, ju mund ti ofroni një personi të rëndësishëm disa ide, te cilat ai do ti vleresojë si më pak të rrezikshme – aq sa t’i miratojë dhe të promovojë idenë fituese për ekipin.

Mërkuri do të vazhdojë të jetë në prapavijë në sektorin tuaj financiar deri në 11 Qershor, një trend ky që ka filluar nga 21 Maj. Kujtoni klientët tuaj që të shlyejnë pagesat në kohë, nese janë vonuar. Hëna e Re që do të shfaqet në  16 Qershor, në të njëjtin sektor (atë të financës) do të ndihmojë që të ardhurat të rrjedhin sërish.  Urani, planeti i të papriturave, do të jetë në pozicion të favorshëm, duke sugjeruar që ju keni gjasa që të gjeni mënyra të reja për të sjellë të ardhura, ndoshta duke marrë hua, kredi, fonde apo të tjera aplikime financiare. Nese jeni të përgatitur, do ti kaloni me sukses pyetjet qe do tju bejnë zyrtaret qe merren me procesin e aplikimeve. Kjo situatë do të ndikohet nga prania e planetit Mars, por varet shumë edhe nga ju. 

Dy ditët më spektakolare do të jenë në përfundim të muajit. Data 22 Qershor do të sjellë një aspekt të rrallë, Jupiterin (fati i mirë) në shtëpinë tuaj të famës, pozicionuar në kënd të përsosur me Uranin (surprizat dhe te papriturat) në shtëpinë tuaj të projekteve të punës së përditshme. Diçka që po punoni është gati të sjellë rezultatet e para dhe të bëhet një medalje e artë xhaketën tuaj. Ky aspekt është shumë i rrallë dhe do të përsëritet në Dhjetor të 2019,por edhe atëherë  planetët do të kenë lëvizur në shenja të ndryshme, kështu që nuk do të shprehet në të njëjtën mënyrë.

Afërdita dhe Urani do të kenë një takim paqësor gjatë datave 26-29 Qershor, duke bërë që puna juaj e mirë të vihet në dukje.  Ju do të habiteni nga këto rezultate , të cilat asnjë nuk i priste, përfshirë edhe ju. Gjithashtu ju sygjeroj që ta mbani vëmendjen tek çështjet e punës sesa të shoqërisë, pasi muajt në vijim do tju sjellin plot evente sociale ku ju do të përfshiheni dhe do të argëtoheni.

Neptuni do të shkojë në prapavijë nga data 12 Qershor deri më 18 Nëntor. Ky planet udheheq sektorin e pestë të dashurisë së vërtetë. Në këto kushte, lëvizja e Neptunit mund t’ju bëjë që të rishikoni edhe njeherë marrëdheniet marrëdhëniet tuaja me dikë që po dilni në takim kohet e fundit, ose ju thjesht mund të ndryshoni ritmin e marrëdhënies. Ekziston varianti që  ju mund të përshtatni planet për një fëmijë, ose për një projekt krijues ju po punoni. Gjeni mënyrën sesi mund ta bëni këtë të funksionojë. Veprimtaria e planetit Mars në shenjën e Gaforres nga 24 Qershori - 8 Gusht do t’ju jap një mundësi për ta çuar përpara karrierën tuaj. Ndizeni sërish (në mënyrën më të lezetshme të mundshme) atë në muajin Gusht. Jepini përparësi asaj.

SHIGJETARI

Hëna e Plotë në shenjën e Shigjetarit, e cila do të shfaqet në 2 Qershor, do t'ju japë shtysë për të shqyrtuar pesë muajt e fundit, si për të shqyrtuar veprimet tuaja dhe atë që keni mësuar deri tani. Saturni është duke lëvizur nga Shigjetari tani, por vetëm për trembëdhjetë javë.  Ju mund të mendoni rreth vendimeve që keni marrë gjatë pesë muajve të fundit dhe të përcaktoni se si gjërat janë duke përparuar. 

