
Mbrëmjen e shkuar janë shpallur 3 finalistët e “X Factor Albania” dhe në momentin final kur u zbulua emri i finalistit të fundit që i përkiste skuadrës së Arilena Arës, nga një prej hapësirave ku qëndron publiku është hedhur një kanaçe, e cila ra në këmbët e Alketa Vejsiut.
Moderatorja u shpreh e revoltuar dhe reagoi duke ndërprerë spektaklin për pak sekonda.
“Gabim, stop, stop! Kjo që bëre është shumë e gabuar. Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu… është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton se sa i aftë apo jo është ky konkurrent. Ky është një djalë fitues. Ky është një shembull i keq që mua më revolton shumë. Kemi kaq shumë gjëra të bukura sot, po ndodhin edhe këto që na mërzisin, ndodh çfarë t’i bësh”, u shpreh Alketa teksa mori kanaçen dhe e largoi nga skena.
Spektakli vazhdoi më tej, duke lajmëruar se javën që vjen është finalja e madhe e “X Factor Albania”.