
Aktori Patrick Dempsey, aq shumë i njohur nga “Grey’s Anatomy” dhe aktualisht burri më seksi në botë, kurorëzuar nga People në 2023-shin, ka përdorur ndikimin e tij për të reklamuar shkëlqyesin e buzëve të bashkëshortes, Jillian Dempsey në TikTok.
Ai ka marrë në duar profilin e gruas së tij në rrjetin social në fjalë dhe i ka treguar botës gjithë të mirat që ka linja e buzëkuqëve të saj të rinj. Njerëzit janë argëtuar dhe kanë komentuar pafund për aftësitë e tij në reklamim, teksa aktori shfaqet duke i përshkruar produktet dhe video është kthyer në një shaka virale online.
Patrick e përshkruan secilën ngjyrë në mënyrën e tij dhe nuk mungon herë pas here ndonjë batutë.
“Si ka mundësi që pashë kaq gjatë një reklamë për shkëlqyes buzësh vetëm se është McDreamy aty. Gjeniale kjo mënyrë marketimi”, shkruan një komentues; “Ai di si të shesë. Të lumtë Jillian Dempsey. Kështu duhet mbështetur gruaja”, shkroi një tjetër person. Ndërsa një i tretë tha: “E paparë. Ai e ka bërë gjithçka siç duhet. Më pëlqeu shumë humori”.
@jilliandempseyofficial Practice makes perfect ? Paddy breaking down my 4 new wearable lip gloss shades - Plush Nude, Delux Mauve, Bubble Pink and Golden Pearl - each with its own personality. Keep watching to learn more and head to the Link in Bio to shop now! #jilliandempsey #patrickdempsey #lipgloss #lips #cleanbeauty ? original sound - Jillian Dempsey
“Nëse do i provonte unë do i blija të gjithë edhe pse nuk përdor shkëlqyes buzësh”, shkruan një komentues tjetër.
Kjo nuk është hera e parë që Dempsey shfaqet në profilin e gruas për qëllime marketimi, por ishte padyshim më e bukura sipas komentuesve. Çifti janë bashkë prej 1999-ës dhe kanë 3 fëmijë. Vajzën e madhe Talula, 22 vjeç dhe binjakët Darby dhe Sullivan 17 vjeç.