Pas datës 17 Shtator, kur Saturni do të pozicionohet në shenjën tuaj për një periudhë të pandërprerë dy vjecare, ju do të jeni në gjendje për ta përdorur praninë e tij akomë edhe më shumë.. Hëna e Plotë te shigjetari, tregon se dicka me rëndesi të madhe  do të vijë. Kujdesuni për shendetin tuaj, pasi keni për të qenë shumë të lodhur në këtë moment.

Neptuni do të shkojë në prapavijë këtë muaj, nga data 12 Qershor deri në 15 Nëntor. Gjatë kësaj kohe ju mund të ndryshoni mendjen tuaj në lidhje me metodën që ju keni zgjedhur për të zgjidhur një strehim apo një çështje familjare. Ju mund të keni pasur një strategji, që tani ju duket se nuk po funksionon. Mos u merakosni, pasi ndërkohë që po mendoni për ecurinë e gjerave, ju mund të bëni ndryshime dhe përmirësime.  Ju tani mund të prezantoni një plan të ri, të cilin mund ta zbatoni deri në fund të Gushtit 2015, por ndoshta ka për të patur edhe më shumë sukses , në 8 Mars 2016 (me shfaqjen e eklipsit).

Fokusi juaj kryesor në qershor do të vendoset tek një marrëdhënie serioze partneriteti, pasi shumica e planeteve janë vendosur në pjesën perëndimore të kartelës tuaj yjore. Tregoni që keni  frymë bashkëpunimi dhe mos shkarkoni shqetësimet e përditshme tek partneri juaj –në këtë mënyrë marrëdhënia juaj (personale ose biznesi qoftë) do të shkojë shumë mirë. Marsi do të shkojë në sektorin tuaj financiar nga 24 Qershori deri në 8 Gusht, kështu që pjesë e bisedimeve që do të keni me partnerin tuaj tani, do të jenë rreth strukturës ose fondeve që duhet të ndani midis njëri tjetrit. Ky është një moment shumë i për ta zgjidhur këtë çështje.

Merkuri është ende në prapavijë, duke filluar kete trend muajin e kaluar, por do të shkojë në qarkullim  direkt në 11 Qershor. Mërkuri në prapavijë, do tju inkurajojë që të shihni mbrapa, sidomos në një partneritet që mund të keni formuar kohë më parë,ose dhe thjesht kohët e fundit. Duket se po hyni në një kapitull të ri – qoftë marrëdhënie personale apo biznesi,- kjo në mënyrë të qartë, do të paraqesë një angazhim serioz për të dyja anët. Hëna e Re që do të shfaqet në 16 qershor dhe dy jave që pasojnë këtë hënë, do tju japin gjithë kohën e duhru që jut ë formësoni të ardhmen tuaj së bashku.

Aspekti i dashurisë dhe romances gjatë muajit qershor do të jetë shumë i fortë. Afërdita do të hyjë në shenjën e zjarrit, Luanin, nga data 5 Qershor deri më 18 Korrik, një vend i bukur për shenjën tuaj të zjarrit gjithashtu, për të mirepritur Afërditën. Ju mund të udhëtoni me të dashurin tuaj ose bashkëshortin, ose të shkoni në aktivitete zbavitëse në qytetin tuaj për të hyrë në një nivel më të afërt me njëri-tjetrin. Rrethoni në kalendar datat 8 , 9 dhe 10 Qershor , gjatë të cilave do ta ndieni më së shumti dashurinë të triumfojë. Por mbani mend se dita më e mirë nga të gjitha do të jetë 22 Qershori, kur sundimtari juaj, Jupiteri do të marrë një rreze të artë nga Urani, planeti i të papriturave dhe spontanitetit. Një takim interesant i papritur do të ndodhë në fund të muajit, në datën 29 Qershor, falë sinjaleve që Afërdita dhe Urani do t’i dërgojnë njëri tjetrit. Ky muaj do të jetë plot me momente elektrizuese , kështu që ju do të ndiheni sikur jeni duke ecur në re shumicen e kohës, i dashur Shigjetar.

