Metropolitan

Libri i përsosur për prillin: Dashuria e beftë, toksike, por edhe shpëtimtare e dy të rinjve

Libri i përsosur për prillin: Dashuria e beftë, toksike, por edhe

Kjo është historia e një djaloshi që nuk mund të dashuronte dhe e një vajze që nuk donte të binte në dashuri.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Xhini Mërfi ndihet mjaft mirë mes djemve. Miqësia me ta gjithnjë i është dukur e thjeshtë, pa koklavitje, pa drama, të paktën për sa kohë askush nuk bie në dashuri me atë apo ajo vetë me ndonjërin prej tyre. Të gjithë janë pajtuar me këtë gjendje. Por një ditë, njihet me Adrian Silvasin, i vetmi që e nxit të dëshirojë shumë më tepër se thjesht miqësi. Prej atij çasti, Xhini fillon të vërë në pikëpyetje rregullat e veta.

Pak nga pak, Xhini dhe Adriani zënë e bien në një lidhje toksike dhe tepër të rrezikshme. Adriani, i cili ka parë shpirtcopëtimin e së ëmës, mendon se Xhini përbën një lloj kërcënimi për atë çka besuar deri më tani: që për dashurinë nuk ia vlen të rrezikosh asfare. Ndërsa për Xhinin, rreziku është dhe më i lartë. Po ta lërë Adrianin të bëhet pjesë e jetës së saj, ai mund të zbulojë një të fshehtë që ajo e mbron me thonj, për të cilën ndihet edhe në faj.

Xhini nuk po kërkon shpëtim nga ndokush. Por ndoshta, ajo dhe Adriani mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithnjë nëse më parë nuk e shkatërrojnë.

“Mes djemsh”, një libër mallëngjyes dhe rrëmbyes, është një histori e fuqishme për dashurinë e vërtetë, dashurinë për veten, si dhe vështirësitë e  rritjes.

Libri i përsosur për prillin: Dashuria e beftë, toksike, por edhe

Mbi autoren

Emma Noyes, që kur ishte gjashtë vjeçe, i tregoi së ëmës se donte të bëhej shkrimtare. Ajo u rrit në periferi të Çikagos dhe ndoqi Universitetin e Harvardit, ku studioi për histori dhe letërsi. E nisi karrierën në një kompani birre, por u largua sepse donte të shkruante për sirena dhe shtriga dhe përfundoi duke botuar serinë e saj të parë të librave fantazi për të rinj, “Qyteti i fundosur”. Tani jeton në Çikago me të dashurin e saj suedez dhe një qen të vogël pomeranez. “Mes djemsh” është debutimi i saj për të rritur.

Libri i përsosur për prillin: Dashuria e beftë, toksike, por edhe

Si është shprehur kritika?

“Debutimi i jashtëzakonshëm i Emma Noyes është i vërtetë dhe shumë emocionues, madje do t’ju shoqërojë gjatë pasi të ktheni dhe faqen e fundit. Kjo histori dashurie duhet lexuar patjetër”.

New York Times

“Noyes arrin të hedhë në letër gëzimin dhe trazimin e fazave të rritjes. Është një refren ku shkrihen në një padurimi dhe shpresa”.

Publishers Weekly

“Noyes arrin të japë momente të dramës emocionuese në këtë histori dashurie të këtyre të rinjve 25-vjeçarë”.

Booklist

“Mes djemsh” është një roman shpirtcopëtues dhe romantik, i shkruar bukur dhe me shumë origjinalitet, që na tregon rrugëtimin njerëzor përmes traumës, njohjes dhe dashurisë për veten”.

Samantha Young, New York Times & USA Today, autore bestseller

“Emma Noyes më bëri krejtësisht për vete me debutimin e saj spektakolar. “Mes djemsh” është një vështrim i sinqertë e pa dorashka në jetën e njëzetecavjeçarëve, që përpiqen të gjejnë dashurinë dhe veten. Noyes shkruan me mjeshtëri, kujdes dhe sinqeritet për tema tepër të vështira, duke arritur kulmin në një vepër fiksioni të shkëlqyeshme për të cilën nuk mund të ndaloj së menduari. Edhe pasi mbarova faqen e fundit, ishte e pamundur ta harroja këtë libër.

Falon Ballard, autori i "Just My Type"

Fragmente nga libri

1)    Krijesa brenda meje përbëhet nga çdo pasiguri, çdo grimë vetëvlerësimi të ulët, çdo keqbërje, çdo gabim, çdo mashkull me të cilin kam fjetur, por nuk më ka dashur kurrë. Çdo arsye për të urryer vetë trupin në të cilin jetoj. Kërkon vazhdimisht aprovim dhe i druhet dështimit. Ajo dikton çdo vendim timin, nga momenti kur hap sytë në mëngjes, deri në fetën e fundit të bukës që ha gjatë ditës.

2)    A mundet njeriu të mashtrojë veten e ta bëjë të mendojë se është i dashuruar dhe nëse po, si mund ta kuptoj unë kur ndjesia është e vërtetë. Ndoshta nuk do të mundem kurrë ta kuptoj kur është e vërtetë. Ndoshta ky është qëllimi. Ndoshta, kur të ndodhë, do të më duhet thjesht të hidhem verbërisht drejt ndjesisë dhe të lutem që emocionet nuk po përpiqen të më mashtrojnë.

