Showbiz

Bora Zemani mund ta ketë arritur synimin për më shumë klikime, por a ia vlen?

Bora Zemani mund ta ketë arritur synimin për më shumë

Disa ditë më parë, videoja e publikuar në “Cherry on Top”, ku Bora vendoste duart në bark dhe thoshte se: “Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete!”, na ‘peshkoi’, na bëri të shkruanim një artikull dhe ta shihnim me shumë kërshëri puntatën e radhës të emisionit që transmetohet në orën 21:00 çdo të premte në Top Channel. Sigurisht, u zhgënjyem.

Bora nuk ishte shtatzënë, por e përdori këtë “rreng” për t’i thënë botës se ka frikë të vendosë duart mbi bark, se të gjithë aludojnë gjithnjë se është shtatzënë. A thua se kjo vëmendje mediatike nuk u shërben V.I.P-ave për të qenë në qendër të vëmendjes dhe të shumëpërfolur.

Jo se nuk e dimë se si përdoren fjalitë për të vjelur klikime e për të na ofruar në pjatë lajme të rreme, të cilat kanë vetëm një funksion: Të hapim TV, ose të shohim në YouTube emisionin, për të rritur shifrat e audiencës. Për mendimin tim, pikërisht këtu nis problemi: Ne nuk trajtohemi më si shikues, si një publik i dashur, por si shifra e statistika.

Që të jemi të qartë: Ne jemi vetë një media dhe sigurisht na pëlqen shumë të klikohemi dhe lexohemi, por përpiqemi që këtë ta bëjmë përmes temave aktuale, trendeve botërore, ngjarjeve interesante, informacionit nga fusha të ndryshme dhe titujve që mund të përmbajnë gjithçka, përpos një informacioni të rremë. E rëndësishme është që të krijosh një urë komunikimi të saktë, interesante dhe edukuese me publikun, i cili kurrsesi nuk mund të jetë një shifër më shumë, por një person me ide, mendime, kritika dhe argumente.

Pikërisht, uria për klikime mund të sjellë shumëçka, pra, shikueshmëri të lartë, madje, mund ta bëjë një emision që të thyejë rekorde, por për sa kohë? Për sa kohë do të mundet një emision të mbajë pezull publikun? Na beso, për shumë pak! Më pas, rrugëtimi për të fituar sërish besimin e popullit është shumë më i vështirë. Njerëzit të ndjekin, të japin shanse, të falin kur ti gabon, por sapo humbet besimin e audiencës, aty nis sfida e vërtetë.

Personalisht, i ndjek me kuriozitet emisionet e mbrëmjeve, sepse zbuloj rrëfime interesante (për çështje pune, por edhe për kërshëri personale) dhe do ta ndiqja me qejf Borën, historitë e personazheve të ftuar dhe tematikat që trajton, por do të doja shumë-shumë, që të mos përdorte një shtatzëni false për të tërhequr vëmendjen time. Do jem e sinqertë: Vëmendjen time e mori për ca çaste, por më pas, edhe ndjesinë e zhgënjimit.

Unë mendoj se as Borës dhe askujt nuk i duhet të bëjë një marketing që fyen inteligjencën e publikut dhe në këtë rast, nuk shërben shprehja: “S’ka reklamë të keqe”. Reklamë të keqe paska, sidomos kur një person publik zgjedh të tallet me një lajm të bukur si pritja e ëmbël e një fëmije. Sepse nuk duhen as dy qeliza në tru për të kuptuar se është një gënjeshtër me të cilën as nuk duhet dhe as ka pse të bëhet "shaka". 

Bora e arriti synimin, ideatori/ja e kësaj “reklame” po ashtu, por me çfarë çmimi? Ku është ideja që të mashtrosh publikun, ndërkohë që vetë Bora, qysh në nisje të programit, tha se në këtë emision është “e zhveshur” nga luksi i një studioje të madhe, nga gjatësia një fustani klasik dhe nga përkëdheljet që të japin produksionet e mëdha, duke afër më pranë publikut, në mënyrë më të vërtetë?

E unë, ashtu si shumë prej jush, prisja diçka ndryshe, të vërtetë, pa filtra (aq sa lejon ‘ngurtësia’ dhe profesionaliteti i Borës), por në fakt, u bëra mish për top për ca shikime më shumë. S'është hera e parë, nuk do të jetë as e fundit, por është njësoj zhgënjyese.

 - Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga A. Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Bora Zemani may have achieved the goal of more clicks, but is it worth it?

Bora Zemani mund ta ketë arritur synimin për më shumë

A few days ago, the video published in "Cherry on Top", where Bora put her hands on her stomach and said: "Such great happiness cannot be kept to yourself!", "fished" us, made us we would write an article and look forward to the next episode of the show that airs at 9:00 p.m. every Friday on Top Channel. Of course, we were disappointed.

Bora was not pregnant, but she used this "line" to tell the world that she is afraid to put her hands on her stomach, that everyone always hints that she is pregnant. Are you saying that this media attention does not serve VIPs to be the center of attention and much talked about.

Not that we don't know how sentences are used to collect clicks and serve us fake news, which has only one function: to turn on the TV, or watch the show on YouTube, to increase the audience numbers. In my opinion, this is exactly where the problem starts: We are no longer treated as viewers, as a beloved public, but as numbers and statistics.

To be clear: We are a media outlet ourselves and of course we love to be clicked and read, but we try to do this through current topics, world trends, interesting events, information from various fields and headlines that can contain everything, except a false information. It is important to create a bridge of accurate, interesting and educational communication with the public, which can never be more than a number, but a person with ideas, thoughts, criticisms and arguments.

Exactly, the hunger for clicks can bring a lot, that is, high viewership, it can even make a show break records, but for how long? How long can a show keep the public in suspense? Trust us, for very little! After that, the journey to regain the trust of the people is much more difficult. People follow you, give you chances, forgive you when you make a mistake, but as soon as you lose the trust of the audience, that's where the real challenge begins.

Personally, I follow the evening shows with curiosity, because I discover interesting stories (for work matters, but also for personal needs) and I would gladly follow Bora, the stories of the guest characters and the topics he deals with, but I would really, really like , so she wouldn't use a fake pregnancy to get my attention. I'll be honest: I got my attention for a few moments, but then also the feeling of disappointment.

I think that neither Bora nor anyone should do a marketing that insults the intelligence of the public and in this case, the expression: "There is no bad advertisement" does not work. There is bad publicity, especially when a public figure chooses to make fun of a good news like the sweet welcome of a child. Because it doesn't even take two brain cells to understand that it's a lie that shouldn't and shouldn't be "joked". 

Bora achieved the goal, the creator of this "advertisement" as well, but at what price? Where is the idea of ​​deceiving the public, while Bora herself, right at the start of the program, said that in this show she is "undressed" from the luxury of a big studio, from a dress and from the caresses that big productions give you, bringing closer to the public, more truly?

And I, like many of you, was expecting something different, real, without filters (as much as Bora's 'stiffness' and professionalism allows), but in fact, I became obsessed with a few more views. It's not the first time, it won't be the last, but it's disappointing all the same.

 - This article is a personal opinion, written by A. Shehu, contributing editor at Anabel Media.

Copyright Anabel.al / Reprinting without the permission of the editors is prohibited.