BRICJAPI

Filloni këtë muaj me qetësi të plotë dhe pa bërë zhurmë fare. Hëna e Plotë në shenjen e Shigjetarit, që do të shfaqet në 2 Qershor, do tju kerkojë që të kujdeseni mirë për veten, duke zvogëluar ngarkesën e punës tuaj dhe duke siguruar hapësirë ??për më shumë pushim, relaksim dhe privatësi. Nëse ju keni pasur një shqetësim mjekësor, ju do të keni kohën e duhur për ta adresuar atë gjatë muajit qershor. Sapo ta bëni këtë, do të ndiheni më mirë.  Merkuri do të vazhdojë të jetë në prapavijë deri në 11 Qershor, kështu që ritmi i jetës suaj do të jetë i ngadaltë. Ju nuk duhet të mendoni se po  humbisni ndonjë gjë, ndërsa po kujdeseni për për veten tuaj – kjo është koha e duhur që ju ti jepni vetes gjithe përkujdesin e duhur që ka nevojë.

Keni qene shumë i zënë ne sektorin e punës kohët e fundit, por gjatë këtij muaji, fluksi i punës do të dyfishohet. Sidomos nëse punoni në fushat e  komunikimit, negocimit, shitjeve, botimeve, transmetimeve. mësimdhënies, telekomunikacionit, transportit, apo industrinë e udhëtimeve. Do të jetë e nevojshme që të jeni në gatishmeri, kur hëna e re do të shfaqet në 16 Qershor, pasi kjo hënë do të bëjë të mundur që cdo gjë që po ndodh në jetën tuaj do të kalojë në një nivel të ri.  

Mundesitë për të bërë të ardhura këtë muaj janë shumë të mira, duke përfshirë edhe paratë në dorë që mund të merrni nga komisione, shpërblime, fonde ose edhe kredi me interest e favorshëm për ju. Dy ditë më të mira për zhvillimin me tej te ketyre aktiviteteve jane data 8-9 qershor, por ajo që do të sjellë lajmet më të mira është data 9 Qershor, kur çështjet e familjes, shtëpise dhe pronave te paluajtshme do të shkojnë shumë mirë.

Dita më e mire e muajit, por ndoshta edhe e gjithë vitit 2015, është 22 Qershori,  kur Jupiteri dhe Urani do të punojnë së bashku në çështjet e shtëpisë apo familjes. Falë këtij bashkepunimi miqësor, ju do të arrini të siguroni fondet e duhura për të realizuar një ëndërr tuajën. Disa ditë më vonë, më 29 Qershor, në sajë të pajtueshmërisë së Afërditës me Uranin, ju do të keni serish një ditë të shkëlqyer për tu marrë me çeshtje familjare dhe te shtëpisë suaj. 

Pasi planeti i Marsit do të vendoset në shenjën e Gaforres, ju do ta përqëndroni vëmendjen tuaj tek partneri juaj. Ky trend do të vazhdojë deri në 8 Gusht.  Ndërkohë që do të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj, mund të planifikoni sëbashku të pushoni diku, menjehere sapo të shfaqet eklipsit diellor i 13 Shtatorit. Është e rëndësishme të kaloni kohë cilësore me njëri tjetrin.  Por duhet të jeni të kujdesshem, pasi me Marsin që kundërshton diellin, duhet të dëgjoni me vëmendje idetë e partnerit tuaj dhe jeni bashkëpunuese me të.(Kjo këshillë vlen edhe për një partneritet ne biznes). Jo gjithcka do të shkojë vaj këtë muaj, por kjo nuk ka pse te paraqese ndonje problem per ju, pasi jo gjithmonë duhet të jeni dakort me te gjitha ato që ndodhin.   

UJORI

Gjatë muajit Qershor do ta përqëndroni vëmendjen tuaj tek një marrëdhënie e ngushtë, për të ardhmen e të cilës po mendoni shumë seriozisht kohët e fundit.  

Ju mund të kenë nevojë të flisni me një mik në lidhje me paratë, veçanërisht gjatë shfaqjes së Hënës së Plotë, më 2 Qershor, sepse Neptuni do të mundësojë krijimin e një situate konfuze në këtë kohë.