3)    ...jam aq e etur për dashuri, sa më duket sikur një boshllëk po ma çan kraharorin më dysh; nisi sa një vrimë gjilpëre dhe po zgjerohet gjithmonë e më shumë duke më zbrazur, duke e bërë të prekshëm boshllëkun që ndiej.

4)    Përpiqem të arsyetoj që duhet të ha normalisht, por është e pamundur. Ankthi tashmë ka arritur të identifikojë çdo kurth të mundshëm: shumë pak ushqim, tepër ushqim, jo mjaftueshëm. Në çdo vakt, truri im shkon nga një opsion në tjetrin midis këtyre alternativave, duke më shtyrë drejt asaj qosheje të mendjes, që tashmë e njoh shumë mirë.

5)  Ai thotë se u përpoq. Sipas saj, ai as që mori mundimin të bënte diçka. Thotë se zemrën e ka plot e për plot. Kurse ai pretendon se s'mund të japë më tepër se kaq. Se është i pandreqshëm. Ajo nuk e flak dot tutje dashurinë që ndien. Sa do të donin që ta hidhnin pas krahëve dashurinë, që të dy!

Detaje mbi librin:

Titulli: "Mes djemsh"

Autore: Emma Noyes

Përkthyes: Edlir Velaj

Zhanri: Romancë

Data e botimit: prill, 2024

Numri i faqeve: 346

C?mimi: 1200 lekë

REELS

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

The perfect book for April: The love of a boy who couldn't love and a girl who didn't

Libri i përsosur për prillin: Dashuria e beftë, toksike, por edhe

This is the story of a boy who couldn't love and a girl who didn't want to fall in love.

General information about the book

Ginny Murphy feels quite comfortable among boys. Friendship with them has always seemed simple, no fuss, no drama, at least as long as no one falls in love with one of them. Everyone has come to terms with this situation. But one day, she meets Adrian Silvas, the only one who makes her want much more than just friendship. From that moment on, Ginny begins
to question her own rules.

Little by little, Ginny and Adrian fall into a toxic and extremely dangerous relationship. Adriani, who has seen his mother's heartbreak, thinks that Gini is a kind of threat to what has been believed until now: that love is not worth risking at all. As for Djinn, the risk is even higher. By letting Adrian into her life, he might reveal a secret she's guarded and feels guilty about.

Ginny isn't looking for anyone to save her. But maybe she and Adrian can help each other, as long as they don't destroy her first.

A poignant and captivating book, Between Boys is a powerful story about true love, self-love, and the struggles of growing up.

Libri i përsosur për prillin: Dashuria e beftë, toksike, por edhe

About the author

Emma Noyes, since she was six years old, told her mother that she wanted to be a writer. She grew up in the suburbs of Chicago and attended Harvard University, where she studied history and literature. She started her career at a beer company, but left because she wanted to write about mermaids and witches and ended up publishing her first series of fantasy books for young adults, The Sunken City. She now lives in Chicago with her Swedish boyfriend and a small Pomeranian dog. "Between boys" is her debut for adults.

Libri i përsosur për prillin: Dashuria e beftë, toksike, por edhe

How is the criticism expressed?

"Emma Noyes' extraordinary debut is real and deeply moving, and will stick with you long after you've turned the last page. This love story is a must-read."

New York Times

"Noyes manages to put on paper the joy and turmoil of growing up. It's a chorus where impatience and hope melt."

Publishers Weekly

"Noyes manages to deliver moments of poignant drama in this love story of these 25-year-olds."

Booklist

"Between Boys" is a heartbreaking and romantic novel, beautifully written and with a lot of originality, that shows us the human journey through trauma, recognition and self-love.

Samantha Young, New York Times & USA Today bestselling author

"Emma Noyes won me over with her spectacular debut. Between Boys is an honest, bare-knuckle look at the lives of twenty-somethings struggling to find love and themselves. Noyes writes with skill, care and honesty about subjects that are incredibly difficult, culminating in a brilliant work of fiction that I can't stop thinking about. Even after I finished the last page, it was impossible to put this book down."

Says Ballard,  author of "Just My Type"

Excerpts from the book

1) The creature inside me is made up of every insecurity, every bit of low self-esteem, every wrongdoing, every mistake, every man I've slept with but never loved. Every reason to hate the very body I live in. Constantly seeks approval and fears failure. It dictates my every decision, from the moment I open my eyes in the morning to the last slice of bread I eat during the day.


2) Can a man deceive himself into thinking he is in love? And if so, how do I know when the feeling is real? Maybe I'll never be able to tell when it's true. Maybe that's the point. Maybe, when it does, I'll just have to jump blindly into the feeling and pray that the emotions aren't trying to trick me.


3) ...I am so thirsty for love, that I feel as if a gap is tearing my chest in two; it started as a pinhole and is expanding more and more emptying me, making the emptiness I feel palpable.


4) I try to reason that I should eat normally, but it is impossible. Anxiety has already managed to identify every possible trap: too little food, too much food, not enough. At each meal, my brain goes from one option to another among these alternatives, pushing me to the corner of my mind that I already know very well.


5) He says he tried. According to her, he didn't even bother to do anything. He says that his heart is full. And he claims that he cannot give more than that. That it is irreparable. She cannot throw away the love she feels. How they would like to throw love behind their arms, both of them!

Details about the book:

Title: "Among Boys"

Author: Emma Noyes

Translator: Edlir Velaj

Genre: Romance,

Publication date: April, 2024

Number of pages: 346

Price: 1200 ALL