TV Mania

Egla Ceno përjashtohet nga “BBVA 3”

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2024

Egla Ceno përjashtohet nga “BBVA 3” 

Egla Ceno është përjashtuar nga shtëpia e “BBVA 3”, pasi i hodhi gotën me alkool në kokë Meritonit, duke e dëmtuar në sy. Në shtëpinë e famshme mbërriti zarfi i zi që lajmëroi përjashtimin e saj, si pasojë e veprimeve të përsëritura dhe ofendimeve të shumta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Egla pati një përplasje me Meritonin, të cilin shpeshherë e ka prekur dhe lagur me ujë dhe me alkool. Ajo u bë pjesë e rrugëtimit qysh prej fillimit të spektaklit dhe është përfshirë në qindra situata me debate, ofendime dhe shumë prej tyre kanë shkuar edhe në prekje fizike.