Megjithatë, kjo hëna e plotë mund të përkojë edhe me një ditë shumë të bukur, kur ka të ngjarë që ju të jeni i ftuar për të festuar një moment historik për një nga miqtë tuaj - një martesë, fejese, festën e ditëlindjen, promovimin e karrierës, apo rast tjetër të lumtur për të. Me Jupiterin dhe Uranin që ju mbështesin dhe ju inkurajojnë, ju do t'i gëzoheni pamasë këtij moment, sepse do të jenë çaste të paharrueshme. Ju do të jeni i rrethuar nga njerëz miqësore, ku shumicën e tyre i njihni dhe i vlerësoni. Një alternativë tjetër është që ju mund të merrni pjesë në një event bamirësie apo aktivitet me qëllim humanitar, ku çdo gjë do të shkojë shumë mirë për ju.

Romanca dhe dashuria do të nxehet me shfaqjen e Hënë se Re në 16 Qershor dhe nëse nuk jeni në një lidhje, kjo do të jetë diçka shumë e papritur për ju. Sundimtari juaj, Urani, do të jetë shumë aktive, jo vetëm gjatë shfaqjes së hënës por gjatë gjithë muajit. Ajo që duhet të dini është se keni gjithe mbështetjen dhe mbrojtjen e Uranit. Nëse jeni në një marrëdhënie të rëndësishme për ju, Marsi do të bëjë të mundur që edhe partneri juaj do të vendoset në fokus– sidomos në datën 8 Qershor- ku ju të dy do të jeni të gatshëm që t'i kushtoni vëmendje maksimale njëri-tjetrit.  

Udhëtimi duket një mundësi shumë e mirë tani dhe ju duhet ta merrni në konsideratë.  Ju mund të largoheni rreth datës 9-10 Qershor (krejt spontanisht, pa ndonjë planifikim). Në 22 Qershor mund të jetë moment më i mirë për tu nisur me pushime, pasi Jupiteri (që përfaqëson partnerin tuaj) dhe sundimtari juaj, Urani, do të punojnë së bashku në një aspekt jashtëzakonisht të rrallë, për të bërë që shpirtrat tuaj të ngrihen peshë nga lumturia ndërsa jeni me pushime. Nëse mundeni të largoheni vetëm nga fundi i muajit Qershor, kini parasysh se partneri juaj do të vazhdojë të jetë i gatshëm për të kaluar kohë të veçantë me ju, rreth datave 27-28 Qershor.

Marsi do të jetë në shenjën e Binjakëve dhe do të “nxehë” sektorin tuaj të dashurisë gjatë gjithë muajit deri më 24 Qershor. Kjo do jetë një periudhë shumë e lumtur, për ju, sepse do të ndiheni joshëse dhe do të argëtoheni pafund.  Afërdita do të jetë në sektorin tuaj të marrëdhënieve, nga data 5 Qershor deri në 18 Korrik, kështu që ju jeni i rrethuar nga aspekte te mrekullueshme planetare.

Pasi Marsi do të vendoset në shenjën e Gaforres, në datën 24 Qershor, rutina e përdishme do t'ju thërrasë sërish. Ju tashmë duhet ta ktheni vëmendjen tuaj drejt çeshtjeve të zyrës, kolegëve dhe drejtuesve. Megjithatë, nuk do të jetë gjithë dita punë dhe letra, prandaj mos u mërzisni.  

PESHQIT

Punët e shumta që keni bërë këto muajt e fundit, kanë qenë mbresëlënëse. Ju keni marrë përsipër përgjegjësi të tjera ose keni hyrë në fushë të re ekspertize dhe rezultatet kane qenë shumë të mira, sëbashku me krititkat pozitive nga të tjerët.  

Tani, me shfaqjen e hënës së plotë, më 2 Qershor, shpërblimi i gjithë kësaj pune duket se është duke ardhur drejt teje. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit të mirë dhe gjithashtu sundimtarit juaj, është në kënd të mirë me këtë hënë të plotë. Kjo tregon se puna juaj e vazhdueshme dhe detyrat cilësore që keni realizuar, kane bërë që ju tashmë të keni fituar admirimin e merituar te audiences dhe industrisë.

Neptuni, planeti juaj në pushtet, do të jetë në kënd të vështirë me hënë e plotë të 2 Qershorit, kështu që nëse ju do të merrni një pozicion të ri në punë, sigurohuni që I kuptoni të gjitha kushtet e ofertës dhe kontrates se punës, para se të firmosni.

Merkuri do të vazhdojë të jetë prapavijë deri në 11 Qershor (qe prej 18 Majit), prandaj ndoshta mund t’ju duhet të shtyni marrjen e një vendimi të rëndësishëm , deri në 11 Qershor, kur Mërkuri do të kthehet në fazen aktive. Por nëse doni që një projekt, blerje ose një plan veprimi të ketë perspektivë shumë më të mirë për sukses, duhet të prisni deri në 27 Qershor, për të nënshkruar  dokumenta apo për të ndërmarrë veprime në një sipërmarrje të rëndësishme.

Në fund të muajit, ju do të merrni rreze të arta nga planetet, jo vëtëm në çështjet e punës por edhe të dashurisë. Fundjava më e mirë e muajit është 27-28, kur krijimtaria juaj dhe fuqia e fitimit do të arrijnë nivelet më të larta.  

Ditë të tjera për ti patur në vëmendje janë data 8,9,10, kur çështjet e parave, familjes dhe pasurive te patundshme do të ecin shumë mirë.  Ju ndoshta do të transferoheni në një shtëpi më të madhe ose ju mund të rinovoni ambientin e shtëpisë suaj. Do keni momente kur nuk do të dini se kujt fushe ti jepni më shumë prioritet. Ju këshilloj që të përqëndroheni në çështjet e karrierës, në 2 qershor, hëna e plotë do të ndricoje sektorin e karrierës. Hëna e re, e 16 Qershorit, do t’ju ndihmojë të përqëndroheni në veprimtaritë që lidhen më ceshtjet e banimit, rinovimit, riparimeve, apo të tjera plane që keni për familjen tuaj ose njërin nga prinderit.

Saturni, planeti që ka qenë përgjegjës për rritjen tuaj në aspektin profesional që prej momentit që Saturni u transferua në shenjen e Shigjetarit në fund të dhjetorit, tani do të lëvizë përkohësisht nga Shigjetari dhe do të vendoset në shenjën e Akrepit për trembëdhjetë javë, nga data 14 Qershor deri në 17 Shtator.

Kjo do të thotë që ju do të ndiheni më pak nën presion për karrierën tuaj gjatë këtyre javëve, duke ju lejuar që të merrni frymë lirisht dhe tu gëzoheni sukseseve që keni ndërtuar tashmë. Pasi Saturni të  kthehet serish në shenjën e Shigjetarit, në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe nderimeve ne 17 Shtator, ky planet do të qëndroje me ju, duke supervizuar dhe udhehequr aftësitë tuaja menaxhuese deri në dhjetor të vitit 2017, për një priudhë dy vjecare. Vazhdoni të punoni shumë, pasi shumë shpejt e gjithe bota do tju njohë falë punëve të sukseshme që keni realizuar.  

A do të keni kohë për tu argetuar dhe për të shijuar dashurinë? Sigurisht që po!! Marsi do të shkojë në sektorin tuaj të dashurisë se vërtetë më 24 Qershor, për të qëndruar deri në 8 Gusht.  Ju do ti gëzoheni argetimit dhe madje edhe mund te bëni pushime.  Nëse jeni beqare pas 24 Qershorit do të keni një shans shumë të mirë për të takuar një person të rid he interesant.

Nëse ju punoni në fushë krijuese, ju do të zbuloni se jeni në formën tuaj më të mirë për të krijuar dhe duhet të jepni maksimumin tuaj për të arritur perfeksionin. Sic mund ta shihni i dashur Peshk, Qershori pa dyshim eshte një muaj magjepës per ju!!